Pamje nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq 18-vjeçarja

Periskopi.com Lajme

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky aksident një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar të cilët po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Magazina.al, ka siguruar pamje nga ky aksident i ndodhur në hyrje të Suharekës, ku tashmë është konfirmuar nga policia se një vajzë rreth moshës 18-vjeçare ka mbetur e vdekur.

Në pamjet shihet se vajza ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen nga Kumanova e cila u aksidentua në Kosovë. Një vajzë rreth moshës 18-vjeçare vdiq në vendin e ngjarjes, ndërkaq tre persona tjerë mbetën të lënduar.