Ava Max merr vendimin e papritur

Periskopi.com Showbiz

Ava Max për një kohë nuk do jetë aktive në rrjetet sociale.

Ava Max gjatë tërë vitit ka qenë aktive në rrjete sociale sidomos në Instgram, ku njoftonte fansat e saj rreth projekteve të reja muzikore dhe koncerteve

Këngëtarja pak më parë përmes një postimi që kishte publikuar bëri të ditur se për një kohë të pacaktuar nuk do jetë aktive në Instagram, ajo nuk zbuloi arsyen përse do pauzoj.

Kujtojmë se dje ajo publikoi këngën e fundit për këtë vit të titulluar ‘On somebody’ projekt ky vetëm në versionin ‘audio’.

Ava Max lutet për njerëzit e prekur nga tërmeti

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Ava Max, ka reaguar pas tërmetit të sot, që ndodhi në Shqipëri, ku si pasojë mbetën të vdekur 23 persona.

Ajo këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mijëra ndjekës.

“Trishtuese të dëgjosh këto lajme për Shqipërinë. Lutje për të gjithë të prekurit. Ju dua, qëndroni të fortë”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

Kujtojmë se shumë artistë shqiptarë u solidarizuan me shqiptarët e prekur, madje disa prej tyre edhe hapën shtëpitë e tyre për të strehuar ata ku nuk kanë ku ta kalojnë natën.

Ava Max fiton çmimin e parë në ‘MTV EMA 2019’

Periskopi.com Showbiz

Ava Max krahas interpretimit të shkëlqyeshëm është dekoruar edhe me një çmim.

Ava Max ishte një nga këngëtaret shqiptare të nominuara për disa çmime në ‘MTV EMA 2019’, dhe mundi i saj gjatë këtij viti u shpërblye me një çmim, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ishte e nominuar për dy çmime atë të ‘artistes së re më të mirë’ dhe ‘depërtimin e vitit’ dhe nga këto dy nomine doli fituese në ‘depërtimin e vitit’.

Krahas çmimit të fituar Ava ishte ftuar për të zbavitur të pranishmit edhe me një performancë, ashtu siç bëri edhe Dua, Max shkëlqeu edhe me paraqitje.

Fansat e pyesin a di të flas shqip, kështu u përgjigjet Ava Max

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja me famë botërore Ava Max, ka origjinë shqiptare, e këtë nuk ka hezituar ta pranojë në disa raste.

Amanda ‘Ava’ Koci është emri i vërtetë i yllit muzikorë, e cila talentin e saj në muzikë e ka vënë në pah me projekte të ndryshme muzikore duke u pritur shumë mirë nga publiku nga e gjithë bota.

Së fundmi ajo ka hapur mundësinë në llogarinë e saj në Instagram që fansat ti bëjnë pyetje e ajo të përgjigjet.

Ndër pyetjet e para ka qenë : A e njeh gjuhën shqipe?

Këngëtarja është përgjigjur: “Po, ishte gjuha ime e parë!”

Ajo gjithashtu është përgjigjur në pyetjen se kur e ka filluar këndimin, duke bërë të ditur që ka filluar të këndojë si 7 vjeçare.

Kujtojmë që Ava është krijuese e hiteve të mëdha si : “Sweet But Psycho”, “So Im A” apo “Torn”, shkruan Indeksonline.

Ava Max në mënyrë të veçantë paralajmëron video projektet e reja muzikore

Periskopi.com Showbiz

Amarda Toçi është një ndër këngëtaret shqiptare që këtë vit është shndërruar në një sensacion muzikor ndërkombëtar.

E njohur më mirë me emrin artistik, Ava Max, e cila është mjaft e përfolur për këngët që po sjell dhe imazhet e ndryshme

Këngëtarja 24-vjeçare ka paralajmëruar se së shpejti do të sjell dy këngë të reja para publikut dhe fansave të saja.

Kështu së paku ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram bukuroshja jonë dhe ka treguar kohën se kur do t’i publikojë.

“Dy këngë në dy ditë e ardhshme. A jeni gati?”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale teksa po vazhdon të mbajë koncerte anembanë globit të tokës.

Ndryshe, ajo arriti sukses të madh ditëve të fundit, duke u nominuar në kategorinë “Artistja e re më e mirë” në MTV Video Music Awards. 

Ava Max kthehet në vendlindje, kaplohet nga emocionet (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ava Max është kthyer në vendlindjen e saj.

Ava Max është kthyer në vendlindjen e saj Milwaukee për ta mbajtur koncertin e radhës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e lindur në Milwaukee por me origjinë shqiptare përjetoi ndjenja të përziera me rikthimin e saj në vendlindje.

Në një postim të bërë ajo la edhe këtë shkrim në të cilin shpalos ndjenjat: “ Unë kam përjetuar emocione të përziera me rikthimin në Milwaukee në vendlindjen time. Kujtova momente të mira, po ashtu edhe disa nga ato të vështirat. Unë kam dëgjuar shumë histori për këtë vend që tani përveç vizitës edhe do performoj, jam e bekuar me njerëzit që kam përreth dhe engjëjt e mi lart që më drejtojnë në këtë gjë që mban emrin Jetë”.

Bebe Rexha dhe Ava Max bëjnë shqiponjën dhe çojnë peshë turmën në koncert (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare që po arrijën sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe yjet e muzikës pop nuk ngurrojnë të tregojnë mbështetjen për njëra-tjetrën.

Dy shqiptaret u takuan në koncertin e Jonas Brothers, ku ishin të ftuara për të performuar.Bebe dhe Ava bënë fotografi me njëra-tjetrën në prapaskenë duke bërë simbolin e shqiponjës.

Pak kohë më parë, Bebe Rexha I bëri thirrje për bashkëpunim këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipas, Rita Orës dhe Ava Max. Por nuk dihet nëse ky bashkëpunim do realizohet.

 

Televizioni italian: Kosova vendi i yjeve pop (Video)

Periskopi.com Lajme

Suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave shqiptare në arenën e muzikës ndërkombëtare po mahnit botën, shkruan KultPlus.

Televizioni kombëtar italian këtë javë i ka dedikuar një speciale yjeve të famshëm të Kosovës si Dua Lipës, Rita Orës, Ava Max, Bebe Rexhës e Era Istrefit.

Gjatë këtij reportazhi theksohet fakti se si yjet shqiptare janë shumë të lidhura me vendin e tyre dhe e potencojmë gjithmonë prejardhjen shqiptare.

Për të parë reportazhin, po juaj sjellim videon në vazhdim.

Bebe Rexha fton në bashkëpunim Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka bërë ftesë publike për një bashkëpunim me koleget e saj shqiptare Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.

Përmes një postimi në facebook, Rexha ka shkruar “Dua bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”, teksa postimit i ka bashkangjitur ikonat kuq e zi, të flamurit shqiptar.

Deri më tash nuk ka pasur ndonjë projekt që ka bashkuar katërshen shqiptare, megjithatë mbetet të shihet se a do ta pranojnë këtë ftesë koleget e saj. /Periskopi/

A e keni ditur se këngëtarja e njohur Ava Max është shqiptare? Ja historia e saj

Periskopi.com Showbiz

Ava Max artistja që po bënë bujë në Amerikë sidomos me hitin e saj “Sweet but psycho”, është me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për Ana Koci e lindur në Sarandë të Shqipërisë. Tani ajo po i ngjitet majave të karrierës së saj artistike në Amerikë, me një stil shumë të veçantë.

Dëgjojeni një nga këngët e saja. Padyshim vajzat shqiptare po lënë namë në botën artistike. /Periskopi