Atdhe Nuhiu i gatshëm ta zëvendësojë Muriqin: Presioni është tek unë, por jam i gatshëm

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin, Atdhe Nuhiu janë duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka deklaruar se është i gatshëm ta zëvendësojë Vedat Muriqin dhe e pranon se presioni është te ai, por që është i gatshëm.

“Normal që do të isha i kënaqur po të ishte këtu ai. Presioni është te unë, por jam i gatshëm për sfidë. Muriqi ka treguar se çfarë futbollisti është me transferimin në Lazio”, ka deklaruar Nuhiu.

Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut me fillim të orës 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Atdhe Nuhiu shënon golin e parë për APOEL-in, i sjellë komoditet skuadrës së tij

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu e ka gjetur golin e parë me fanellën e APOEL Nicosias.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në minutën e 26-të në ndeshjen ndaj Zrinjskit.

Futbollisti nga Prishtina e ka nisur këtë takim nga minuta e parë.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Atdhe Nuhiu aktualisht pa kontratë, e ardhmja e tij te Sheffieldi e paqartë

Periskopi.com Sporti

Mbetet të shihet nëse Atdhe Nuhiu dhe Kieran Lee do të jenë pjesë e Sheffield Wednesdayt në edicionin e ardhshëm.

Dyshja u larguan nga klubi i rangut të dytë të futbollit anglez javën e kaluar pas skadimit të konmtratave.

Por, “Yorkshire Live” raporton se ende ka gjasa që Nuhiu dhe Lee të rikthehen në klub dhe të jenë pjesë e planeve të trajnerit Garry Monk.

Zyrtarët e klubit do të mbajnë bisedime me dyshen në lidhje me të ardhmen e tyre.

Ndryshe, Nuhiu, futbollisti i Kosovës ka qenë në formë të mirë me Sheffieldin në javët e kaluara.

Ai ka shënuar gola të rëndësishëm dhe vendimtar për skuadrën angleze.

Ylli i Kombëtares feston ditëlindjen, ja si e uruan Muriqi e Rashica

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu sot feston ditëlindjen e 31, shkruan Periskopi.

Natyrisht se urimin më të mirë e mori nga e dashura, por nuk munguan urimet e veçanta edhe të yjeve të Përfaqësueses.

Konkurrentë për një vend titullari në ekip, por shokë të pandarë me Muriqin. Ja urimi i këtij të fundit për Nuhiun:

Yllin e Sheffiled Wednesday e uruan edhe Hadërgjonaj e Rashica.

Shihni postimet më poshtë. /Periskopi.

Kush ishte lojtari më i mirë i Kosovës në Evropë: Kësaj here, Atdhe Nuhiu me dy gola

Periskopi.com Sporti

Dardani i kësaj jave që i jepet lojtarit më të mirë kosovar në garat evropiane i takon Atdhe Nuhiut. 

Nuhiu ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij, Sheffield Wednesday, që humbi 5-3 ndaj Fulhamit. Shtatlarti kosovar në javët e fundit ka fituar besimin e trajnerit dhe ka startuar rregullisht, ndërkohë që në vikend e shpërbleu këtë besim duke i shënuar plot 2 gola.

Të parin e realizoi nga pika e bardhë e fituar pikërisht nga presioni i bërë me bashkëlojtarë të fazës ofenzive. ndërkohë që golin e dytë e shënoi si zakonisht me kokë pas një shkëputje të frikshme në ajër, përcjell Periskopi.

Nuk e kemi parë shpesh z.Nuhiu të shënojë nga dy gola në ndeshje, e prandaj atij i takon nderi i Dardanit të Javës – pasi që ishte më i miri nga të gjithë dardanët e tjerë.

30 vjeçari i ka shënuar deri tash 40 gola në Championshim në 243 ndeshje për shtatë sezone. /Periskopi

Atdhe Nuhiu shënon gol të bukur ndaj Swansea Cityt

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka gjetur golin këtë fundjavë në Championship me skuadrën e tij Sheffield Ëednesday, transmeton Periskopi.

Sheffiled Ëednesday është mposhtur në udhëtim te tek Sëansea City, në ndeshjen e vlefshme për javën e 41-të në Championship.

Golin e vetëm për Sh. Ëednesday e ka shënuar sulumesi kosovar, Nuhiu.

Shihni golin. /Periskopi

“Dardani i Javës”: Rrahmani çdo javë e më “Ronaldinho” në Serie A (Video)

Periskopi.com Sporti

Përfundoi edhe një javë tjetër në futbollin ndërkombëtar me lojtarët dardanë që zhvilluan ndeshjet e tyre në ekipet respektivë. Por, kjo javë ishte e veçantë pasi që kombëtarja e Kosovës zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Suedisë, e në të cilën u dëshmuan disa prej lojtarëve të rinj të saj.

“Dardani i Javës” së dytë të vitit 2020 është pa fijen e dyshimit Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Veronës ishte krucial në fitoren e ekipit të tij që praktikisht i siguron qëndrimin në elitën italiane të futbollit. Verona tashmë ka 25 pikë dhe ndodhet brenda 10shes së parë.

Rrahmani thjesht ishte i pakalueshëm por ajo që la shije të mirë ishte manovrimi i tij me topin gjatë gjithë ndeshjes. Zor se ndonjë lojtar tjetër gjatë ndeshjes Verona-Genoa e kishte topin më shumë në këmbë se sa Rrahmani. Dhe, ai arriti të bënte mrekullinë përmes një depërtimi të suksesshëm (që mund ta shihni nga minuta 3:05 e videos së mëposhtme) në pjesën e dytë kur mundi të futej brenda zonës së rrezikshme të kundërshtarit dhe gjuajti fuqishëm, dhe pas pritjes së portierit shënoi bashkëlojtari i tij Zacagni, shkruan Periskopi.

Një lojtar tjetër dardan që bëri paraqitje solide ishte edhe Bersant Celina për Swansean. Z.Celina nuk shënoi e as nuk asistoi por ekipi i tij e nxori një barazim të vlefshëm në derbin uellsian përballë Cardiff Cityt në EFL Championshipin anglez.

Në Championship kishim edhe Atdhe Nuhiun që ia doli t’i shënonte gol ekipit më të mirë të kësaj lige, Leeds Unitedit për të vulosur fitoren për ekipin e Sheffield Wednesday.

Rashica ndërkohë shënoi gol fantastik në një miqësore.

Por, çka bënë lojtarët debutues te Kombëtarja e Kosovës?

Futbolli vendor po priste me padurim debutimin e disa futbollistëve njëkohshëm. Në veçanti, po priste debutimin e treshes së talenteve 21 vjeçare të Ballkanit, Baftiut, Topallit dhe Hoxhës. Mes këtyre treve, ishte Jetmir Topalli ai që ia doli të bënte një paraqitje mjaft të mirë në humbjen minimale të Kosovës ndaj Suedisë. /Periskopi

Atdhe Nuhiu shpartallon Leedsin e Bielsas së çmendur: Shkund rrjetën në kohën shtesë

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu ka realizuar gol në minutën e katërt të lojës shtesë në fitoren 2-0 të Sheffield Wednesday kundër Leeds Unitedit, të shtunën mbrëma.

Sulmuesi kosovar shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Reach për të realizuar për 2-0 pasi fillimisht Murhpy kishte kaluar në epërsi nikoqirët.

Pas kësaj fitoreje, Sheffieldi grumbullon 42 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Leedsi i të ashtuquajturit “el loco” apo të çmendurit Marcelo Bielsa,  mbetet në pozitën e dytë me 52 pikë, vetëm një më pak se vendi i parë, West Bromi. /Periskopi.com/

Përfundim dramatik, Atdhe Nuhiu shpartallon Charltonin me golin në kohën shtesë

Periskopi.com Sporti

Përfundim dramatik, Atdhe Nuhiu shpartallon Charltonin me golin në kohën shtesë

Atdhe Nuhiu ka shënuar gol në minutën e katërt të lojës shtesë, në fitoren 3-1 të Sheffield Wednesday si mysafir i Charlton Athletic.

Kujtojmë se sulmuesi shtatlartë i Kombëtares së Kosovës në këtë përballje luajti për 90 minuta.

Dhe pas kësaj fitoreje, Sheffieldi grumbullon 29 pikë dhe renditet në vendin e shtatë. /Periskopi.com/

Flet golashënuesi i vetëm: Jemi të mërzitur

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes 2-1 nga Çekia dhe dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.

Ai realizoi golin e vetëm të ‘Dardanëve’ në humbjen nga Çekia.

Sido që të jetë, Kosova ka një tjetër shans, atë përmes Ligës së Kombeve.

“Ai ka bërë paraqitje t’mira dhe ka luajtur gjithmonë, unë besoj se e kam dhënë maksimumin pasi mu dha rasti. Por ky gol nuk vlen meqenëse nuk e fitum ndeshjen”, u shpreh Nuhiu.

“Kemi prit një Çeki agresive, që kanë me na sulmu, por edhe ne jemi mundu që të mos humbim para portës, ka qenë e vështirë. Duhet të jemi realist, Çekia është një ekip me lojtarë të mirë dhe e meritojnë si ne që të kualifikohen në Evropian”.

“Kemi humbur ndeshjen, por besoj se kemi marrë mësim nga kjo ndeshje, kemi s’kaudër të re dhe me të ardhme”.

“Ndeshja me Anglinë? Do të jetë një ndeshje e madhe sepse me ardh Anglia me lu në Kosovë është diçka e madhe, historike, por normal pas asaj që ndodhi gjërat janë më ndryshe. Por, mos të harrojmë, ne jemi krenar me këtë ekip, me këta lojtarë për atë që kemi arrit. Do të jetë festë në Prishtinë që Kosova me një histori siç e ka dhe kaq e vogël, ka rezistuar dhe do të luajë me Anglinë”.

 

Gjiganti botëror i basteve u tall keq me Nuhiun: Duhet të ndjehemi me fat qe jetojmë në epokën e Messit, CR7 dhe Nuhiut

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu e shëndrroi veten në protagonist shumë të dashur në ndeshjen kundër Çekisë.

Kjo pasi ai e shënoi golin e epërsisë së “Dardanëve” kundër çekëve, duke heshtur kritikët.

Sidoqoftë, ai përsëri është shëndrruar në subjekt talljeje në rrjetet sociale.

“Bet365” ka bërë shaka me të duke shkruar: “Jeni dëshmitar të një epoke që posedon Lionel messin, Cristiano Ronaldon dhe Atdhe Nuhiun.

“Privilegj.” /Periskopi.com/

‘Nuhiu është si kamion, i madh por i ngadaltë’ – reagojnë fansat pasi kuptojnë se Nuhiu starton sonte

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu do të ketë shumë punë për të bërë pasi e zëvendëson në qendër të sulmit një lojtar në superformë si Vedat Muriqi.

E sa i përket Nuhiut, epo ai në 14 paraqitje me Sheffieldin këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola, raporton Periskopi.

Skeptikë për prezencën e tij në fushë janë edhe fansat të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

“Nuhiu, njeriu është si traktor, thjesht i madh dhe i ngadaltë,” shkruan një komentues.

“Eja djema, kemi nevojë për një sulmues të fortë si Nuhiu,” shkruan një tjetër. /Periskopi.com/

Shikoni më poshtë.

Nëse Nuhiu starton në dy ndeshjet e ardhshme, e kemi punën keq

Periskopi.com Sporti

Mungesa e Vedat Muriqit në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës nuk është asgjë më pak se lajm i tmerrshëm për “Dardanët”.

Pavarësisht se Bernard Challandes do të mundohet ta minimizojë mungesën e tij në deklaratën para ndeshjes me Çekinë duke thënë se u beson futbollistëve të tjerë, tekniku zvicëran në prapaskenë do të përballet me vështirësi të shumta, derisa ka gjasa që ai ta ndryshojë skemën e formacionit.

Prezenca e Muriqit në fushë është faktor tepër i rëndësishëm si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë moral për të tjerët.

Fundja, është një futbollist për të cilin “Fadil Vokrri” pritej të vërshohej nga skautët, me klube si Tottenhami, Manchester Unitedi që kishin urdhëruar përfaqësuesit të ishin prezent në Prishtinë para ndeshjes me “Tre Luanët”.

Sa i përket zëvendësimit të tij… epo është Athe Nuhiu.

Sulmuesi interesant i Sheffieldit mund të bëjë shumë gjëra përveç se ta plotësojë zbraztirën e Muriqit në qendër të sulmit.

Derisa Muriqi ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në total këtë sezon duke e stabilizuar veten si të padiskutueshëm në formacionin bazë me Fenerbahcen dhe Kombëtaren, Nuhiu me Sheffieldin ka bërë 14 paraqitje në total duke shënuar vetëm dy gola.

Derisa aftësitë e tij janë dinjitoze dhe me raste mund të dalë vendimtar me ndonjë top të fituar në ajër, 30-vjeçari është larg të qenurit njeriu për ta drejtuar vijën e sulmit dhe këtë e di shumë mirë edhe Challandes.

Trajneri nga Zvicra me shumë gjasë do të startojë pa sulmues tipik kundër Çekisë, me Bersant Celinën që mund të përdoret si 9-sh fals, derisa edhe Milot Rashica shumë lehtë mund të aktivizohet në këtë pozitë.

Zëvendësues më i natyrshëm është padyshim Celina, i cili është familjar me pozitën e qendërsulmuesit pasi e ka praktikuar edhe më herët në Kombëtare dhe te Swansea.

Në një rast hipotetik me Nuhiun si startues në qendër të sulmit, e paramendojmë një ndeshje me intensitet më të ulët dhe me shumë topa të humbur në vijën e sulmit, por hej… jemi të hapur dhe do të ishim shumë të lumtur nëse do të demantoheshim. /Periskopi.com/

Ishte më i dobëti në fushë, Nuhiu ankohet se ia gjuajtën topin shpesh kundër Gjibraltarit

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një fitore minimale 1-0 në miqësoren kundër Gjibraltarit në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” startuan me Atdhe Nuhiun në sulm në këtë përballje, me lojtarin e Sheffieldit që padyshim ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë, raporton Periskopi.

E pas ndeshjes, Nuhiu pati diçka tejet interesante për të thënë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Të gjithë u fokusuan në mua. Sot shume lojtarë luajtën për here të parë. Nuk ishte e lehtë. Topin e kemi paseduar më shumë se 75 për qind”, u shpreh ai.

Hmmm, në rregull Atdhe… Herën tjetër sigurisht se bashkëlojtarët do ta kenë parasysh këtë dhe do t’ia pasojnë topin më rrallë.

Shikoni asistimin që e bëri pak më herët Atdhe Nuhiu për Sheffieldin kundër Middlesbroughit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu ka qenë sot në mesin e protagonistëve në ndeshjen mes Sheffield Wednesday dhe Middlesbroughit.

Në fitoren 4-1 të skuadrës së tij, Nuhiu nuk arriti ta futë veten në mesin e realizatorëve por asistoi në golin e tretë të shënuar nga Adam Reach.

Kujtojmë se Nuhiu në këtë ndeshje luajti për 80 minuta, para se të zëvendësohej nga Sam ëinnall. /Periskopi.com/

Atdhe Nuhiu çmendi stadiumin e Sheffieldit sot pasi u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi në minutën e 93-të

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ishte heroi i Sheffield Wednesday sot në barazimin 1-1 me Fulhamin në “Hillsborough”.

Mysafirët po avanconin 1-0 pas minutës së 42-të, me një gol të realizuar nga Tom Cairney, raporton Periskopi.

Nuhiu, i cili u inkuadrua në minutën e 77-të, dërgoi fansat vendës në ekstazë pasi realizoi golin e barazimit në minutën e 93-të.

Golin dhe festën e Nuhiut mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 1:12. /Periskopi.com/

Me Nuhiun po tallen si me Bendtnerin: Harry Kane kërkoi fanellën e tij pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Atdhe Nuhiu është një prej atyre futbollistëve që e gjithë audienca kosovare e njeh, por jo për ndonjë arsye që ndërlidhet shumë me aftësitë e tij në fushë.

Ai gati gjithmonë ftohet nga Bernard Challandes, por rrallëherë luan, e lëre më të startojë, raporton Periskopi.

Sot në një prononcim për RTK-në, gazetari Andin Lokaj madje tha se sulmuesi i Sheffieldit ftohet vetëm sa për ta mbajtur harmoninë në zhveshtore.

E këtë e ka vërejtur edhe audienca e huaj, me llogarinë zyrtare në Tëitter të “bet365” që është tallur me të duke shkruar:

“Raporte të pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi drejt bankës rezervë të Kosovës për ta marrë fanellën e Atdhe Nuhiut.” /Periskopi.com/

Ylli i Kosovës për uebfaqen e Sheffieldit: Të luash për Kosovën nuk është si të luash për çdo Kombëtare, është shumë më shumë

Periskopi.com Sporti

Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sfidën Kosovë-Çeki, e cila do të luhet me 7 shtator, në orën 15.00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshje që pritet me vëmendje nga të dyja ekipet sepse secilës i duhen pikët në luftë për dy vendet e para. Republika e Çekisë është në vend të dytë dhe ka gjashtë pikë, një më shumë se Kosova, transmeton Periskopi.

Djelmoshat e Kosovës që udhëhiqen nga selektori Bernard Challandes, shpresojnë në rezultat pozitiv dhe të vazhdojnë ecurinë fanatike, në 14 ndeshjet e deritashme pa humbje! Kosova ka një fitore e dy barazime në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Fillimisht luajtën baras 1:1 me Bullgarinë në Prishtinë, pastaj 1:1 në Podgoricë me Malin e Zi dhe së fundi triumfuan në Sofje me 3:2 kundër bullgarëve! Kosova është shndërruar në një rivalë të frikshëm për secilën rival.

Ajo që e shqetëson Challandes janë mungesat e ndjeshme për shkak të lëndimeve, si Milot Rashica, Arblër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala. Megjithatë, ai do të orvatet të gjejë përbërjen më të mirë të mundshme që t’i kundërvihet rivalit.

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, që luan për ekipin anglez Sheffield Wednesday, ka dhënë, një deklaratë për kombëtaren e Kosovës për faqen zyrtare të klubit që garon në Championship (Liga e Dytë e Anglisë).

“Vetëm të luash për Kosovën nuk është njëjtë si të luash për ndonjë ekip kombëtar, është shumë më shumë. Ju i dini gjërat se si njerëzit kanë vuajtur këtu. Askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohin Kosovën duke luajtur në eliminatore”, tha Nuhiu. Futbollisti flet edhe për sfidën kundër Anglisë në stadiumin “St Mary’s Stadium” në Southampton. “Është paksa ‘pikëlluese’ që nuk luajmë në ‘ëembley’. Megjithatë, mezi jemi duke pritur për këtë ndeshje”, tha Nuhiu.

S’ndalen me gola sulmuesit tanë: Atdhe Nuhiu e ngulit në sekondat e fundit në Angli (Video)

Periskopi.com Sporti

Fundjava e kaluar ishte e bereqetshme për fazën sulmuese të Kombëtares së Kosovës, kategoria e meshkujve. Shënoi Muriqi për Fenerbahçen, shënoi Kastrati për Lokomotivën e Zagrebit dhe shënoi Celina për Swansean. Sonte ka shënuar një gol fantastik shtatlarti Atdhe Nuhiu. 

Pavarësisht lëndimeve të tmerrshme që pësuan Zeneli e Celina, duket se Kosova nuk do të vuajë në fazën sulmuese në ndeshjet e radhës që do të zhvillohen me 7, respektivisht 10 shtator me Çekinë dhe Anglinë.

Kjo pasi sulmuesit e tjerë po kalojnë në formë të lartë. Muriqi shënoi golin e dytë në vetëm dy ndeshje kampionale për Fenerbahçen në Turqi. Lirim Kastrati shënoi për Lokomotivën e Zagrebit ndërsa Bersant Celina për Swansean duke e ngjitur në krye të tabelës në Championship, transmeton Periskopi.

Gol tjetër për Baselin kishte shënuar edhe Kemal Ademi, për të cilin ende nuk dihet nëse ka vendosur se a do të luajë për Zvicrën apo për Kosovën. Ademi ka shënuar tre gola në tri ndeshje për ekipin e tij.

Ecurinë pozitive në fazën e sulmit e vazhdoi sot Atdhe Nuhiu në EFL Cup të Anglisë. Ekipi i tij Sheffield Wednesday ia doli të fitonte ndaj Rotherham United me vetëm një gol dallim, atë që e shënoi kosovari dymetrosh.

Nuhiu u gjet mirë në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit në sekondat e fundit të ndeshjes, dhe ia doli ta nguliste topin në rrjetën e portës kundërshtare përmes një goditjeje të fuqishme.

Nuhiu vazhdon të jetë pjesë rezervë e ekipit të tij ku luan tash e disa vite. Edhe ai pritet të ftohet për ndeshjet e radhës që do të luajë Kosova.

Hapet tregu i transfereve: Lojtarët e Kosovës të kërkuar nga e gjithë Evropa (Lista)

Periskopi.com Sporti

Vera po afron dhe shumë prej lojtarëve të Kosovës tashmë janë në listën e dëshirave të shumë prej skuadrave të mëdha evropiane. Me ardhjen e Florent Hadërgjonajt, Kosova u rrit në tregun e transferimeve për 7 milionë Euro, dhe me largimin e ekipit të tij, Huddersfield Townit nga Premier Liga, edhe ai mund të ndërrojë ekipin.

Më i përfoluri aktualisht është Vedat Muriqi i cili pritet të kalojë nga Rizespori te gjiganti turk, Fenerbahçe. Aktualisht Muriqi ka shënuar 17 gola në Superligën e Turqisë duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë. Vlera e 25 vjeçarit në treg është 1,5 milionë Euro, shkruan Periskopi.

Kësisoj, po e nisim me lojtarët tanë filluar nga lojtarët më të lirë në treg.

Visar Bekaj | Vlera është 200 mijë Euro | Luan për Prishtinën | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Ndonjë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë | I kontaktuar nga Periskopi ai ka thënë se deri më 30 qershor të mbetet te nënkampioni i Kosovës | Sezon mesatar 6/10 | 

Ylldren Ibrahimaj I Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Viking [Norvegji, kategoria I] |23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Stromgodset [Norvegji, kategoria I] | Sezon mbimesatar 7.5/10 |

Anel Rashkaj | Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Eskilstunan [Suedi, Kategoria II – E promovuar në Kategoria I] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojëSezon nënmesatar 5.5/10 |

Florent Hasani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Diosgyorin [Hungari, Kategoria I] | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Valon Berisha | Vlera e tij është 7,5 milionë Euro | Luan për Lazion në Itali | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Red Bull Salzburg, Cagliari, Bologna; | Sezon i dobët 4.5/10 |

Hekuran Kryeziu | Vlera është 1,75 milionë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Fidan Aliti | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Kalmarin në Suedi | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6.5/10 |

Herolind Shala | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Valerengan në Norvegji | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6/10 | 

Samir Ujkani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Rizesporin në Turqi | 30 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Livorno, Salernitana; Sezon tepër i dobët 1,5/10 | 

Atdhe Nuhiu | Vlera është 500 mijë Euro | Luan për Sheffield Wednesday në Angli [Kategoria II] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Zurich; Sezon i dobët 4/10 | 

Elba Rashani | Vlera është 600 mijë Euro | Luan për Odd | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon nënmesatar 4.5/10 | 

Ibrahim Dresevic | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Heerenveen | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon mbimesatar 6.5/10 | 

Besar Halimi | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Brondbyn në Danimarkë | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mestar 4/10 | 

Mirlind Kryeziu | Vlera është 750 mijë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Young Boys;  Sezon mahnitës 8/10 |

Mërgim Vojvoda | Vlera është 850 mijë Euro | Luan për Mouscronin në Belgjikë | 24 vjeçar | I transferuar te Standard de Liege; Sezon mahnitës 8/10

Leart Paqarada | Vlera është 900 mijë Euro | Luan për Sandhausenin në Gjermani [Kategoria II] 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Union Berlin; Sezon mesatar 6/10;

Arijanet Muriq | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Manchester Cityn | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Preston North End; Wigan Athletic; Sezon mbimesatar 7/10;

Shkëlqim Demhasaj | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Luzernin | 23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Thun, St.Gallen; Sezon mbimesatar 7/10; 

Vedat Muriqi | Vlera është 1,25 milion Euro | Luan për Rizesporin | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fenerbahçe, Real Betis; Sezon mahnitës 9/10;

Edon Zhegrova | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Baselin [i huazuar nga Genku] | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Standard de Liege; Sezon i dobët 3/10;

Amir Rrahmani | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Dinamo Zagrebin |25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mbimesatar 7.5/10;

Benjamin Kololli | Vlera është 2.75 milion Euro | Luan për Zurichun | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Leeds United, Sheffield Wednesday, Bristol City; Sezon mahnitës 8/10;

Idriz Voca | Vlera është 3 milion Euro | Luan për Luzernin |22 vjeçar |  Transferimi i mundshëm: Basel, Hannover 96; Sezon mbimestar 7.5/10

Bersant Celina | Vlera është 3,5 milion Euro | Luan për Swansea Cityn | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Blackburn Rovers, Newcastle United; Sezon mesatar 6.5/10; 

Arbër Zeneli | Vlera është 6 milion Euro | Luan për Reims në Ligue 1 të Francës | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mesatar 6/10

Milot Rashica | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Werder Bremenin | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Crystal Palace, Ajax, Borussia Monchengladbach, Lille; Sezon mahnitës 10/10

Florent Hadërgjonaj | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Huddersfield Town | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fulham, Basel.  Sezon i dobët 3/10/Periskopi