LDK nuk pritet të pranojë ofertën e Kurtit

Periskopi.com Lajme

Mbledhjet që kanë filluar të grupit parlamentar të LDK-së dhe kryesisë të kësaj partie pritët vetëm t’i betonojnë edhe më shumë qëndrimet e tyre, karshi koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Baraspesha e postit të kryeparlamentarit që po e mban Glauk Konjufca nuk pritët të ndaj ministritë në mënyrë të barabartë, apo LDK të marrë një ministrie më shumë.

Të paktën kështu thotë për KosovaPress, njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj.

Dehmasaj thotë se takimi konsultativ i liderit të LVV-së dhe pretendentin për kryeministër, Albin Kurti me presidentin, Hashim Thaçi pritët të jetë i zakonshëm, por që fokusi duhet të jetë tek vendimet që mund të marrë LDK sot.

Mbi ofertën e Kurtit që pavarësisht marrjes së kryetarit të kuvendit, të ndahen ministritë në formën e barabartë,  Demhasaj u shpreh se nuk ka asnjë indikacion që LDK- pritët të pranojë këtë.

“Nuk ka pas shkëndija të tilla që LDK mundet me lëshu pe, edhe pse mundet me ndodhë kjo. VV mundet me pas kryetarin e kuvendit, dhe me i ia jep numrin më të madh të ministrive LDK-së, Por nuk ka pas asnjë indikacion që diçka e tillë pritët të ndodhë”, thotë ai.

Ka një orë që kur ka filluar mbledhja e grupit parlamentar  të LDK-së, kurse më pason nga mbledhja e kryesisë së partisë. Derisa, rreth orës 15:00 të pasdites, pretendenti për kryeministër Albin Kurti do t’i shkojë në “konak” presidentit Hashim Thaçi për t’u konsultuar për formimin e qeverisë, pas zgjedhjes së 6 tetorit.

Disa minuta më herët, Kurti përmes një video-mesazhi bëri të ditur se po shkon në konsultime me presidentin Thaçi, pa marrëveshje politike me LDK-në për formimin e Qeverisë./

 

2 muaj nga zgjedhjet, Presidenti po u jep kohë LDK-së dhe LVV-së që të arrijnë marrëveshje

Periskopi.com Lajme

Sot janë bërë 2 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, ndërsa vendi ende nuk ka formuar institucionet.

Me të drejtë, zgjedhjet e 6 tetorit janë cilësuar maratonike për shkak të njëherë, shpalljes së rezultatit final, e deri të negocimet  e LVV-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë, të cilave nuk po u shihet fundi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 27 nëntor, pas një seri ankesash në PZAP  dhe Gjykatë Supreme nga partitë politike.

Kryetari i partisë e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, pati deklaruar se pas certifikimit të rezultateve, nuk do të kalojnë më shumë 48 orë që LVV dhe LDK do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion.

Por tashmë gjithçka ka ndryshuar në këtë sferë. Mosmarrëveshjet në mes këtyre partive janë thelluar, kur çështja erdhi deri te ndarja e posteve.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që në marrëveshjen me LVV-në të përfshihet edhe posti i Presidentit, ndërsa ka shfaqur preferenca edhe për ministri, siç është ajo e Punëve të Brendshme.

Në fillim të kësaj jave pati një takim mes Kurtit dhe Mustafës i cili rezultoi pa marrëveshje, ndërsa që nga ajo ditë takimet janë pezulluar. Ajo çfarë ka pasuar nga ajo ditë janë vetëm deklaratat publike të zyrtarëve të të dy partive, të cilat në një farë mënyre kanë treguar se asnjëra palë nuk është e gatshme të bëjë kompromis.

Nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu, mbrëmë e ka bërë të qartë se LVV nuk do të diskutojë çështjen e postit të Presidentit me LDK-në. Ndërsa, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk pranon të zgjidhet tani çështja e presidentit LDK do të shkojë në opozitë.

“Ne nuk pranojmë opsione të tjera të zgjidhjes së problemit, që del jashtë këtij formati të bisedimeve”, deklaroi Haziri.

Roli i Presidentit në formimin e institucioneve?

Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, Presidenti i vendit është i obliguar që pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, brenda afatit kohor prej 30 ditësh të thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit. Në këtë rast, i bie që data e fundit për konstituimin e Kuvendit është 25 dhjetori.

Para këtij afati, Presidenti poashtu duhet t’i thërrasë partitë politike në konsultime për caktimin e seancës konstituive.

I pyetur se pse ende presidenti i vendit nuk i ka ftuar ende subjektet politike në takim, analisti Arton Demhasaj i ka thënë Periskopit se Presidenti Hashim Thaçi është duke u dhënë kohë të dy partive që të merren vesh për koalicionin.

“Me gjasë  Presidenti po pret që ndoshta  me pas një marrëveshje qe të mos pengohet procesi i konstituimit”, tha Denhasaj.

Ai ka sqaruar se 30 ditë nga certifikimi i rezultateve, Presidenti  duhet t’i ftojë partitë politike  në konsultime, pastaj pason me  zgjedhjen e organeve legjislative. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i jep mandatarin partisë së parë që ka dalë në zgjedhje,15 ditë më pas.

Në bazë të nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës e thërret seancën e parë të Kuvendit. E në rast se ai nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e presidentit.

Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët (Kryesinë e Kuvendit).

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kurse tre nënkryetarët, të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përderisa dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Pas konstituimit të Kuvendit, pason procedura tjetër, ajo e formimit të Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë. /Periskopi/

 

 

Demhasaj: Edhe nëse rrezikohet koalicioni me LDK-në, LVV nuk duhet të bëjë pazare për Presidentin

Periskopi.com Lajme

Dy subjektet politike të cilat dolën partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (VV) e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të rrezikojnë mundësinë e marrëveshjes, nëse do të ketë vendosshmëri nga ana e LDK-së për të siguruar që nga kjo fazë emrin e presidentit.

Në një prononcim Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, i tha GazetësBlic se tema e diskutimit që po flitet se është bërë nga grupet punuese ne lidhje me çështjen e pozitës së presidentit tregon se edhe në këtë koalicion po përpiqet të ketë pazare politike.

“Duke marrë parasysh që momentalisht presidenti ka mandat të paktën edhe një vit e gjysmë dhe nëse fillohet qysh tani me u bë pazar politik siç është bërë në të kaluarën dhe të bëhet edhe në këtë koalicion pozita e presidentit sipas Kushtetutës parashihet që presidenti të jetë dikush i paanshëm dhe që ruan nivelin politik në vend dhe në një mënyrë krijohet përshtypja se pazaret që janë bërë nga koalicionet në të kaluarën po fillojnë edhe me këtë koalicion”, ka thënë Demhasaj.

Ai tha se VV-ja nuk duhet në asnjë mënyrë të pranoj një pazar të tillë edhe nëse rrezikohet krijimi i koalicionit dhe LDK-ja të ngul këmbë.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet pranuar assesi një pazar të tillë sepse në vazhdimësi e ka kundërshtuar që presidenti të jetë një njeri nga partitë politike sepse nuk mund të jetë më i paanshëm dhe nuk mund te jetë në rol të nivelit politik dhe nuk duhet pranuar tash për tash të bëhet pjesë e diskutimeve në këtë koalicion edhe çështja e presidentit”, tha Demhasaj.

“Mundet me u prish nëse LDK-ja ngul këmbë që pozita e presidentit duhet të negociohet dhe të vendoset në një marrëveshje të koalicionit që mund të arrihet tani, mund të jetë kjo arsye që mos me u arrit koalicioni dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, shtoi ai

Demhasaj tha se nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe vendi shkon përsëri në zgjedhje, LDK-ja do të ketë humbje të madhe, ndërsa VV-ja do të kishte fitore të madhe në elektorat për shkak të mos nënshtrimit ndaj kërkesës së LDK-së.

“Duhet ditur se nëse LDK-ja vendos kusht pozitën e presidentit për të arritur koalicionin dhe e pamundëson për shkak të presidentit, atëherë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbaheshin menjëherë pas kësaj, LDK-ja do humbte shumë në elektorat dhe VV-ja do të fitonte shumë për këtë arsye”, shtoi ai.

 

Demhasaj: Çështja e aderimeve është sindrom që po del në pah vetem në kohë të zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Arton Demhasaj duke folur për aderimet e fundit ka thënë se cështja e aderimeve është sindrom, shkruan Periskopi.

Demhasaj tha se aderimet që po bëhen në kohë të zgjedhjeve po bëhen vetëm për qëllime personale.

“Cështja e aderimeve është sindrom që po del në pah vec në kohën e zgjedhjeve, dhe kur ndodhin në kohë të zgjedhjeve po aderojnë me një qëllim po lidhet me klientelizmin jo të gjithë, me i punësu do të afërt apo veten”, tha Demhasaj.

“Nuk mundesh me qujtë aderim që lëvizin nga një parti në tjetren”, tha ai./Periskopi/

Demhasaj: Vjosa Osmani nuk mund të qeverisë me parimet e saja, ka lider të partisë dikë tjetër

Periskopi.com Lajme

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë se kandidatura e Vjosa Osmanit është taktike për të dëmtuar subjektet rivale politike.

Demhasaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit nga LDK do ta dëmtojë Vetëvendosjen dhe PDK-në.

Ai ka thënë se LDK në radhë të parë garën kryesore e ka me Albin Kurtin për shkak se ky i fundit ka mbështetje të lartë popullore.

“Osmani e dëmton edhe PDK-në në garë pasi zoti Veseli vjen nga Mitrovica, ndërkohë që edhe Osmani vjen nga i njëjti qytet”, tha ai.

Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se megjithatë kandidatura e Vjosa Osmanit mund të mos marrë edhe mbështetjen e plotë të elektoratit të LDK-së që janë mbështetës të mëdhenj të Lutfi Hazirit apo Agim Veliut.

Demhasaj ka thënë se edhe nëse Vjosa Osmani del e para në zgjedhje vështirë se do të qeverisë me parimet e saja.

“Është e vështirë me udhëheqë qeverinë siç do ajo, pasi ka lider të partisë dikë tjetër. Në masë të madhe ajo do ta udhëheqë qeverisë siç thotë lideri i Partisë. Ky ndoshta mund të ketë qenë një kompromis brenda LDK-së”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj.

Demhasaj: Problemi i krijuar zgjidhet me zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka thënë se në një situatë  kur të gjitha partitë opozitare kanë qenë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme me mocion, zgjidhje nuk është formimi i qeverisë teknike.

“Zgjidhja e problemit të tanishëm mund të jenë zgjedhjet”, ka thënë Demhasaj, njofton Klan Kosova.

“ Kushtetuta është e qartë, në momentin kur kryeministri jep dorëheqje, brenda 45 ditësh duhet të mbahen zgjedhjet. Nëse PAN nuk ka kandidat tjetër për kryeministër duhet të fillojnë konsultimet nga presidenti dhe të shpallet data e zgjedhjeve”.

“Gjithmonë kemi pasë situata të tilla ku zgjedhjet kanë qenë të jashtëzakonshme, jemi mësuar me këtë praktikë dhe nuk besoj se ka probleme me mbajtjen e zgjedhjeve”.

Sipas Demhasajt, Kushtetua e qartëson mjaftë mirë situatën në rastin kur kryeministri jep dorëheqje.

“Jo më larg se 45 ditë duhet të organizohen zgjedhjet”.