Përleshje mes nxënësve në Mitrovicë, një i lënduar

Periskopi.com Lajme

Një përleshje fizike ka ndodhur në mes një grupi të rinjsh mëngjesin e së hënës në Mitrovicë.

Për pasojë një person ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa 4 persona janë arrestuar nga Policia.

Kështu ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Ai ka thënë se me raportet e deritanishme, nuk bëhet fjalë për përdorim të armëve. Ndërsa thotë se ende nuk janë informuar se cilës shkollë i përkasin këta të rinj.

“Është raportuar për përleshje, deri më tash 4 persona janë marrë nga policia. Janë të rinj por s’mund ta konfirmoj të cilave shkolla janë. Njëri prej tyre ka marrë lëndime të lehta, por jo nga armët. Nuk mund të konfirmoj nëse ka pasur armë apo jo”, tha Zahiti për Periskopin.