Zemaj i quan shpifje raportimet se serbët i penguan që të udhëtojnë në Kili

Periskopi.com Lajme

Zëvendës-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj përmes një postimi në Facebook ka folur për veprimet e autoriteteve serbe kinse kanë arritur të ndalojnë delegacionin e Kosovës për të udhëtuar në Kili.

Ai në postimin e tij përmendi se delegacioni i Kosovës nuk është penguar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit.

Zemaj po ashtu postoi një fotografi me presidentin e Interpolit, Kim Jong ang dhe Sekretari i Përgjithshëm e Interpolit, Jurgen Stock.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Zemajt:  

Me shkas: Kundër obstruksioneve të Serbisë karshi vendit tonë.

Deklaratat jokonstruktive dhe veprimet agresive të “autoriteteve” të frustruara të Beogradit për të ashtuquajturat ç’njohje të Republikës së Kosovës dhe pengesave të udhëtimit të delegacioneve tona, janë spekulime dhe pjesë e fushatës më tepër për të kënaqur opinionin e mbrendshëm në Serbi, sa sa përshkrim i vertetë i realitetit të sotëm në marrëdhëniet nderkombëtare.

Shembulli i fundit: Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëtoi dhe mori pjesë në Asamblenë e Pergjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit me pasaporta të Republikës së Kosovës dhe në cilësinë e shtetit vëzhgues.
Për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë përveç Komitetit Ekzekutiv të Interpolit, një falenderim i veçantë për institucionet dhe policinë e Republikës së Killt, të cilët përgjatë gjithë kohës nuk kursyën asgjë për të qenë në shërbim të delegacionit tonë që nga dita e parë deri në perfundim të vizitës në Kili.

Në foto 1: Santiago de Chile, së bashku me Presidentin e Interpolit, Kim Jong Yang dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jürgen Stock.