Pas aksionit në veri, Vuçiq urdhëron ushtrinë serbe që të jetë në gjendje gadishmerie

Periskopi.com Lajme

Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura Serbe në një gjendje të gatishmërisë së plotë luftarake për rënien e ROSU në Kosovën e veriut. Njësitë speciale dhe speciale të MPB-së janë gjithashtu në gatishmëri të plotë, shkruajnë meditat serbe.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka ” hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçiq ka kohë që e ka paralajmëruar.