Çifti shqiptar u rrah nga hajnat, ia vodhën edhe veturën në autostradë

Periskopi.com Lajme

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar një çift dhe më pas u kanë marrë makinën tip “Fiat” me të cilën po lëviznin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në hyrje të autostradës.

Dy grabitësit nën kërcënimin e armës kanë ushtuar edhe dhunë ndaj çiftit dhe më pas u kanë marrë makinën.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ku janë ngritur shumë postblloqe për kapjen e autorëve.