Gashi: Nëse Frashëri ka menduar se djali im është Milaim Zeka – ka gabuar

Periskopi.com Lajme

Avokati Tomë Gashi, ka folur edhe një herë për Frashër Krasniqin e PSD’së i cili para disa ditësh akuzoi djalin e avokatit, Albin Gashin, se e ka sulmuar atë.

Si mysafir në T7, Gashi ka thënë se Frashëri është dashur të ketë shenja në trup për të dëshmuar se djali i tij, Albin Gashi e ka sulmuar ish-deputetin e LVV’së.

“Një njeri që raporton një rast në polici dhe 30 minuta më vonë shkon në televizion dhe nuk ka shenja, ky është spektakël i tij i aranzhum”, ka thënë Gashi.

Po ashtu avokati Gashi ka thënë se Krasniqi ka gabuar duke menduar se Albin Gashi është si Milaim Zeka, të cilin para më shumë se dy viteve kishte sulmuar në studiot e Klan Kosovës.

“Nëse ka menduar që djali im është si Milaim Zeka-Znaqka e ka pas gabim”, ka thënë Gashi.

Tomë Gashi kërkon nga Prokuroria Speciale ta hetojë rastin e vdekjes së Deharit

Periskopi.com Lajme

Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Gashi ka kërkuar nga prokuroria t’i hetojë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në rastin e vdekjes së Deharit.

“Nga Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që të nxjerrë aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Kosovës ), të shtytësve në vrasje, të atyre që e kanë fshehur vrasjen për tre vjet dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes, si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal”.​