Si nëpër filmat aksion: Piloti ulë me emergjencë avionin në mes të autostradës

Periskopi.com Lajme

Një pilot u detyrua të ulte avionin e tij të vogël në autostradën “Highway 40 në Quebec City të Kanadas të enjten në mëngjes.

Rreth orës 10:30 të mëngjesit të së enjtes, piloti i aeroplanit Piper Cherokee thirri departamentin e zjarrit të qytetit Quebec duke kërkuar leje për të zbritur në autostradë vetëm disa kilometra në jug të Aeroportit Ndërkombëtar Jean-Lesage.

Jean-Paul Daoust ishte në parkingun e qendrës së tij të afërt të kopshtit, Floralies Jouvence, kur pa avionët duke zbritur mbi autostradë.

“Unë u befasova shumë,” tha Daoust. “Hera e parë që kam parë ndonjëherë një aeroplan në një autostradë, përveç në film”

Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve Bill Noonan tha që aeroplani kishte zbritur në mënyrë të sigurt kur ekuipazhi i urgjencës arritën në vend. Piloti nuk u plagos fatmirësisht.

Trafiku u ndalua për më pak se një orë ndërsa ekuipazhet e urgjencës shoqëruan aeroplanin jashtë autostradës.

Policia provinciale e Quebec konfirmoi se një problem mekanik e detyroi pilotin të bënte uljen e befasishme.

 

Kanadaja kërkon nga Irani të kompensojë familjarët e viktimave të avionit të rrëzuar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau tha se qeveria e tij do të ndajë fonde për familjarët e 57 shtetasve kanadezë dhe 29 banorëve me qëndrim të përhershëm në vendin e tij, që humbën jetën në aeroplanin që u rrëzua në Iran javën e kaluar.

Trudeau tha se Kanada do të ofrojë 19,122 dollarë për familjarët e viktimave dhe shtoi se ende pret që Irani të kompensojë familjet e viktimave.

Ai tha se këto mjete do të ndihmojë familjarët të mbulojnë shpenzimet për funeralet, udhëtimet për në Iran dhe shpenzime të tjera.

Fondet e tjera që do të mund të ofroheshin nga Teherani do të shkojnë direkt për familjarët e viktimave, shtoi kryeministri kanadez.

“Dua të jem i qartë, ne presim që Irani të kompensojë familjarët e viktimave. Por, unë i kam takuar ata. Ata nuk mund të presin për javë të tëra, ata kanë nevojë tani për mbështetje”, tha Trudeau.

Pasi fillimisht kishte mohuar përgjegjësinë, Irani pranoi se ushtria “pa dashje” kishte rrëzuar avionin ukrainas më 8 janar, pasi ishte nisur nga aeroporti në Teheran, duke vrarë 176 personat që gjendeshin në bord.

Trudeau tha se rrëzimi i avionit ishte “tragjedi kanadeze” sepse 138 pasagjerët ishin nisur drejt Kanadasë, transmeton REL.

Përveç shtetasve kanadezë, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të Iranit, Afganistanit, Ukrainës, Suedisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Trudeau tha se “kutitë e zeza” të avionit të rrëzuar janë të dëmtuara dhe i bëri thirrje Teheranit që t’ia dorëzojë Francës me qëllim që të bëhen hetime.

Suedia kërkon dëmshpërblim nga Irani pasi qytetarë të saj u vranë nga rrëzimi i avionit

Periskopi.com Lajme

Suedia kërkon dëmshpërblim nga Teherani, për qytetarët e saj që humbën jetën në aksidentin e aeroplanin ukrainas, i cili u rrëzua nga Irani.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në Twitter bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Stokholm, Sayed Rasool Mohajer u thirr në ministri për të biseduar në lidhje me aeroplanin ukrainas të rrëzuar në Iran.

Aeroplani i pasagjerëve “Boeing 737-800” i kompanisë “Ukrainian Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti Imam Homeini më 8 janar.

Në këtë ngjarje kanë humbur jetën 176 persona, përfshirë edhe shtetasit iranianë, ukrainas, kanadezë, afganë, gjermanë, suedezë dhe anglezë dhe ekuipazhi i avionit.

Edhe pse Irani fillimisht mohoi përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit, pas 3 ditëve deklaroi se aeroplani është rrëzuar aksidentalisht.

 

 

Irani mohon akuzat e rrëzimit të aeroplanit ukrainas me raketë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Organizatës së Aviacionit Civil i Iranit Ali Ali Abadzhahh ka mohuar sot atë që ai tha se ishte “thashetheme të palogjikshme” se një aeroplan pasagjerësh ukrainas që u rrëzua pranë Teheranit u godit nga një raketë, njoftoi agjencia iraniane gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.

“Nga pikëpamja shkencore, është e pamundur që një raketë të godasë një aeroplan ukrainas, kështu që thashethemet e tilla janë joligjore,” citoi agjencia Ali Abedzhadh.

Newsweek më herët raportoi se një raketë antiajrore iraniane rrëzoi aksidentalisht një aeroplan ukrainas pranë Teheranit të mërkurën në mëngjes.

Një zyrtar britanik citoi një zyrtar amerikan të thoshte se dy satelitët kishin regjistruar zjarrin e dy raketave pak para se të rrëzohej avioni, i ndjekur nga një shpërthim.

Avioni ukrainas u godit nga një raketë Tor-M1 e prodhuar nga Rusia, raportoi më parë US Newsweek, duke përmendur zyrtarë të paemërtuar të Pentagonit, si dhe shërbime të inteligjencës amerikane dhe irakiane, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët e inteligjencës së Pentagonit dhe SHBA thanë për Newsweek se avioni ishte goditur aksidentalisht.

Njësitë iraniane kundërajrore ka të ngjarë të jenë aktive pas një sulmi raketor në bazat amerikane në Irak që pasoi si përgjigje ndaj vrasjes amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, thanë burimet.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, humbën jetën të gjithë 167 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit që po fluturonin drejt Kievit, kryeqytet i Ukrainës.

82 qytetarë të Iranit, 63 kanadezë u vranë, si dhe qytetarë të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit, Gjermanisë dhe Britanisë.

​SHBA kërkon hetim të plotë në rrëzimin e aeroplanit ukrainas

Periskopi.com Lajme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, deklaroi Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave që humben jetën.

Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.

Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin.

”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik”, theksoi një burim zyrtar. Por ka dyshime, që aeroplani mund të jetë rrëzuar nga autoritetet iraniane, të cilat pak kohë më vonë ndërmorën një sulm më raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak./ATSH/

​Kanadaja kërkon përgjigje për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran

Periskopi.com Lajme

Kanadaja do të punojë me partnerët e saj ndërkombëtarë për t’u siguruar se rrëzimi i avionit ukrainas, në të cilin vdiqën 63 shtetas kanadezë, është hetuar plotësisht dhe se pyetjet e kanadezëve kanë marrë përgjigje, deklaroi kryeministri Justin Trudeau.

Trudeau theksoi se ishte i shokuar dhe i trishtuar nga raportet e rrëzimit të avionit.

“Në emër të qeverisë së Kanadasë, Sophie dhe unë shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur familjen, miqtë dhe të dashurit e tyre në këtë tragjedi”, deklaroi Trudeau, duke iu referuar bashkëshortes së tij.

Trudeau shtoi se ministri i Jashtëm, Francois Philippe Champagne ka kontaktuar me qeverinë e Ukrainës dhe po komunikon me autoritetet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, ai theksoi se ministri i Transportit, Marc Garneau po bashkëpunon me zyrtarë nga Drejtoria e Aviacionit Civil, “Transport Canada” si edhe me homologët e tij ndërkombëtarë./ATSH/

Rrëzohet avioni, 14 të vdekur dhe 60 të plagosur

Periskopi.com Lajme

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi një avion me 98 persona në bord u rrëzua në Kazakistan.

Sipas autoriteteve, avioni i kompanisë “Bek Air” u ul menjëherë pasi nisjes nga aeroporti në Almaty duke u përplasur në një ndërtesë.

Të paktën 60 persona raportohen të plagosur, përfshirë fëmijë, të cilët u dërguan në spitalet më të afërta.

Fluturimi Z92100 ishte nisur nga qyteti më i madh i Kazakistanit, Almaty, për në kryeqytetin e këtij vendi Nur-Sultan që deri në fillim të këtij viti kishte emrin Astana.

Një reporter i “Reuters” që ishte afër vendit të ngjarjes tha se në zonën e përplasjes ka pasur mjegull por nuk dihet ende shkaku që çoi në aksidentin e tmerrshëm.

Autoritetet njoftuan se në avion ishin 93 pasagjerë dhe pesë anëtarë ekuipazhi.

Sipas listës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kazakistanit, në bordin e avionëve Fokker 100 ishin 85 të rritur, pesë fëmijë dhe tre foshnje.

Miratohet prodhimi i avionit të NASA-s që fluturon me 1500 km/orë

Periskopi.com Lajme

Avioni eksperimental i NASA-s, X-59, që mund të kthejë në realitet udhëtimin e pasagjerëve komercialë me shpejtësi supersonike, ka marrë lejen për t’u ndërtuar.

QUESST është “Teknologjia e Heshtur Supersonike”, dhe në këtë avion që do të ndërtohet nga Lockheed Martin, mund të vihet në punë që në vitin 2021.

Ky është avioni i parë me pilot me të cilin ka punuar NASA në 30 vjetët  e fundit, dhe qëllimi është që të ulet zhurma e lartë supersonike.

Nëse arrihet kjo, avioni që do të fluturonte me 1500 km/orë, në një lartësi prej 16 mijë metrash, nuk do të shkaktonte asnjë zhurmë në tokë./tch

Pas 20 vitesh, ulet avioni i parë në Kuçovë të Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije është ulur në bazën ushtarake të Kuçovës avion i tipit “MC-130J Commando II”.

Kjo është hera e parë prej 20 vitesh që një avion i përmasave të tilla bën ulje në bazën e Kuçovës.

Statusi:

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.
Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.”

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/1362591763900186/

Alarm i rremë për rrëmbim të avionit në Amsterdam

Periskopi.com Lajme

Kompania ajrore e prekur nga një alarm për rrëmbim aeroplani, “AirEuropa”, ka njoftuar se alarmi ka qenë i rrejshëm.

“Në fluturimin Amsterdam – Madrid, këtë pasdite është aktivizuar, gabimisht, një lajmërim që nxit protokollet për rrëmbim”.

“Asgjë s’ka ndodhur, të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe presin që t’i vazhdojnë fluturimet së shpejti. Kërkojmë thellësisht falje”, thuhet në njoftimin e avio-kompanisë “AirEuropa”.

 

‘Hallakatet’ Bebe Rexha , bënë ‘twerk’ para pilotëve në aeroplan (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Rexha kësaj radhe ka publikuar një video jo shumë të zakonshme.

Interpretuesja e shumë hiteve derisa ndodhet në aeroplan nuk ka përtuar t’i disponojë pilotët, duke bërë një ‘twerk’ para tyre.

Padyshim që linjat e saj marrin gjithë vëmendjen në këtë video të shkurtër.

https://www.instagram.com/p/B2e7LsDlaR4/

 

Mbush 30 vjet avioni më i frikshëm në botë, i aktivizuar në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Avioni legjendar B-2 Stealth Bomber e ka kryer fluturimin e parë në verën e vitit 1989.

Një nga arsyet që këtij avioni ia kanë frikën të gjithë, është sepse mbetet i vetmi deri më sot që edhe mund t’i fshihet radarëve, edhe mund të hedhë bomba bërthamore.

Ky avion mund të mbajë 16 bomba bërthamore 1000 kg, të modelit B83, shkruan Top Channel.

Hera e parë që është angazhuar në luftime ka qenë në Kosovë, në vitin 1999, por është përdorur edhe në Irak e Afganistan, si dhe ka shërbyer si prani e SHBA-së në Paqësor, për t’i dhënë mesazhe Kinës dhe Koresë së Veriut.

 

Aeroplani i parë elektrik në botë

Periskopi.com Lajme

Ndërsa revolucioni i makinave elektrike vazhdon, duket se kjo ka prekur edhe avionët.

Në ekspozitën Paris Air Show këtë javë, prodhuesi izraelit i aeroplanëve zbuloi Alice, aeroplan i pari në botë plotësisht elektrik.

Alice me formë të pazakontë, në bordin e së cilës mund të qëndrojë deri në nëntë pasagjerë, do udhëtojë me një bateri litium-ion, që udhëton 1046 km në lartësinë 3 km dhe me 444 km/h.

 

Asnjë i mbijetuar nga përplasja e avionit në Hawaii

Periskopi.com Lajme

Një avion është rrëzuar në Hawaii, duke vrarë të paktën nëntë persona që ndodheshin në bord, thonë zyrtarët.

Avioni u rrëzua në afërsi të Dillingham Airfield pranë Mokuleia në Honolulu County.

Nuk kishte asnjë të mbijetuar nga fluturimi King Air, shkroi në Tëitter Departamenti i Transportit në Hawaii.

Nuk është e qartë nëse avioni po ngrihej në fluturim apo po ulej.

Departamenti i zjarrit i Honolulu tha se morën njoftime për një aeroplan të rrëzuar rreth orës 6:30 të premten.

 

Avioni përplaset me helikopterin, tre të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një aeroplan është përplasur me një helikopter pranë Malit Everest.

Sipas policisë së Nepalit, si pasojë e këtij aksidenti ajror kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Avioni i Simrik Air ishte nisur nga Aeroporti Tenzing-Hillary në Lukla përpara se të përplasej me një helikopter të dielën në mëngjes.

Të dy mjetet fluturuese ishin pronë të kompanive private.

Udhëtarët incizojnë rrëzimin e aeroplanit, shikoni pamjet e frikshme

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët e “Cesna 206” xhiruan avionin e tyre derisa po rrëzohej në malet e Venezuelës.

Një aeroplan i vogël goditi së pari pemët dhe dy nga katër vetë vdiqën si pasojë e rrëzimit.

Në mesin e udhëtarëve ishin tre kolonelë venezuelas, ndërsa i katërti ishte një rreshter.

Aksidenti ndodhi në shtetin e Bolivarit.

Shqiptari rrëfen tmerrin që përjetuan nga turbulencat në avionin Stamboll-New York

Periskopi.com Lajme

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar pasagjerët e avionit të kompanisë turke Turkish Airline. Mësohet se avioni i drejtimit Stamboll-New York ka hyrë në masa ajrore të forta dhe ka humbur ekuilibrin, shkruan albeu.com.

Mediat turke raportojnë se avioni i nisur nga Stanbolli në momentin që ka hyrë në fushën ajërore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe për pasojë ka ndikuar në ekuilibrin e avionit. Pas kësaj u shkaktua panik te pasagjerët dhe 28 prej turke morën plagë të lehta.

Ndër ta ishte edhe një shqiptar, Sead Nikaj i cili u shpreh për gazetën amerikane New-York Times se pas kësaj që pa me sytë e tij nuk do të hipë më në avion.

“Po kthehesha nga Shqipëria dhe 40 minuta para uljes në New York u përplasëm me rryma ajrore. Pas një periudhe qetësie sërish u përplasëm me një rrymë më të fortë. Njerzit filluan të bërtasin dhe të luteshin për jetën. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një gjë të tillë.” tha ai.

E megjithatë të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm disa prej tyre kanë thyerje të kockave.

KLIKO KETU

 

Turbulenca në avion, lëndohen 29 pasagjerë

Periskopi.com Lajme

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimit të avionit të “Turkish Airlines” drejt aeroportit ndërkombëtar “John F Kennedy” në SHBA.

Zëdhënësi i aeroportit, Steve Coleman tha se katër pasagjerë u dërguan në spital pasi avioni u ul të shtunën rreth orës 5.35.

Njëri kishte një këmbë të thyer dhe të tjerët pësuan lëndime, plagë dhe prerje.

Coleman thotë se shumica e udhëtarëve janë trajtuar brenda aeroportit.

Departamenti zjarrfikës i qytetit të Nju Jorkut tha në Twitter, se të gjithë të plagosurit, dy prej të cilëve fëmijë, kishin pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën.

KLIKO KETU

 

Avioni shpërthen në tym, bën ulje emergjente në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Një avion i linjës “Blue Panorama” që udhëtonte nga Tirana drejt Anconës ka kryer ulje të detyruar pak minuta pasi ishte nisur nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”.

Lajmi bëhet i ditur për nga një prej pasagjerëve, që tregon edhe minutat e tmerrit.

Ai thotë se ishin nisur normalisht në orën 07:00 të mëngjesit me një avion të linjës “Blue Panorama”, kur ndodhi defekti në ajër.

“U ngritëm normalisht, ishim në det, sapo kishim kaluar Durrësit kur pamë tym të dilte nga avioni, kabina u mbush me tym. Ishte tmerr, kishte edhe fëmijë që nisën të qanin”, tregon pasagjeri që preferon të mbetet anonim.

Në ato momente paniku, pasagjeri thotë se nuk janë lejuar të përdorin telefonat për të filmuar dhe se avioni ka bërë disa manovra të rrezikshme para se të ulet.

“Kabina u mbush me tym kur na njoftuan që do ulemi në Rinas për shkak të defektit. Avioni bëri disa lëvizje shumë të rrezikshme, thamë se u rrëzuam. Është i gjithë faji i avionëve të vjetër që sjellin në Shqipëri si të ishim bota e tretë. Pilotët na e shpëtuan jetën, nuk e di se si mundën ta ulnin atë avion në gjendjen që ishte”,- tregon ndër të tjera pasagjeri, shkruan BW.

Prej gati dy orës 50 pasagjerët që prisnin të udhëtonin drejt Anconës janë ende në pritje në Rinas dhe askush nuk i ka lajmëruar se kur do të nisen.

 

Gjendet një trup në avionin që udhëtonte Sala

Periskopi.com Sporti

Operacioni i kërkimeve për gjetjen e aeroplanit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala ka hyrë në fazat e fundit.

Fillimisht u gjend avioni i rënë, ndërsa së fundi raportohet se është gjendur edhe një trup.

Një trup është parë në rrënojat e avionit që mbante futbollistin e humbur Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson”, konfirmon Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Ende nuk dihet nëse trupi i gjetur është i futbollistit apo i pilotit.