Për regjistrimin e popullsisë 2021 nevojitet krijimi sa më shpejt i institucioneve

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës është e gatshme për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave 2021, por që është i nevojshëm angazhimi ndërinstitucional.

Kështu u tha në konferencën informuese rreth ecurisë së procesit të regjistrimit të popullsisë 2021, ku u fol për sfidat dhe rezultatet nga ky proces i cili është planifikuar të mbahet në muajin prill të vitit 2021.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi tha se përgatitjer për regjistrimin e popullisës 2021 kanë nisur dy vjet më parë,  dhe deri tani është planifikuar çdo aktivitet.

Duke  e parë impakti që ka regjistrimi i popullsisë në zhvillim të vendit, Krasniqi ka kërkuar mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovën në realizimin sa më të mirë të regjistrimit të popullsisë.

Madje sipas tij i nevojshëm është edhe krijimi sa më shpejt i institucioneve pasi që janë koncept-dokumente  dhe draft-ligje që presin miratimin nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Edhe Agjencia e Statistikave i ka sfidat e veta, prandaj është shumë e rëndësishme që ne në procesin e finalizimit të planifikimeve që kemi bërë për realizimin e projektit të regjistrimit të popullsisë 2021 është shumë me rëndësi që pikërisht në këto momente t’i kemi institucionet e reja, të kemi një Qeveri në funksion,  e cila pastaj patjetër duhet që të merret me aprovimin edhe të koncpet-dokumentit por edhe draft-ligjit. Dhe shumë procese të tjera që i nevojiten pikërisht procesit të regjistrimit të popullsisë 2021. Dhe ta kemi po ashtu Kuvendin në funskion të plotë i cili do të aprovojë edhe ligjin për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2021. Kjo mund të themi  se mund të jetë sfida,  sepse nëse do ketë vonesa në këtë drejtim sigurisht se do kenë impakt  edhe në procesin e regjistrimit të popullsisë 2021”, theksoi Krasniqi.

Kurse, drejtori i Statistikave Sociale dhe menaxheri i regjistrimit të popullsisë 2021, Avni Kastrati tha se projekti i regjistrimit të popullsisë së Kosovës 2021 është projekt multidimensional i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare, kohëzgjata e të cilit pritet të jetë 30 ditë.

Sipas tij deri tani janë krijuar 2 grupe punuese, janë mbajtur rreth 16 takime që kanë sjell hartimin e 19 dokumente bazike për regjistrim të popullsisë.

Kastrati tha se kosto më të ulët në këtë proces të regjistrimit të popullsisë do ketë fushata sensibiluzuese, e cila do të zgjas 6 muaj, ndërsa puna në terren sipas tij do ketë kosto më të lartë.

Madje ai tha se metoda e grumbullimit të të dhënave do jetë derë më derë përmes intervistimit.

“Një person do të regjistrohet vetëm një herë në një vend pra do e përdorim edhe standardin që e kemi përdorur edhe në vitin 2011, popullsinë rezidente. Kemi module të ndryshme edhe për popullsinë jo rezidente po flas për kosovarët që nuk janë këtu i grumbullojmë edhe të dhënat sipas mundësisë sepse ju të gjithë e dini se ata që kanë migruar nëse kanë migruar e gjithë ekonomia familjare ne do e bëjmë regjistrimin e atyre. Ky do jetë ai kriteri që e kemi përdorur edhe në vitin 2021. Regjstrimi i popullsisë do jetë shumë i rëndësishëm, është projekt multidimensional nuk është vetëm për Agjensinë e Statistikave dhe njëherit është si numërues i vetëm për shumë indikatorë”, tha Kastrati.

Lidhur me metodës CAPI  ose registrimit i popullisës në mënyrë elektronike duke përdor tablet   foli Burim Limolli i cili tha se kostoja e kësaj metode është më e ulëta.

” Njëra nga avantazhet është që eliminon koston e printmit dhe shpërndarjes. Në regjistrimin e kaluar është dashur t’i printojmë 2 milionë pyetësorë  10 faqe më së paku  kjo automatikisht eleminohet. Pastaj çështja e logjistikës është shumë më lehtë të menaxhohet një tablet sesa një intervistues me marr një paketë edhe me mbush me pyetësor të letrës. Pika e tretë ndër më të rëndësishmet kontrolli dhe kalimi  apo kërcimi i pyetjeve si dhe kontrolla logjike kjo ka të bëjë shumë. Domethënë kontrolla logjike kalon në tablet”, tha ai.

Regjistimi i fundit i popullësisë dhe ekonomisë familjare dhe banesave në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa ky proces në bazë të standardeve dhe praktikave ndërkombëtare duhet të realizohet çdo 10 vjet.