Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i deleguar i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se shteti shqiptar ka urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken.

“Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit”, ka deklaruar Cakaj.

Megjithatë, Cakaj  që është në cilësinë e kryedplomatit shqiptar, ka thënë se Shqipëria do të vazhdojë për promovim të marrëdhënieve të mira fqinjësore ‘bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë’./Periskopi/

 

Vjen reagimi i parë i fituesit të çmimit Nobel: Më vjen mirë që serbët janë të lumtur për mua

Periskopi.com Lajme

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, austriaku Peter Handke, në reagimin e tij të parë për këtë lajm u ka thënë mediave në Beograd se i vjen mirë që serbët janë të lumtur për të.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit, transmeton Klan Kosova.

Lajmi se Peter Handke fitoi Nobelin e sivjetmë për Letërsi, ka ngjallur reagime të shumta pasi ai njihet si mbështetës i “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Në mesin e tyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë të tjerë.