Hoti: Qeveria e re do t’i ketë 12 ministri, nuk ka zvarritje

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti nga Grupi Punues i LDK-së, përmes një statusi në Facebook tha se nuk ka zvarritje për arritjen e një marrëveshjeje në mes LDK-VV-së.

Sipas tij qytetarët e kanë votuar me 6 tetor dy partitë opozitare njëjtë të cilat siç thotë ai së bashku arrijnë mbi 50% të mandateve në Kuvend, të mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Hoti po ashtu ka theksuar se LDK dhe VV janë pajtuar që ti  kenë vetëm 12 ministri, në mënyrë që të kursehen miliona euro.

Ai ka treguar se në takimet e radhës do të bisedohet për rendin, ligjin sigurinë, arsimin e shëndetësinë.

Ja statusi i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.

Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.

 

Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

 

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike.