Refuzoi të stërvitet me klubin, Barcelona hap procedurë kundër Melos – përfshihen edhe avokatët

Periskopi.com Sporti

Arthur Melo ka refuzuar të stërvitet më Barcelonën për përgatitjet në Ligën e Kampionëve.

Andaj Barcelona ka hapur procedurë disiplinore ndaj futbollistit dhe ky i fundit ka angazhuar avokat për ta mbrojtur.

Javën tjetër pritet që avokatët e Arthur të fillojnë bisedimet me Barcelonën dhe të arrijnë mirëkuptim.

Në anën tjetër pritet që skuadra katalunase të jap gjobën më të madhe që është dhënë ndonjëherë.

Luis Suarez del publikisht kundër yllit të Barcelonës: Flasin për të sikur të ishte Pele, nuk ka bërë asgjë

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe Interit, Luis Suarez, që ka bërë karrierë në vitet 60-të  dhe 70-të të shekullit ë kaluar, ka ta folur për mesfushorin brazilianin Arthur Melo.t

Juve e ka vendosur në vendin e parë në listën e tyre të blerjeve braziliani, ndërsa duan ta largojnë Miraljem Pjanic.

Luis Suarez nuk mendon se braziliani vlen aq shumë sa që flitet për për dhe këtë e ka thënë në një intervistë për SER Catalunya.

“Arthur nuk ka bërë asgjë akoma. Në Itali njerëzit po flasin për të sikurse për Pelen të arrinte në Serie A. Por a e kanë parë ndonjëherë si luan?”, ka thënë ai.

Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe Interit, ka bërënjë krahasim mes tij dhe Carles Alenas.

“Alena nuk mund të bënte të njëjtat gjëra? Nëse një lojtar vjen nga jashtë duhet të luajë në një nivel të lartë”.

“Kur Arthur shënoi një gol ata e festuan atë sikur të kishte shënuar 18 gola”.

“Ndonjëherë lojtarët blihen vetëm sepse janë brazilianë, por për të qenë brazilian duhet të luani më mirë”, ka thënë ai. b