Sulmuesi kosovar: Kam biseduar me Ibrahimoviçin para se të nënshkruaja kontratën, e kam idhull

Periskopi.com Sporti

Astrit Selmani muajin e kaluar u transferua te skuadra suedeze Hammarby nga Varberg.

Te klubi i ri, bashkëpronar është futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviç.

23 vjeçari thotë se ka biseduar me sulmuesin e Milanit para se të nënshkruante kontratën.

“Gjithë detajet ishin gati, ne vetëm biseduam pak. Unë jam rritur në Malmo. Kur kam qenë fëmijë e kam parë Ibrahimoviçin si model dhe idhull. Ai është 39 vjeç por ende luan në Serie A” deklaroi Selmani.

Edicionin e kaluar sulmuesi kosovar e përfundoi si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionati shtetëror me 15 gola të realizuar.

Selmani ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luaj, por ka shprehur dëshirën e tij që të përfaqësojë Kosovën.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në Suedi, zgjedhet futbollisti i javës

Periskopi.com Sporti

Futbollisti me prejardhje kosovare, Astrit Selmani po vazhdon të shkëlqejë me klubin e tij suedez, Varbergs, transmeton Periskopi.

Selmani është zgjedhur pjesë e formacionit të javës në suedi, kjo pasi ai në ndeshjene fundit me klubin suedez shënoi edhe hat-trick.

Madje, Selmani poashtu është zgjedhur edhe futbollustu më u mirë i javës në Suedi.

Image
Image