Pamje nga kampi ku po qëndrojnë të kthyerit nga Siria – Fëmijët shihen duke lozur

Periskopi.com Lajme

Autoritetet kosovare, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur që mbrëmë të kthejnë 110 shtetas të Kosovës nga zonat e luftës në Siri. Prej  tyre 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë – 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë. Këta persona janë strehuar në një kamp në Vranidoll të Prishtinës. Ministria dhe Policia kanë bërë të ditur se ata, në ditët në vazhdim  do të trajtohen në mënyrë të denjë dhe do të ri-integrohen në shoqëri.

Kosovarët e kthyer nga Siria, nga Aeroporti Ndërkombëtar, mbrëmë rreth orës 01:00 janë dërguar drejt në Vranidoll të Prishtinës. Periskopi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka shkrepur edhe ca fotografi nga atmosfera në ambientet e jashtme.

Nga pamjet shihen disa fëmijë duke lozur mes vete. Po ashtu, pran tyre janë parë edhe kujdestarët mjekësorë.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot tha se operacioni është marrë në bashkëpunim me insititucionet vendore dhe SHBA’në.

Tutje Tahiri ka thënë se të kthyerit janë mbajtur pa vullnetin e tyre atje. Por tani, shteti do të punojë për rehabelitimin e tyre dhe integrimin në shoqëri.

Ndërsa, Policia  ka arrestuar katër kosovarë që shkuan të luftojnë në Siri, posa u kthyen mbrëmë në vend.

Në një konferencë për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj  përmendi se të njëjtit ishin pjesë e luftrave dhe sipas ligjeve të shtetit tonë të njëjtit duhet t’i nënshtrohen procesit të drejtësisë.

Ndëra Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandar Lumezi ka treguar se ndaj 119 pjesëmarrësve në Siri kanë ngritur akte akuzuese, duke dhënë edhe detaje tjera nga rasti i fundit.

Në Siri, po vazhdojnë të qëndrojnë ende 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë kosovarë./PERISKOPI/

 

Autoritetet ndalojnë hyrjen e 100 rusëve në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi kufitar në Ukrainë tha se 100 rusë janë ndaluar të hyjnë në vend më 1 dhjetor. Lajmi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko lajmëroi se meshkujt rusë të moshës 16-60 vjeçare do të ndalohen të hyjnë në Ukrainë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë.

Kjo lëvizje vjen pas eskalimit të tensioneve në mes të Kievit dhe Moskës pasi rojet bregdetare ruse kanë hapur zjarr mbi tre anije ushtarake të Ukrainës dhe ekipit të tyre në Krime, Gadishullin e Ukrainës që ishte aneksuar më 2014.

Zëdhënësi kufitar në Ukrainë, Andriy Demchenko, tha se shumica nga ata që do të kalonin kufirin, nuk kanë dhënë arsye të fortë për vizitën. Ai shtoi se disa nga ta nuk kanë poseduar edhe dokumentet e nevojshme për të kaluar. Presidenti Poroshenko, tha se ky vendim është marrë për të parandaluar hyrjen e ushtrisë ruse në territor. Ministria e Jashtme e Rusisë ka fajësuar Qeverinë e Ukrainës për vendime të cilat dëmtojnë qytetarët e thjeshtë.

Terroristët bastisin zyrat e qeverisë afgane – 15 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Autoritetet afgane njoftuan se sulmi terrorist mbi një ndërtesë qeveritare në lindje të Afganistanit, ka vrarë të paktën 15 persona.

Zyrtarët thanë se sulmuesit kishin në shënjestër departamentin për çështjet e refugjatëve në Jalalabad, kryeqyteti i provincës Nangarhar në kufi me Pakistanin.

Zëdhënësi i qeverisë, Attahullah Khogyani, i tha VOA-s se sulmi filloi me një vetëvrasje me bombë në hyrje të ndërtesës, duke ju mundësuar terroristëve të tjerë të sulmonin ndërtesën ku po zhvillohej një takim i nivelit të lartë. Për më shumë se një orë u dëgjuan të shtënat me armë.

Talebanët kanë mohuar përfshirjen e saj në sulm, gjë që ka forcuar dyshimet se Shteti Islamik mund të jetë pas sulmit.

Organizata terroriste ISIS, ka marrë përgjegjësi për shumicën e sulmeve të kryera në Nangarhar gjatë muajit të shkuar, duke përfshirë edhe rastin e prerjes së kokës të tre rojeve të shkollës si dhe një tjetër shpërthimi vetëvrasës që la të vdekur 19 persona.

Brenda 1 dite, 20 mijë persona nga Kosova i drejtohen Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Edhe këtë fundjavë pika kufitare e Morinës është përballur me një fluks të lartë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete.

Autoritetet doganore po kryejnë procedura të përshpejtuara për të shmangur radhët e gjata.
Qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar gjatë fundjavës. Pritet që fluksi i udhëtarëve të jetë akoma më i lartë në ditët e ardhshme. /abcnews