Digjet kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi”

Periskopi.com Lajme

Një kamion transportues është kapluar nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin.

 

 

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri të zjarri por për disa kohë, qarkullimi i automjeteve në autostradë është realizuar me vështirësi.

Ndalen për të bërë fotografi në autostradën “Arbën Xhaferi”, e pësojnë keq nga policia

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave, po shqipton gjoba ndaj personave që ndalen në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Përmes një komunikate policia ka bërë të ditur se qytetarët po ndalen në autostradë për të bërë fotografi e këtë po e bëjnë duke i ndalur veturat e tyre në shiritat emergjentë të autostrasës.

“Disa pjesëmarrës në trafik, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, konkretisht në urën mbi lumin Lepenc, për kuriozitet dhe për shkak të bukurive që ofron kjo urë, ndalojnë me automjetet e tyre në shiritat emergjentë dhe zbresin nga automjetet ku në shumë raste bëjnë edhe fotografime të ndryshme e kjo është bërë edhe në grupe, me çka është rrezikuar siguria e tyre dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, bën të ditur policia.

“Policia me qëllim të shtimit të sigurisë në autostradë, gjatë tri javëve të shkuara ka shqiptuar gjithsejtë 33 tiketa në këtë lokacion: 28 tiketa ndaj shoferëve për ndalje në autostradë dhe 5 për lëvizjen e këmbësorëve në autostradë”, bëhet e ditur në komunikatë.

Lekaj: Bechtel Enka na ka kërkuar akoma më shumë para, por s’ia kemi dhënë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj,  ka thënë se “Bechtel & Enka” ka kërkuar 716 milionë euro për përfundimin e punës në autostradën “Arbën Xhaferi” – shkruan Periskopi.

Ministri Lekaj tha se pas kësaj kërkesë është bërë monitorimi i kontratave dhe këtë shumë e kemi zbritur në 707 milionë.

“Kërkesa e tyre ka qenë 716  por ne e kemi zbritur në 707 milionë, 9 milionë e 500 mijë janë paguar me pak sepse “Bechtel & Enka” me një ankes – kontratë kanë dashur të përfitojnë” tha ai në DebatPlus.

Lekaj ndër të tjera ka folur edhe për vonesat e “Bechtel & Enka” duke thënë se do të gjobitet për këto

“Ka ardhur aneks-kontrata tjetër që ka paraparë të përfundojë më 31 dhjetor 2018. As kjo s’është kryer dhe çka do që shkruan në kontratë, do ta implementoj në përpikëri. Punëmarrësi ‘Bechtel & Enka’  është dash të përmbahet në përpikëri aneks kontratën”, tha Lekaj, përcjell Periskopi.

Mahnitëse: Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ përmes 20 fotografive

Periskopi.com Lajme

Prishtina dhe Shkupi tashmë janë më afër. Është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Pjesë e kësaj rruge është edhe ura më e gjatë në Ballkan, 5.7 kilometra e gjatë dhe e lartë 80 metra.

Kjo urë i jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Fotografi i KosovaPress ka realizuar disa fotografi të kësaj autostrade.

Në Hanin e Elezit është përuruar segmenti i fundit prej 20 kilometrash i kësaj autostrade, ku morën pjesë gjithë liderët, madje edhe ata të rajonit. Hapjen e saj e bëri Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ai i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në tërësi autostrada është 67 kilometra dhe punimet për ndërtimin e saj kanë filluar prej vitit 2014, ku disa herë është vonuar përfundimi i saj, ndërsa projekt ishte ideuar në vitin 2010 në kohën kur drejtonte Ministrinë e Transportit Fatmir Limaj.

Këshilltari i i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka propozuar që autostrada të quhet “Idriz Seferi”.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro.

Përderisa pritet të sjell përfitime të mëdha ekonomike për gjithë rajonin, ministri i Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka ‘na tregon’ pse duhet ta përdorim. Thotë se le të përdoret në shërbim të zhvillimit ekonomik e turizmit dhe jo për rritje të importeve.

Qeveria, së fundmi ka vendosur të bëjë një ndërhyrje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Deri në fund të vitit 2020, asaj do t’i shtohen edhe dy kyçje, në Ferizaj

dhe Viti, si dhe një mbikalim në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit

Detaje interesante të fjalimeve të Thaçit, Veselit e Haradinajt në përurimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka zgjatur shumë fjalimin në përurimin e autostradës, derisa kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se ‘ua kemi marrë dorën autostradave’. Kurse për kryeministrin Haradinaj, është shumë tregues i mirë që Kosova ka guxim të ndërtojë rrugë, pasi tri sosh po i ndërton në drejtim të Serbisë.

Në fjalën e tij para të pranishëmëve, presidenti Hashim Thaçi ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për këtë projekt.

“Nëse dje kemi ëndërruar të kemi një Kosovë të tillë, sot e kemi realitet. Nëse dje na është dukur e pamundur të kemi projekte të tilla, sot i kemi të realizuara. Urime të gjithëve”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se ‘ua kemi marrë dorën autostradave’.

“Në emër të gjithëve, dëshiroj t’i falënderoj të gjithë këta punëtorë. Pali ishte i emocionuar kur foli por s’ka faj, Pal qysh ia kemi marrë dorën autostradave mund të shkojmë deri te Maqedonia e Veriut e deri në Malin e Zi atje.  Po lidhim edhe ura të miqësisë, që janë të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë. Te Kosova gjithmonë do të gjeni partner që do të jenë bashkëpunues me shtetet e juaja”, ka thënë Veseli, shkruan Periskopi.

Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po punon me guxim në infrastrukturë, duke përmendur edhe autostradat që po ndërtohen në tri drejtime, që çojnë në Serbi.

“Para 20 vjetësh kjo rrugë kishte domethënien e braktisjes së atdheut, sot shohim të ardhmen dhe perspektivën. Këtë autoudhë e shohim si rrugën e miqësisë.  Kosova po ec me guxim në infrastrukturë. Jemi duke ecë në tri drejtime drejt Republikës së Serbisë, gjilan – Dheu i Bardhë shkon në drejtim të Republikës së Serbisë, në Mitrovicë shkon në drejtim të Serbisë dhe në Podujevë shkon në drejtim të Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

Në përurimin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Malit të Zi./Periskopi/

 

Lekaj thotë se Kosova e ka urën më të gjatë – tregon se sa ka kushtuar autostrada ‘Arbën Xhaferi’

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se çmimi i ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e cila inaugurohet sot nuk është më i lartë se në vendet e rajonit.

Ai ka thënë se ky projekt është i ndërtuar me standarde të larta, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka urën më të gjatë dhe më të gjerë në rajon. Gjatësia është 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse maksimumi i lartësisë është 83 metra. Ka pasë shumë fjalë, nëse e marrim kriterin e ndërtimit të strukturave me rajonin ne jemi shumë mirë me çmim. E kam krahasuar një urë në Kroaci me 2.5 kilometra e cila kushton 430 milionë ndonëse ndërtohet në det”.

“Në projektin në Kosovë kanë punuar 383 nënkontraktorë të gjithë nga Kosova dhe numri i punëtorëve ka qenë 9 mijë 384. Është dhënë mjaft buxhet, por 80% është ndalë në Kosovë. 706 milionë euro në tërësi ka kushtuar projekti”, ka thënë Lekaj në Sytë 7.

Sa i përket nisjes së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, Lekaj ka konfirmuar se tenderi do të shpallet këtë javë.

“Në fund të gushtit i tërë projekti do të fillojë. Është bërë shpronësimi, elobaroati, fizibiliteti, paratë ekzistojnë. Koston nuk e di tash sepse ka oferta dhe tregu është i lirë. Paraja që eksiton është 238 milionë”.

Inaugurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Periskopi.com Lajme

Sot mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ceremonia e përurimit mbahet në Han të Elezit dhe është segmenti prej 20 kilometrash i fundit autostradës.

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës, ndërsa janë të ftuar edhe ata nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Qeveria voton pro ndërtimit të kyçjeve të Vitisë dhe Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi”

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  njofton se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesat e Vitisë dhe Ferizajt për kyçjet shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa  të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e komunave në fjalë si dhe një grupi të deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës nga legjislatura e kaluar, të miratuara edhe nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit të Autostradës R6.

 

Meqë këto ndërhyrje nuk kanë qenë pjesë e projektit fillestar, në vazhdim nevojitet projektim dhe ndërtim i tyre, punë kjo që do të bëhet nga konsorciumi Bechtel Enka, punëkryes të tërë autostradës.

 

Vendimi për procedim të mëtutjeshëm të punëve në këto projekte, është dëshmi e vendosmërisë së Qeverisë Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, për plotësim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

MIT njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se autostrada Prishtinë – Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, do të hapet për qarkullim  të automjeteve, të mërkurën (29.05.2019), nga ora 17:00.

Paraprakisht, gjatë ditës, do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të këtij projekti, organizim ky nën partonatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

25 kompani vendore paralajmëron protestë para “Bectel & Enca”

Periskopi.com Lajme

25 kompani vendore që kanë dhënë shërbime në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” paralajmërojnë protestë për shkak të, siç thuhet, mos kryerjes së pagesave ndaj tyre për punën që kanë kryer.

Protesta e paralajmëruar për nesër mbahet nga ora 10:00- 12:00 para kampit të “Bectel & Enca” në Ferizaj, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, autostrada “Arbën Xhaferi” do të hapet më 29 maj, projekt ky të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e konsideron si veprën infrastrukturore prej më të mirave që ekzistojnë në Ballkan.