Daut Haradinaj – Vjosa Osmanit: Reflekto edhe për Autostradën e Dukagjinit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kërkuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit që të reflektojë për autostradën e Dukagjinit.

Osmani tha se autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe se korrupsioni do të ndalet.

Haradinaj u shprehë se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosën.

Postimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!

Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!Ky është lajm i mirë dhe reflektim…

Gepostet von Daut Haradinaj am Freitag, 21. Februar 2020

Pal Lekaj: Do të organizojmë protesta nëse Albin Kurti e ndalë autostradën e Dukagjinit

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se do të organizohet protesta nëse Qeveria aktuale tenton ta ndalojë realizimin projektit për Autostradën e Dukagjinit.

Lekaj në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se ky projekt është aprovuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

“Mendoj që është diçka e padrejtë për Dukagjinin dhe për qytetarët e Dukagjinit ku numërojnë 624 mijë banorë dhe janë taksa paguesit më të mëdhenj të qeverisë së Kosovës dhe nëse merret një vendim i tillë mendoj që po e linçojnë atë regjion dhe ne do të bëjmë atë që duhet më bë dhe do t’i ftojmë qytetarët në protesta dhe do të përdorim të gjitha mekanizmat politik demokratik që mos me u anuluar kjo autostradë sepse edhe kjo autostradë është aprovuar me buxhet në Parlamentin e Kosovës dhe vetë deputetët e kanë aprovuar dhe tani të merret një vendim i padrejtë historia nuk do t’i falë. Ne si Aleancë jemi të vendosur që të ndodhë autostrada e Dukagjinit jo pse ne vijmë nga Dukagjini por që duhet në tërë Kosovën të trajtohen barabartë dhe mos të linçohet një regjion. Ne i kemi parapri bisedat për këtë autostradë edhe me qytetarët edhe me kryetarët dhe 99.9% kanë qenë që duhet të ndodhë dhe dy kryetarët nga LDK-ja ata e kanë thënë një po të madhe dhe tani politikisht të sanksionohet ky regjion është i padrejtë”, ka thene ai.

Plani i kryeministrit Albin Kurti për ta hequr tarifën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe dhe për ta zëvendësuar atë me aplikim reciprociteti të plotë me këtë shtet nuk po mbështetet nga ish-qeverisja.

Lekaj shtoi se kryeministri Albin Kurti me reciprocitet po bënë një mashtrim të radhës dhe sipas tij, reciprociteti asnjëherë s’ka për tu implementuar.

“Nuk besoj se reciprociteti do të jetë i suksesshëm sepse ne nuk kemi sqarim sa i përket reciprocitetit sepse edhe iniciativat për reciprocitet asnjëherë nuk kanë mundur të implementohen dhe në këtë mënyrë mendoj që Kurti bënë shumë gabim dhe bënë një mashtrim të radhës thuajse ne po e heqim taksën dhe po vejmë reciprocitet që asnjëherë s’ka për tu implementuar”./eo/periskopi/

.

Haradinaj paralajmëron VV-në e LDK-në: Taksa dhe autostrada e Dukagjinit – të paprekura

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të mbajnë në fuqi vendimin për taksën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe autostradën e Dukagjinit ashtu siç ka vendosur ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë serbë për mohimin e gjenocidit në Kosovë, heqja e taksës nuk duhet të ndodh në asnjë rrethanë.

Ai ka thënë se një vendim për heqjen e taksës do të thotë vetëvrasje politike.

“Për taksën ka ndryshuar gjendja. VV dhe LDK do ta kenë edhe më zor me heq, pas mohimit të krimeve serbe nga ana e Vuçiqit, nga Gjuriqi, Vulini, Daçiqi. Nuk e kuptoj se si mundet LDK-ja dhe VV-ja me heq taksën dhe me rikthye pushtimin ekonomik të Serbisë në Kosovë. Të cilës Serbi? Ajo që të ka vrarë dhe tash e mohon edhe krimin. Po të vret për së dyti. I bëj apel LDK-së dhe VV-së që mos të gabojnë me heq taksën, se bëjnë gabim të madh dhe tragjik dhe politik. Sepse tani do të mbesin duar thatë se nuk kanë çka të japin më në këmbim të njohjes dhe do të na kushton shtrenjtë”, ka thënë ai.

Një vendim tjetër që Haradinaj e konsideron të paprekshëm është edhe ai për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, për të cilën VV-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër dhe të cilat kanë deklaruar se me të hyrë në qeveri do të ridestinojnë buxhetin e paraparë për këtë projekt.

Haradinaj pretendon se kjo autostradë nuk është vetëm e Dukagjinit, por e të gjithë Kosovës dhe se është në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Edhe sa i përket autostradës së Dukagjinit. Unë i kuptoj dëshirat e tyre për të pasur mendime ndryshe. Unë jam për të bërë investime në çdo sektor ekonomikë. Nuk ka sektorë të ekonomisë, që zhvillohet pa infrastrukturë sepse është arteria e vet ekonomisë. Nuk është çudi se krejt bota investon në infrastrukturë edhe pse është e shtrenjtë. Jam edhe unë dakord që mos me u vjedh në autostradën e Dukagjinit dhe mos me u bë keqpërdorime, e dallavere dhe këtu i lus të gjithë që nëse din që ka diçka parregullsi të raportojnë në prokurori, polici e medie. Por me dal kundër autostradës, sepse je ka del kundër popullit tënd, kundër nevojës për zhvillim”, ka thënë ai.

Haradinaj ka porosit dy partitë që po pretendojnë të udhëheqin me qeverinë që mos të pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

“Duhet t’i zgjerojmë edhe rrugët e vjetra ekzistuese, por nëse e merr në përgjithësi rajonin e Dukagjinit ka nevojë për autostradë që është e gjithë Kosovës dhe jo vetëm e Dukagjinit. Është e nevojshme dhe besoj shumë që me marrjen e përgjegjësisë do të ndryshon edhe retorika zgjedhore, sepse nuk kanë pse ta pengojnë zhvillimin e vetvetes”, ka thënë Haradinaj.

E një vendim tjetër me rëndësi të madhe për vendin që u mor në qeverinë Haradinaj është edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj edhe më tutje beson se kufiri me Malin e Zi do të jetë në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës.

Për këtë thotë se ka biseduar me presidentin dhe kryeministrin malazez, por edhe me kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

“Kufiri me Malin e Zi le ta din të gjithë se është në Qafë të Çakorrit dhe në Qafë të Kullës dhe nuk është tjetër kund. Ne nuk po ngutemi të acarojmë marrëdhëniet me Malin e Zi sepse është një vend aleatë, por sigurt se kufiri nuk është tjetër kund. Unë kam biseduar për këtë temë edhe me zotri Kurtin, por edhe me presidentin Gjukanoviq, me kryeministrin Dushko Markoviç. Nuk është se ne po korrigjojmë kufi, por ne po e shënojmë kufirin drejt në Qafë të Çakorrit dhe Kullës dhe ende nuk ka vendosje të gurëve në kufi në koordinim të dy shteteve. Aktualisht si është sot vija kufitare nuk është vija përfundimtare. Ajo vi përfundimtare vendoset kur të dyja komisionet dakordohen për gurët ku janë”, ka thënë ai.

.Lëvizja Vetëvendosje por edhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar që do të rishikojnë disa nga vendimet e Haradinajt përfshirë taksën, autostradën e Dukagjinit, por edhe vendime të tjera të ndërmarra gjatë mandatit dyvjeçar.

Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit është punë e kryer

Periskopi.com Lajme

Dukagjini nuk pranon më të heshtë ndaj padrejtësive, ka thënë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një tubim me qytetarë të Pejës.

Ai ka thënë se Dukagjini do ta marr atë që e meriton.

“Dukagjini nuk pranon më, në emër të njerëzisë e nderës, me ulë krytë. Ky koalicion ka me i kry punët ashtu siç i vyen Dukagjinit”, theksoi Haradinaj para qytetarëve pejanë.

Ka folur edhe për projektin Borea, duke thënë se do të kryhet nga Qeveria e tij.

Ka thënë se ky nuk është projekt personal i kryetarit të Pejës, Gazmend Muaxhiri.

“Borea nuk është projekt i z. Muhaxhiri. Borea është projekt i Qeverisë. Borea ka me u bo. Nëse po çojmë kapacitete në Brezovicë, atëherë pse mos me i pru këtu”, ka thënë i nominuari për Kryeministër nga koaliconi AAK-PSD.

Për Autostradën e Dukagjinit, Haradinaj ka thënë se është punë e kryer.

“Autostrada e Dukagjinit, kjo tashmë është e kryme. Nuk ka kurgjë tjetër, pos me ndodh. Infrastruktura është hapi i parë për me ndodh zhvillimi. Ne këtë autostradë nuk e bëjmë veç pse është e kësaj ane. E kemi bo kah Dheu i Bardhë, e kemi bë për Mitrovicë, Merdare. Pse mos me bë për Dukagjin?”, ka thënë ai.

Zgjedhjeve të 6 tetorit Haradinaj ia ka thënë epitetin e referendumit.

“Më 6 tetor është referendum, nuk janë veç zgjedhje. Mandatin ia kam kthy popullit, jo Albinit, Kadriut, as kërkuj tjetër. A e dini pse? Sepse nuk iu besoj”, ka thënë në fund Haradinaj, përderisa ka kërkuar mbështetjen e Dukagjinit.

Haradinaj ndërron të folmen: “Kurrë s’e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit”

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo e ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook me ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Haradinaj ka shkruar më ndryshe kësaj here, duke kaluar nga versioni standard në atë gegë, për të promovuar idenë e ndërtimit të “autostradës së Dukagjini”, shkruan Periskopi.

Haradinaj gjatë gjithë qeverisjes së tij është karakterizuar nga papërgjegjësia eklatante në shpenzimin e parasë publike. Duket se as dorëheqja nuk ia ka ndryshuar mendjen dhe ai mbetet i përkushtuar që buxhetit të vogël të Kosovës t’ia harxhojë edhe 1 miliardë të tjera.

Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:

Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit

Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!

RH

Autostrada e AAK’së acaron raportet mes partnerëve qeveritarë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj u është përgjigjur ministrit Abelard Tahiri dhe deputetit të Nismës, Zafir Berishës, lidhur me deklarimet e tyre për Autostradën e Dukagjinit. Gjithë kjo meqenëse PDK’ja dhe Nisma po e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj autostrade, raporton Express

Haradinaj ka thënë se kjo autostradë është në interes të të gjithë Kosovës, e jo vetëm të Dukagjinit. Për paralajmërimet e Berishës se me këtë autostrde rrezikohet Qeveria, Haradinaj ka thënë se kurdo që parlamenti merr vendim që vendi të shkojë në zgjedhje, është e arritur e Kosovës.

“Zgjedhjet janë demokraci, janë të shëndetshme. Kurdo që vijnë që parlamenti merr vendim me qu vendin në zgjedhje, mendoj që është e arritur e Kosovës. Ai (Zafiri) ka të drejtë kur thotë se rruga ekzistruese duhet me u zgjeru. Por, një rrugë ekzistuese nuk e ka funksionin e një rruge të zgjeruar, pra funksionin e autorrugës. Janë funksione të ndara, pra dallojnë. Nëse bëhet tani autorruga, mbetet traseja, sepse trasetë mbetën edhe për 50 ose 100 vjet”, ka thënë Haradinaj.

I pari i Qeverisë ka thënë se autostrada ka vlerë tjetër dhe se ndërtimi i saj është në interes të Kosovës. Ka thënë se nuk e përkrah një çmim të shtrenjtë të autostradës dhe ndonjë dallaver që mund të bëhet me shpronësime. Shton se të gjithë ata që bëjnë dallavere do të shkojnë në burg.

“Për mu autostrada është jetike për atë zonë. Janë qindra mijëra banorë, pra është e popullume shumë ajo zonë, nëse e merr prej Peja, Deçan, Gjakovë, Rahovec e deri atje. Shkoni në atë zonë, edhe e shihni sa është e ngarkume. Ajo rrugë, çdo kalkulim që është ekonomike, duke qenë kështu unë e përkrahi autostradën. Autostrada është interes i Kosovës, jo i Dukagjinit”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndryshe, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë pikë e cila e ndan partinë e tij me AAK-në.

Berisha ka thënë se ideja e ndërtimit të autostradës, e cila po proklamohet, është e gabuar.

Deputeti i Nismës ka thënë se duhet të jetë një autostradë e tipit të hapur, pasi që thekson se shumë biznese janë në atë rrugë dhe me lëvizjen e trasesë shumë prej tyre do të falimentojnë. Ai ka thënë se tipin e mbyllur të autostradës do ta kundërshtojnë edhe në Kuvend.

“Ky është projekt që kushton mbi 1 miliard euro dhe si i tillë duhet të analizohet”, thotë ai.

Ai ka thënë se autostrada mund të jetë pikë kyçe e cila i ndan me AAK-në.

“Edhe me u rreziku Qeveria nuk bëhet nami, me rëndësi është të shpëtohet shteti. Ne duhet të mendojmë për qytetarët. Kemi prioritete të tjera për të cilat mendoj që edhe kryeministri edhe të gjithë e dinë”, thotë ai.

Sipas tij, Qeveria nuk duhet të ngulë këmbë për të ndërtuar një autostradë e cila, sipas tij, nuk është edhe aq e nevojshme.

Edhe ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ndërtimi i kësaj autostrade është i panevojshëm.

 

‘Autostrada e Dukagjinit na ndan me AAK-në, kemi prioritete tjera’

Periskopi.com Uncategorized

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë pikë e cila e ndan partinë e tij me AAK-në.

Berisha ka thënë se ideja e ndërtimit të autostradës e cila po proklamohet, është e gabuar.

Ai thotë se duhet të jetë një autostradë e tipit të hapur, pasi që thekson se shumë biznese janë në atë rrugë dhe me lëvizjen e trasesë shumë prej tyre do të falimentojnë. Ai ka thënë se tipin e mbyllur të autostradës do ta kundërshtojnë edhe në Kuvend.

“Ky është projekt që kushton mbi 1 miliard euro dhe si i tillë duhet të analizohet”, thotë ai.

Ai ka thënë se autostrada mund të jetë pikë kyçe e cila i ndan me AAK-në.

“Edhe me u rreziku Qeveria nuk bëhet nami, me rëndësi është të shpëtohet shteti. Ne duhet të mendojmë për qytetarët. Kemi prioritete të tjera për të cilat mendoj që edhe kryeministri edhe të gjithë e dinë”, thotë ai.

Ai thotë se Qeveria nuk duhet të ngulë këmbë për të ndërtuar një autostradë e cila, sipas tij, nuk është edhe aq e nevojshme.

Sipas tij, brenda koalicionit nuk është diskutuar asnjëherë për zgjedhjet e parakohshme.

Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se koalicioni është i qëndrueshëm, ani pse thotë se ka papajtueshmëri për tema të caktuara.

Berisha thekson se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dialogun, kryeministri duhet të jetë më i qartë për opinionin. Sipas tij tani është koha e fundit që të përafrohen qëndrimet.

“Limaj ka qenë në krye të një delegacioni i cili ka kaluar përmes Kuvendit dhe me një platformë e cila është debatuar. Kosova është mbi të gjitha, mbi partitë politike dhe këto teket individuale duhet të hiqen”, ka thënë ai derisa ka shtuar se opozitarizmi nuk do të thotë që duhet të dëmtohet kauza e shtetit.

Berisha ka thënë se Limaj, Haradinaj e Veseli janë takuar, derisa ka shtuar se kryeministri duhet t’i marr më seriozisht gjërat e politikës së jashtme.

“Kosova është vend parlamentar, rregullimin e brendshëm kushtetues e kemi të tillë. E gjithë jeta politike zhvillohet me Qeverinë dhe kryeministri nuk mund t’i ikë obligimeve të tij kushtetuese”, thotë ai.

Duke folur për rrëzimin e Qeverisë, ai ka thënë se mazhoranca duhet me seriozitet të trajtojë funksionimin e Kuvendit, pasi që sipas tij, shumë ligje kanë mbetur të bllokuara.

“Është koha edhe mazhoranca të mendojë që a shkon kështu, sepse nuk është duke funksionuar as Kuvendi. Nuk ka qenë asnjëherë kështu. Mazhoranca duhet me seriozitet me diskutu funksionimin e Kuvendit e pastaj edhe të Qeverisë. Ne jemi dëshmitarë se shumë procese e ligje janë të bllokuar në Kuvend”, thotë ai.

Duke komentuar deklaratën e deputetit Muharrem Nitaj, i cili pati thënë se Limaj do të kthehet në PDK, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron, pasi që sipas tij Nisma ka krijuar programin dhe rrugën e saj politike.

Ndërkaq për punësimet partiake, ai ka thënë se nëse kandidatët plotësojnë kushtet, nuk ka arsye që të mos punësohen.

Haradinaj – kritikëve të autostradës së Dukagjinit: Jeni shkurtpamës dhe hileqarë

Periskopi.com Lajme

Në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, kryeministri Ramush Haradinaj ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit, që planifikohet të ndërtohet prej Istogut deri në Prizren, e që kalon edhe nëpër Pejë, Deçan e Gjakovë.

Sidomos për këtë autostradë ai i ka “kapë për gjoksi” ata që po e kritikojnë ndërtimin e saj. Haradinaj ka thënë se kjo autostradë nuk është vetëm e shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që janë në Ballkan, por është autostradë e Evropës, pasi, siç shtoi ai, ajo lidh vendbanime në Evropë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ata që e kritikojnë këtë autostradë janë shkurtpamës, hileqarë dhe hijanetë. Duhet me iu ardhë marre atyre që e kritikojnë Autostradën që e lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën e Prizrenin, se janë qindra mijëRa banorë e ekonomi në këtë anë dhe janë miliona euro që këta i derdhin në buxhetin e Kosovës, pa u thirrë në vuajtjet dhe tragjeditë e së kaluarës dhe kontributin tonë të lirisë”, iu ka drejtuar ai kundërshtarëve të kësaj autostrade, të cilët ai i ka thirrur që ta respektojnë Kosovën, jo vetëm Dukagjinin, ta respektojnë popullin dhe të mos gabojnë ta kritikojnë rëndësinë e kësaj autostrade.

Veseli: Duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve që po kundërshtojnë variantin e ‘Autostradës së Dukagjinit’

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me disa anëtarë të Këshillit të banorëve të Rahovecit.

Ai, po ashtu, ka thënë se duhet dhe do të dëgjohet zëri i qytetarëve që po kundërshtojnë variantin e “Autostradës së Dukagjinit”.

“Sot takova një grup të qytetarëve të Rahovecit, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për trasenë e Autostradës së Dukagjinit. Zëri i tyre duhet dhe do të dëgjohet në mënyrë që projektet e mëdha të mos anashkalojnë asnjë qytet, si dhe të ruajnë vlerat e potencialet natyrore”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.

Hoti: Traseja e Autostradës së Dukagjinit dëmton tokat bujqësore dhe kushton 60 milionë euro më shumë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar një përfaqësi të qytetarëve të Rahovecit, që po e kundërshtojnë trasenë e autostradës së Dukagjinit.

Sipas Hoti, kundërshtimi i tyre bazohet në faktin se me trasenë e paraparë përgjatë Drinit të Bardhë, qasja në autostradë për shumicën e vendbanimeve të Rahovecit do të jetë 25 deri 30 kilometra.

“Kjo trase i dëmton tokat bujqësore të klasit të parë, e dëmton rrjedhën e natyrshme të Drinit të Bardhë dhe e bllokon qasjen e banorëve në këtë lum, që është burim i jetës për rrafshin e Dukagjinit. Po ashtu, kjo trase llogaritet të jetë rreth 60 milion euro më e shtrenjtë”, deklaroi Hoti.

Deputeti i LDK-së tha se propozimi i qytetarëve është që të ndiqet varianti i trasesë afër fshatit Gexhë, pastaj afër fshatit Sopniq, në mes të Fortesës dhe Bërnjakës, dhe kodrave përgjatë fshatrave Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Piranë, Landovicë dhe lidhet me autostradën për Shqipëri në nyjën në veri të Prizrenit.

“Kjo autostradë sigurisht se e lehtëson qarkullimin e komunikacionit, por ky regjion ka prioritet zgjerimin e sistemit të ujitjes të tokave bujqësore nga Radoniqi. Studimi i fizibilitetit për zgjerimin e këtij sistemi duhet të jetë i kryer tanimë”, vijoi Hoti.

Ai shtoi se prioritet është edhe impianti i ujërave të zeza sepse lumenjtë në këtë regjion janë shndërruar në rrjedha të ujërave të zeza, duke e dëmtuar bujqësinë dhe degraduar ambientin.

Fillon ndërtimi i autostradës më të gjatë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ende pa përfunduar autostrada që lidh kryeqytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkatësisht Prishtinën dhe Shkupin, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”.

Ajo llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.

Për këtë projekt tashmë kanë filluar përgatitjet dhe thuhet se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta, duke i respektuar parametrat e autostradave moderne në Evropë.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për këtë projekt deri në muajin qershor pritet të përfundojnë debatet publike me qytetarët e komunave, nëpër të cilat kalon autostrada.

Kurse, në fund të vitit pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Ai tregon se vlera e përafërt e këtij projekti, do të arrijë deri në një miliard euro, përfshirë këtu edhe shpronësimet e nevojshme, vlerë kjo që, sipas Kadriut, pritet të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës, pa huamarrje.

“Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ (Prishtinë – Shkup), përfundon shpejt, autostrada Prishtinë – Gjilan nuk ka kosto të madhe financiare. Kështu që përqendrimi i buxhetit të Republikës së Kosovës do të jetë në autostradën e Dukagjinit”, thotë Kadriu.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet në autostradën me gjatësi prej 22.6 kilometrash kanë nisur në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Rreth 87 milionë euro llogaritet se do t’i kushtojë buxhetit kjo autostradë.

Ndërkaq, autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë, ishte ajo që e lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”.

Në anën tjetër, ekspertë të kësaj fushe, vlerësojnë se me gjithë nevojën dhe rëndësinë e infrastrukturës së zhvilluar rrugore të një vendi, Kosova është dashur që të fokusohet në prioritete tjera.

Halim Gjergjizi, profesor në Kolegjin “Dardania” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë të përgatitjes së projekteve konkrete që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, Qeveria po i orienton mjetet e gatshme të buxhetit tek infrastruktura rrugore.

“Autostradat më tepër kanë një prapavijë politike, po ndërtohet për Gjilan, tashmë do të ndërtohet për në Dukagjin dhe në të ardhmen do të lindin kërkesat politike. Por, shoqëria kosovare në këtë moment ka prioritete tjera përveç ndërtimit të autostradave”.

“Edhe pse parimisht them se ato krijojnë parakushte për zhvillim ekonomik, ato nevojiten në kushte dhe në një kohë kur shoqëria e Kosovës do të jetë më komode sa i përket investimeve. Autoritetet kompetente nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të hulumtuar burime alternative për investime në infrastrukturë”, vlerëson Gjergjizi.

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët ka thënë se deri në vitin 2023 asnjë qytet i Kosovës nuk do të mbetet pa lidhje me autostradë.