Tag: auditore brendshme

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së zë vend në Agjencinë e Pyjeve
Ish-deputetja e LDK’së, Rita Hajzeraj-Beqaj, është punësuar në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës. Ajo ka marrë pozitën e auditores së brendshme. Nuk ka dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK’së për të marrë pozitën në shërbimin civil të Kosovës.
Rita Hajzeraj-Beqaj nuk e ka pritur fare që LDK’ja të marrë Qeverinë e Kosovës për t’u punësuar në shtet. Anëtarja e Kryesisë së LDK’së është punësuar në Agjencinë e Pyjeve në pozitën e audotores së brendshme.
Në një njoftim në FB, Hajzeraj ka publikuar edhe pozitën e re ku shkruan se është punësuar si “Drejtoresh e Auditimit të Brendshëm” në Agjencinë e Pyjeve. Kjo agjenci është e udhëhequr prej Ahmet Zejnullahut, ish-ushtar i UÇK’së dhe i afërt me Partinë e Kadri Veselit.
Rita Hajzeraj kishte qenë pjesë e AKR’së së Behgjet Pacollit. Pastaj ishte bërë pjesë e Partisë së Isa Mustafës.
Në mandatin e fundit, Hajzeri ka qenë pjesë edhe e Kryesisë së LDK’së organit vendimmarrës të partisë.`
Madje në Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa, Hajzeri kishte mbajtur pozitën e Zëvendësministres.