Kosnett shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik pas vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja.

“Një talente e madhe na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”.

Prokuroria tregon dyshimet e para të vdekjes së Arzana Krajës

Periskopi.com Lajme

Dyshimet e para të Prokurorisë Themelore të Prishtinës rreth shkaqeve të vdekjes së hershme të Arzana Krajës, thonë se problemet shëndetësore mund të kenë qenë fatale për regjisoren.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laurtea Ulaj, foli për dyshimet e para rreth vdekjes së saj, megjithatë theksoi se gjithçka do të saktësohet kur të përfundojë raporti i autopsisë.

“Dyshimet e para thonë se problemet shëndetësore mund të jenë shkaqet e vdekjes. Për të gjitha po presim raportin e autopsisë”, tha Ulaj për Gazetën Sinjali.

E njëjta nuk ka dhënë detaje se për cilat problem shëndetësore bëhet fjalë.

Vdekja e Arzana Krajës po cilësohet nga policia dhe prokuroria si ‘vdekje e dyshimtë’.

Familja Kraja, ka njoftuar se varrimi i Arzanës do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.

Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo ishte e dalluar në fushën e kinematografisë kosovare.

Sot i jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja

Periskopi.com Lajme

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit regjisores Arzana Kraja, që ndërroi jetë dje.

Motra e të ndjerës, Gresa Kraja ka bërë të ditur se varrimi i regjisores do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës sonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Kraja në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja që është vajza kryetarit të Akadamisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja, u gjend e vdekur mesnatën e së mërkurës në banesën e saj.

Për vdekjen e hershme të saj, kanë reaguar figurat më të larta politike e  kulturore në vend./Periskopi/

Teuta Krasniqi bën postimin prekës për Arzana Krajën: Mbetëm pa e bërë filmin e planifikuar qe 12 vjet

Periskopi.com Showbiz

Teuta Krasniqi ka ndarë disa foto nga rnia e saj, pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Edhe aktorja Teuta Krasniqi ka shprehur pikëllimin e saj për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Teuta ka postuar disa fotografi ku shihen ajo dhe Arzana të përqafuara nga koha kur ishin shumë të reja.

Ndërsa ajo ka shkruar se po ndihet e pikëlluar që e ka humbur miken dhe planet për të pirë kafenë dhe për të bërë filmin që kanë planifikuar ta realizojnë tash e 12 vjet.

Arzana Kraja është gjerut e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë.

Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Periskopi.com Lajme

Ish -kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar lajm shumë të dhimbshëm ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja.

Në një postim në Facebook, Veseli thotë se Kraja la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj.

Veseli ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik për humbjen e saj.

Postimi i Veselit në Facebook:

Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje.

Ministri Gashi: Veprat që la pas Arzana janë me vlerë

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i ka shprehur ngushëllime familjes Krasja pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Në telegram ngushëllimi, Gashi ka shkruar se krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne.

Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi

E nderuara familja Kraja,

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.

Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne. Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër.

Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës. Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe.

Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës.

Vjosa Osmani: Puna e Arzana Krajës u vlerësua lart në Kosovë dhe botë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së regjisores kosovare Arzana Kraja.

Osmani përmes Facebook-ut ka shkruar se vdekja e hershme e regjisores e ka prekur thellësisht.

“Thellësisht e prekur nga vdekja e hershme e regjisores Arzana Kraja, puna e së cilës është vlerësuar lart edhe në Kosovë edhe në botë. U shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Kraja si dhe miqve e kolegëve të saj nga fusha e artit”, ka shkruar Osmani

Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Arzana e cila ishte vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja.

Diellza Kolgeci me fjalë prekëse për vdekjen e Arzana Krajës

Periskopi.com Showbiz

Sot ndërroi jetë regjisorja e njohur dhe e suksesshme kosovare, Arzana Kraja.

Regjisorja u gjet e vdekur në banesën e saj në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

 

 

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur të gjithë, ndërsa emra të njohur nga arti dhe politika kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët.

Edhe Diellza Kolgeci nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e hershme të regjisores.

“Arzana Kraja, nuk po mundem me besu…”, ka shkruar Diellza.

Kutjojmë se Arzana ishte vajza e kryeakademikut, Mehmet Kraja.

Ministri i Kulturës ngushëllon familjen Kraja

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një komunikate për media i ka shprehur ngushëllime familjes pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Telegrami i ngushëllimit

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurës suaj, Arzanës, regjisores tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh. Arzana u nda nga kjo jetë në moshë të re, por veprat që la pas janë të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruar ndër ne.

Zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër. Me kontributin e saj, Arzana e ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e artit e të kulturës.

Me punën e saj ka bërë që të ajo të jetë e vlerësuar dhe që ka vënë në lëvizje dhe ka nxitur të gjithë përreth saj që të punojnë sa më me vullnet. Me entuziazmin e saj, Arzana do të na sillte edhe vepra tjera përplot vlera por na iku nga kjo jetë para kohe.

Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës. Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës

Ngushëllon Presidenti: Arzana Kraja ishte e re për t’u ndarë nga jeta

Periskopi.com Lajme

Për vdekjen e regjisores Arzana Kraja ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Arzana Kraja i dha shumë kinematografisë kosovare.

Presidenti thotë se Kraja ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta, teksa ka ngushëlluar familjen e saj, miqtë dhe komunitetin artistik.

Postimi i Thaçit në Facebook

Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë. HTH

Shpend Ahmeti e quan lajm të hidhur ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja

Periskopi.com Uncategorized

Lajmi për ndarjen nga jeta i regjisores Arzana Kraja, është pritur me pikëllim nga shumë figura publike në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Kraja, duke e quajtur lajm të hidhur.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Arzana Krajes, regjisores së talentuar nga Prishtina. Në emër të Komunës së Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kraja. U preht në paqe!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja që është njëra nga tri vajzat e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës Mehmet Kraja, u gjend e vdekur në mesnatën e së martës në banesën e saj. /Periskopi/

Haradinaj ngushëllon familjen Kraja për vdekjen e Arzanës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar për vdekjen e Arzana Krajës, shkruan Periskopi.

Haradinaj thotë se Arzana Kraja me artin e saj i ka dhënë shumë Kosovës.

Reagimi i Haradinaj:

I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.

Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit.

Prehu e qetë Arzana!

 

Arzana Krajën e gjeti të vdekur burri i saj

Periskopi.com Lajme

Ashtu siç u bë e ditur trupi i pa jetë i gjetur sot në lagjen Kalabria në Prishtinë është i regjisores, Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo në banesë është gjetur nga bashkëshorti saj .

Tashmë trupin e pa jetë të të ndjerës e kanë marrë Policia e Kosovës ku është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Para hyrjes së banese ku ka jetuar e ndjera nuk ka asnjë shenjë të vendosur nga Policia.

Banorët përreth ndërtesës ndonëse nuk kanë dashur të deklarohen për arbresh.info, kanë treguar se nuk kanë parë asgjë përveç Policisë dhe Forenzikën kur kanë ardhur dhe e kanë marr një kufomë.

Ndërsa thonë se nuk kanë ndonjë informatë më shumë.

Zbulohet shkaku i vdekjes së regjisores Arzana Kraja

Periskopi.com Lajme

Lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja ka tronditur këtë të mërkurë komunitetin artistik. Nga burime të afërta me familjen Kraja gazeta “Zëri” merr vesh se shkaktar i kësaj vdekje në moshën 38 vjeçare është sëmundja e epilepsisë, shkruan sot Zëri.

Lajmin për vdekjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arzana Kraja ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve kosovarë dhe ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë.  Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja

Prokuroria e cilëson vdekjen e Arzana Krajës si rast të dyshimtë

Periskopi.com Lajme

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i regjisores Arzana Kraja, shkruan Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prokuroria e cila ka konstatuar se ka vdekur një grua.

Për Gazetën Express zyrtar nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria për Express.

Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

QKK:  Të shokuar me vdekjen e regjisores Kraja

Periskopi.com Lajme

Para pak minutash u shpërnda lajmi se ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Të shokuar për këtë lajm kanë mbetur të gjithë e sidomos ata që e njohën nga afër e punuan bashkë.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka reaguar menjëherë duke u shprehur të shokuar. Ata kanë vlerësuar angazhimin e saj në kinematografi si dhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një vajze në lagjen “Kalabria”.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Eliza Hoxha: Arzanë, ma këpute shpirtin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e re e PDK’së, Eliza Hoxha, ka shkruar për regjisoren që u gjend e vdekur në banesën e saj, Arzana Kraja.

Hoxha shkruan në FB:

“Ah bre Arzanë kaq heret? Ma këpute shpirtin ☹️. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqëve”.

Ndryshe, policia ka raportuar se është gjendur një person pa shenja jete në Prishtinë. Mediat raportuan dhe konfirmuan se bëhet fjalë për vajzën e kryeakademikut Mehmet Kraja.