Austriaku i prangosur thotë se jep këshilla, jo viza

Periskopi.com Lajme

Kronika e mëposhtme ka të bëjë me rrëfimin e një austriaku i cili u lirua nga policia pas 48 orësh mbajtjeje, me dyshimin se mashtroi kosovarët për viza.

Ai po mohon çdo dyshim, teksa ka plot ankesa në drejtësinë kosovare.

Ky është austriaku që u arrestua në Prishtinë për mashtrim me viza pune

Periskopi.com Lajme

Josef Leutgeb, pronari i firmës “Liberty Market Asset SHPK”, e cila është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, është austriaku i cili u arrestua pasditen e së hënës nën dyshimin për mashtrim me viza pune për në Austri.

Siç raporton sot Klan Kosova, Leutgeb po dyshohet se mashtroi rreth 70 kosovarë duke ua marrë paratë gjoja se ua rregullon vizat e punës.

Policia e Kosovës njoftoi të martën, përmes raportit 24-orësh, se pas një hetimi disamujor ka arrestuar një shtetas të huaj nën dyshimin për mashtrim të qytetarëve për rregullimin e vizave të punës.

“[…] me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej  150 deri në 300 euro”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje në komunikatë bëhet e ditur që i dyshuari ka përfituar një shumë të madhe të parave

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka përfituar rreth 11.000 (njëmbëdhjetë mijë euro), duke mashtruar mbi 70 persona”, njofton Policia.

Gazeta austriake: A u vra biznesmeni austriak në Kosovë?

Periskopi.com Lajme

Gazeta austriake “Kronen Zeitung”, ka dhënë detaje të reja lidhur me shtetasin austriak që u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Prishtinë të premtën pasdite.

Sipas gazetës, Gernot J ishte një biznesmen nga Uellsi i Austrisë, dhe kishte vizituar Kosovën disa herë, gjithmonë për punë biznesi.

Ndër të tjera gazeta shkruan se ai kishte pasur një takim në hotel me një partner biznesi.

“Gernot J, me prejardhje nga Uellsi i Austrisë, e ka vizituar Kosovën disa herë. Gjithmonë për biznes. Sikurse këtë herë. Ai duket se ka pasur një takim me një partner biznesi në hotel, në qytetin e Prishtinës”, thuhet në shkrim.

Megjithatë gazeta ngre dyshimet nëse kishte ndodhur vërtetë ai takim, dhe nëse mund të ketë lidhje me vdekjen e biznesmenit austriak.

“Nëse takimi në të vërtetë ka ndodhur, apo nëse ka lidhje me vdekjen e 47 vjeçarit, është ende e paqartë. Gjithçka që është e sigurt, është që Gernot J, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, rreth orës 15:00 pasdite”, potencon ndër të tjera gazeta austriake, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi Peter Guschelbauer, i cili ka treguar se janë në kontakt me autoritetet kosovare dhe se po e presin autopsinë.

“Jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe tani po presim autopsinë”, ka thënë ai.

‘Krone Zeitung’ thotë se nga burimet e veta ka gjetur se vdekja po cilësohet si vdekje e dyshimtë, duke e lënë të hapur mundësinë që në rast të jetë e përfshirë një palë e tretë.

“Është urdhëruar një autopsi për të sqaruar rrethanat e vdekjes”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës austriake.