Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ , ku dyshohet se ka edhe të vdekur.

Nga pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se vetura është e shkatërruar.

Në video duket sikur është një trup i mbuluara para ambulancës.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, furgoni godet punëtorët

Periskopi.com Lajme

Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete

“Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kry procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha për Periskopin.

Në pamjet e siguruara, shihen punëtorët që janë goditur nga furgoni në lëvizje.

 

Vidhen rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”

Periskopi.com Lajme

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njoftoi se janë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fillimisht, njoftimi ishte ardhur nga një punëtor i një firme për mirëmbajtje të autostradës.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

U caktohet masa e paraburgimit shoferëve të autobusëve për vdekjen e dy të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj dy shoferëve të autobusëve të kompanisë “Sharr Travel”, me iniciale SH.S. , M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ata dyshohen për rastin e vdekjes së dy të rinjve gjatë ditës së shtunë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Gjykata, duke u bazuar në neni 187 parg, 1 nen parg. 1.2 pika 1.2.3 ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit të punësuar si shoferë të K.T. ‘Sharr Travel’ në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ ku nga veprimet e të pandehurve si përgjegjës të vozitësve të autobusëve dhe nga pakujdesia e tyre kanë pësuar dy persona me fatalitet, duke u ndaluar gjatë mesit të natës në vendin ku ka qenë e ndaluar ndalimi në urë të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës duke i ndalur në vendin ku ndalohet ndalja në urë, e kështu duke shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë me ç’rast kanë pësuar dy persona me humbje të jetës duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër të rrugës për t’i shkëmbyer telefonat”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Masa e paraburgimit, dy të pandehurve do t’u llogaritet prej datës së arrestimit 29.06.2019 në ora 05:00 min., dhe do të zgjas deri me 29.07.2019.

Vozitje me shpejtësi marramendëse në anën e kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova” (Video)

Periskopi.com Lajme

Në një video e postuar nga Dani Kolukaj, shihet një veturë e tipit Mercedes Benz, e cila është duke vozitur në kahjen e kundërt të autostradës, duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Mirëpo në profilin e Kolukajt kanë komentuar edhe shumë persona të tjerë që thonë se raste të ngjashme ndodhin shumë shpesh në këtë autostradë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me veturën që ka lëvizur në anën e kundërt të autostradës.

Voziti 304 km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, dënohet me 300 euro shoferi

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi që i njëjti me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”, duke thyer kështu rregullat e komunikacionit.

“Shoferi i automjetit ka lëvizë me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h, dhe i njëjti është dënuar me 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.

“Me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”, ka bërë apel Policia e Kosovës.

11 vetura u aksidentuan në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Periskopi.com Lajme

Dy aksidente zinxhir kanë ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Janë lënduar dy persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova”, të hënën, janë shkaktuar dy aksidente.

Në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura. Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga ky aksident zinxhir “kanë pësuar lëndime dy persona”.

Në aksidentin tjetër, gjithashtu zinxhir, janë përfshirë gjashtë vetura, ka treguar Krasniqi.

Ai ka thënë se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.