Rasti “Toka”, Azem Syla aktakuzën ndaj tij e quan politike e të orkestruar nga Beogradi

Periskopi.com Lajme

Politike dhe të orkestruar nga Beogradi, e ka quajtur aktakuzën ndaj tij, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla.

Kjo aktakuzë, ish-deputetin Syla e ngarkon se i ka prirë grupit të organizuar kriminal që kanë bërë dallavere me disa prona në Çagllavicë.

Bashkë me Sylën, akuzohen edhe 16 persona të tjerë, në atë që njihet si rasti “Toka”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së mërkurës, në këtë rast ka filluar faza, në të cilën të akuzuarit do të deklarohen për aktakuzën e PSRK-së.

Para trupit gjykues, të kryesuar nga gjykatësi Beqir Kalludra, i pari që ka filluar të deklarohet ka qenë i akuzuari Azem Syla.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha, i akuzuari Syla ka thënë se aktakuza ndaj tij nuk është e bazuar me asnjë provë dhe e tëra është mbështetur në dëshminë e dëshmitarit bashkëpunues N.B, që sipas tij, ka qenë i orkestruar dhe rekrutuar nga shteti i Serbisë.

“Kjo akuzë, fillet i ka politike nga qarqe të caktuara, që doli në fund që dëshmitari N.B. ka qenë i orkestruar me disa njerëz në Beograd dhe doli që kjo aktakuzë kundër meje ka qenë krejt politike. Në raport me emrin tim ka qenë një goditje dhe lëndim shpirtëror, lëre më me gjithë këtë propagandë që është bë në këto katër vjet në bazë të pavërtetave, në bazë të dëshmitareve që janë rekrutuar jashtë vendit tim dhe kjo ka qenë lëndim që me të pavërteta dhe shpifje më kanë goditur dhe për këto nuk ndihem fajtor”, ka deklaruar Syla.

Avokati Berisha, e pyeti Sylën nëse janë të vërteta pretendimet e prokurorisë se ai ka koordinuar veprimet e të akuzuarve të tjerë të përfshirë në këtë rast dhe nëse ai ka kërkuar nga ata që të raportojnë te ai për veprimet e tyre, të cilat pretendime i ka mohuar Syla.

“I tërë rrugëtimi i jetës sime dhe përpjekja ime, ka qenë që Kosova të vijë në këtë ditë ku jemi dhe çdo formë e paligjshme, e ultë, e ndytë, kanë qenë të papranueshme dhe edhe moralisht i kam kundërshtuar dhe luftuar”, ka shtuar Syla.

Pasi avokati Berisha, ka kërkuar nga Syla që të përgjigjet nëse i njeh të bashkakuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë aktakuzë, ish-deputeti ka thënë se përpos Shaban e Ilaz Sylës që ka lidhje gjaku me ta, por edhe Fahredin Gashin, Shpresim Ukën dhe Arton Vilën, të cilët i ka njohur përmes familjarëve të tyre, asnjë të akuzuar tjetër nuk e njeh.

Ndërsa, ka shtuar se me asnjërin nga të akuzuarit, duke përfshirë edhe ata që i ka njohur, nuk ka pasur asnjë relacion biznesi apo tregtar, e as ndonjë përfitim.

Ai ka thënë se në këtë rast prokuroria atij nuk ia ka ngrirë apo sekuestruar asnjë pasuri të luajtshme ose të paluajtshme, e as para dhe se në bastisjen në shtëpinë e tij, nuk kanë gjetur asnjë provë që inkriminon atë në këtë grup të të akuzuarve.

“Ardhja e Policisë së Kosovës, bashkë me EULEX-in, për të më arrestuar atëherë, ka qenë një ardhje për të cilën është gëzuar edhe Beogradi. Me ato kamera dhe asgjë nuk kanë gjetur në shtëpinë time, për ta sekuestruar si të paligjshme, pos do kaseta dhe telefonat e fëmijëve që akoma nuk janë kthyer dhe asgjë nuk është sekuestruar”, ka thënë Syla.

Mbrojtësi i Sylës, ia ka paraqitur atij edhe një përgjim, të cilin e ka prezantuar si provë prokuroria, sipas të cilit pretendohet se më 30 mars 2010, në ora 16:06, nga një numër, të një personi të panjohur, ka pasur një komunikim në mes tij dhe të akuzuarit Fahredin Gashi, në të cilën thuhej, “A.S-Bisedojmë përsëri në telefon atëherë. F.G-Në këtë numër, A.S, Jo, jo, ky vetëm ka ardhur si mysafirë, por ju mund ta organizoni disi me nipin, është me mua gjatë gjithë kohës dhe pastaj mund të flasim. Sikur të mos ishte për një biznes të mirë, unë nuk do të kërkoja që të vish. A mendon që mund të vish  e të të shoh. F.G-A mund të vij më vonë, në rregull do të vij”.

Berisha ka thënë se me këto fjalë, prokuroria ka pretenduar se dëshmon se është diskutuar për rastin e tokave dhe se dëshmon hierarkinë e Sylës në këtë grup, por Syla ka deklaruar se atij nuk i kujtohen këto fjalë, përderisa sipas tij, ai nuk ka qenë i përfshirë në këto çështje.

Berisha, ka shtuar se prokuroria ka paraqitur edhe disa përgjime, të cilat pretendohen se janë të të akuzuarve Shaban Syla, Shpresim Uka, Arton Vila, në të cilat është përmendur emri i Azem Sylës, por ai ka thënë se edhe sot mund që të tjerët të thirren në emër të tij, por që ai nuk merr përgjegjësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njejtit është vecuar procedura.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

E konfirmuar: Gjykata Speciale fton Azem Sylën

Periskopi.com Lajme

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, shkruan Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100./Periskopi/

 

Dështon gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”

Periskopi.com Lajme

Ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar, në rastin “Toka”.

Bashkë me Azem Sylën, në këtë rast po akuzohen edhe Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi, Ramadan Uka, Arton Vila, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Sabedin Haxhiu, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Avni Maxhuni, Elhame Uka dhe Lumnije Sopjani.

Shkak i dështimit të kësaj seance ishte mungesa e mbrojtësit së të akuzuarit Gazmend Gashit, avokatit Qerim Metaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Beqir Kalludra bëri të ditur se i akuzuari Gashi ia kishte dërguar një parashtresë gjykatës dhe e kishte njoftuar se mbrojtësi i tij gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe nuk kishte mundur të angazhojë tjetër avokat.

Këtë parashtresë gjykatësi tha se e kishte pranuar në përfundim të orarit të punës, prandaj sipas Kalludres, për të akuzuarit Shaban Syla, Shpresim Uka, Fahredin Gashi dhe Lubisha Vujoviq gjykata e kishte anuluar urdhëresën nga qendra korrektuese, prandaj të njëjtit kanë munguar në seancën e së enjtes.

Ndryshe në seancën e së enjtes kishte munguar edhe dëshmitari bashkëpunues dhe dëshmitarja Bademe Kelmendi, ndërsa prezent në këtë seancë kanë qenë dëshmitarët Faton Majanci, Eduard Gashi, Mexhit Syla dhe Dejan Llaziq.

Gjykatësi Kalludra njoftoi se seanca e radhës e cila pritet të mbahet me 11 shtator 2019, do të mbahet në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka mjete teknike për të dëgjuar dëshmitarin bashkëpunuar përmes videolinkut.

Ndryshe, në seancën e 16 majit 2019, gjykatësi Kalludra kishte njoftuar palët tjera se e akuzuara Shqipe Maxhuni kishte ndërruar jetë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it.

Më 12,13 dhe 15 dhjetor të vitit 2016, ishte mbajtur seanca fillestare, në të cilin Azem Syla dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Pas seancave fillestare, mbrojtja brenda afatit prej 30 ditësh, kishte paraqitur kundërshtimet e tyre për provat dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.

Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues, gjykatësi Arkadiusz Sedeck, pasi kishte pranuar kundërshtimet e mbrojtjes, kishte refuzuar të njëjtat dhe më 4 prill 2017, kishte konfirmuar aktakuzën në shkallën e parë, ndërsa pas ankesave në Gjykatën e Apelit, shkalla e dytë e kishte konfirmuar aktakuzën më 26 tetor 2017.

Sedeck, fillimin e shqyrtimit gjyqësor e kishte caktuar, pas më shumë se një viti nga vendimi i Apelit, më 9 janar 2018, por e njëjta kishte dështuar për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.

Edhe pse kishte caktuar shumë seanca të tjera, gjyqtarët e EULEX-it nuk kishin mundur që të fillojnë këtë shqyrtim, pasi EULEX-i hoqi dorë nga ky rast dhe lënda kaloi të gjyqtari vendor Beqir Kalludra.

Ndërsa, pas disa dështimesh seanca e parë e këtij shqyrtimi ishte mbajtur më 3 shtator 2018, ndërsa fjala hyrëse në këtë rast ishte dhënë në seancën e 25 qershorit 2019.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën akuzohet edhe Shaban Syla, Ilaz Syla, Mexhid Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Edvard Gashi, Sabedin Haxhiu, Ramadan Uka, Avdyrrhaman Brajshori, Lubisha Vujoviq, Gazmend Gashi, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

Lista e Zezë e Amerikës: Grabovci, Rugova, Syla dhe dhjetëra të tjerë dënohen nga ShBA-ja

Periskopi.com Lajme

Adem Grabovci, Ukë Rugova, Azem Syla, Sami Lushtaku, Besim Beqaj, Zenun Pajazit dhe Astrit Haraqija së bashku me dhjetëra të tjerë të akuzuar për rastet më të rënda në Kosovë nuk do të mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka njoftuar se ka vendosur mos t’u japë viza të akuzuarve për raste të ngjashme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu kanë vendosur sanksione zyrtarëve të Kosovës që janë duke u akuzuar për rastet më të rënda korruptive në vend. Janë përmendur disa prej rasteve më të mëdha korruptive në vend.

Në këto raste janë të përfshirë disa anëtarë të PDK-së. Aktualisht në mesin e këtyre personave gjendet edhe ministri në Qeverinë e Kosovës dhe një deputet. Besim Beqaj që udhëheq ministrin e Inovacionit, sipas këtij vendimi nuk do të mund të udhëtojë për në SHBA. Pa viza ka mbetur edhe Zenun Pajazit

Përveç tyre edhe dy ish-deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk do të mund të udhëtojnë për në SHBA. Adem Grabovcit të akuzuar në rastin “Pronto” dhe Azem Syla në rastin “Toka” nuk do t’i jepet viza për në SHBA.

Vizë për SHBA nuk do të ketë as për Sami Lushtakun për ikje nga burgu i Dubravës. Ky i fundit së fundmi udhëtoi edhe për në Hagë, ku u ftua nga Gjykata Speciale.

Përveç zyrtarëve të PDK-së në këtë “listë të zezë” është futur edhe djali ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Ukë Rugova i akuzuar për rastin me viza italiane nuk do të mund të udhëtojë për në SHBA. /Periskopi

Gjykimet e profilit të lartë, histori zvarritjesh

Periskopi.com Lajme

Në tetor të vitit 2016 është ngritur një nga akuzat më të mëdha që nga paslufta. E njohur në opinion si rasti “Toka”, kjo aktakuzë në krye me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla dhe shumë të akuzuar të tjerë është ngritur për shkak të dyshimeve të bazuara se shteti është dëmtuar rreth 30 milionë euro për veprimet kriminale për të cilat ata akuzohen.

Prej tetorit 2016 deri në mars të këtij viti menaxhimi i këtij rasti nga gjykata ka folur për seri seancash të dështuara e pamundësi e gjykatës që të vendosë drejtësi karshi pretendimeve të Prokurorisë së Shtetit për këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Azem Syla dhe “Grupi i tij”, akuzohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për biznes me toka shoqërore. Aktakuza ka të bëjë me rastin e tokave në “Veternik” dhe Çagllavicë, ku janë të përfshirë shqiptarë dhe serbë.

Por “histori” të përafërt të trajtimit kanë edhe shumë raste të tjera të profilit të lartë, për të cilat janë ngritur aktakuza. Shumë seanca të dështuara e disa vite vonesë që të nisen ligjërisht të trajtohen disa raste në gjykatë është historia që përcjell shumicën e gjykimeve, ku të përfshirë janë profili i lartë i të akuzuarve.

Surroi thotë se Azem Syla mund ta ndal Hashim Thaçin: Thirreni Dajën

Periskopi.com Lajme

Publicisti dhe shkrimtari i njohur Veton Surroi ka bërë një kolumnë të botuar në gazetën Koha Ditore dhe portalin Koha në lidhje me dialogun që pritet të rifillojë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ka evokuar kujtime nga Konferenca e Rambouillet-së.

Surroi thotë se presidenti aktual Thaçi ka qenë vazhdimisht gabim në negociata, dhe se në ato të Rambouillet-së kishte qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes që i solli vendit çlirimin dhe më vonë edhe pavarësimin.

“Më 1999, në Konferencën e Rambouillet-së, Hashim Thaçi në mënyrë konsistente punoi, deri në orët e fundit të saj, që pala kosovare të mos e nënshkruante Marrëveshjen, dhe rrjedhimisht të mos e fitonte përkrahjen e SHBA-së dhe të aleatëve perëndimorë. Pa nënshkrimin e Delegacionit të Kosovës nuk do të kishte bombardime të NATO-s, pra nuk do të kishte as çlirim të Kosovës.” – shkruan ndër tjerash Surroi.

Më tej, Surroi rrëfen se si ka ndryshuar situata pas kërcënimeve të rënda të të gjithë zyrtarëve evropianë dhe amerikanë pas kundërshtimeve të vazhdueshme për të nënshkruar nga pala kosovare e nxitur nga Hashim Thaçi.

Ai thotë se kishte ardhër Paskal Milo, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i cili iu kishte thënë se Shqipëria do ta tërhiqte mbështetjen për UÇK-në nëse nuk nënshkruhej marrëveshje, pas së cilës z.Azem Syla, i njohur si daja kishte thënë:

““O, veç nuk po di a p’i bie NATA Serbisë a jo, se kush e vet këtâ…”, tha duke bërë me dorë nga Hashim Thaçi.” – kujton Surroi.

Surroi kërkon që t’i thirret daja Hashim Thaçit në mënyrë që të ndalet në përpjekjen e tij për t’i korrigjuar kufijtë.

Lexojeni shkrimin e plotë duke klikuar këtu. /Periskopi

Rasti “Toka”, rekord për seanca të dështuara

Periskopi.com Lajme

Katër prokurorë të ndryshëm, dy trupa gjykues të ndryshëm, brenda 24 muajve prej se është ngritur aktakuza e njohur si “Toka”, për bilanc kanë pasur dështimin e njëpasnjëshëm të seancave në këtë rast.

Prokurorët Danilo Cecareli fillimisht e pastaj me radhë prokurorët specialë Abdurrahim Islami, Sylë Hoxha e Arian Gashi për një periudhë gati dyvjeçare prej ngritjes së aktakuzës kanë shkuar në Gjykatë vetëm për të marrë lajmin se seanca gjyqësore e thirrur sërish ka dështuar, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa për të përfaqësuar aktakuzën janë ndërruar katër prokurorë, deri tani është mbajtur vetëm një seancë që cilësohet si ligjërisht e përfunduar.

Për 25 muaj prej ngritje së aktakuzës, kundër ish-deputetit Azem Syla dhe 21 personave të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme që lidhen me krimin e organizuar, Gjykata Themelore në Prishtinë ligjërisht e ka përfunduar vetëm seancën fillestare.

Shoferi i Azem Sylës lirohet nga aktakuza

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Prishtinës, e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj 17 personave të akuzuar në rastin e njohur si “Toka 2”, rast ky i cili ka të bëjë me keqpërdorim pronash të komunave të Prishtinës dhe Graçanicës.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, pas shqyrtimit të kundërshtimeve të mbrojtësve të të akuzuarve në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, ka vendosur që të hedhë poshtë pretendimet e Prokurorisë ndaj të akuzuarve: Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Xhabir Kajtazi, Isak Ademi, Albion Mulaku, Lirim Zeka, Agim Jerlia, Gëzim Rama, Basri Beka, Enver Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami, Bajram Gashani dhe Shaip Krasniqi.

Kurse në raport me të akuzuarit e tjerë Nexharije Hoti, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Gani Ademi, Avni Maxhuni dhe Shqipe Maxhuni, gjyqtari Kalludra e ka aprovuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale.

Lajmin e ka vërtetuar vetë gjyqtari i çështjes, Beqir Kalludra.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës grupin prej 24 personave i akuzon për krim të organizuar, nxjerrje dhe ndihmë e nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit në vazhdimësi, plaçkitje, falsifikim të dokumentit zyrtar, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit në vazhdimësi dhe shpëlarje e parave në vazhdimësi.

Nga këta persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale, Nexharije Hoti ishte gjyqtare në ish-Gjykatën Komunale të Prishtinës, Reshat Fetahu, shef në Departamentin Ligjor në AKP, Gani Ademi këshilltar ligjor i këtij departamenti, Avni Maxhuni avokat, Isak Ademi noter, Albion Mulaku nëpunës në Bankën BKT, Xhabir Kajtazi përfaqësues ligjor në L.L.C. “Union” Sh.P.K.

Aktakuzat ndaj këtij grupi lidhen me keqpërdorim pronash të komunave të Prishtinës dhe Graçanicës.

Bëhet fjalë për 36 hektarë tokë komunale të shitur me çmim shumë të ulët në krahasim me çmimin real të tregut.

Ky proces gjyqësor nisi më 6 prill të vitit 2016./Kallxo.com

Arratiset i akuzuari në rastin e Azem Sylës

Periskopi.com Lajme

Disa nga pjesëtarët e akuzuar në rastin ndaj Azem Sylës nuk janë paraqitur sot në seancën gjyqësore.

Në seancën e sotme kanë munguar disa prej të akuzuarve ndërsa gjykatësi i rastit ka vendosur që të veçojë procedurën penale.

Gazetarja e KALLXO.com raporton se veçimi i procedurës është bërë ndaj të akuzuarve Ilaz Syla, Hajrullah Berisha, Nuhi Uka si dhe Mustaf Haliti.

“Meqë mungojnë të akuzuarit Ilaz Syla, Hajrullah Berisha, Nuri Uka si dhe Mustaf Haliti, trupi gjykues merr aktvendim: pezullohet procedura gjyqësore ndaj këtyre te akuzuarve”, deklaroi kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Gjykatësi Kalludra ka sqaruar se i akuzuari Ilaz Syla është arratisur pasi me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte rikthyer në paraburgim.

Gjykimi në rastin e njohur Toka ka vazhduar sot. Avokati Haxhi Millaku, mbrojtës i Ilaz Sylës ka thënë për KALLXO.com se i mbrojturi i tij pritet që së shpejti ti dorëzohet organeve të drejtësisë pasi sipas tij ka pasur një keqkuptim në procedurë në kohën kur vendimi ishte apeluar në gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit nuk na ka dhënë mundësi të ankohemi në ankesën e prokurorit.

 

Azem Syla do të mbrohet në liri, Prokuroria ende s’ka caktuar prokuror për rastin e tij

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar disa ditë qëkur i akuzuari në rastin “Toka”, Azem Syla, është liruar nga arresti shtëpiak.

Por Syla do të vazhdojë më tutje të jetë në liri, raporton KTV.

Kjo pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se i duhen edhe disa ditë që të caktojë një prokuror për rastin e tij.

Lënda, sipas prokurorit special Sylë Hoxha, pritet t’i ndahet njërit prej prokurorëve të rinj të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Se gjatë trajtimit të Azem Sylës pati lëshime, e pranon prokurori special Sylë Hoxha, por sipas tij, faji kryesor mbetet te Gjykata, e cila e la në liri Sylën.

KTV-ja ka kontaktuar edhe me prokurorin e rastit Toka, Abdurrahim Islami, i cili ka një javë që është pensionuar.

Islami, përmes telefonit, ka thënë se edhe në këtë rast vazhdimin e masës së arrestit ndaj Azem Sylës është dashur ta bëjë gjykata, ashtu siç ka bërë edhe në muajt e kaluar.

Islami më tutje deklaroi se gjatë shqyrtimeve gjyqësore gjithmonë ka qenë detyrë e gjykatës që të merret me caktimin e masave të paraburgimit.

KTV-ja ka kontaktuar gjithashtu edhe me gjyqtarin Beqir Kalludra, i cili ishte kryetar i trupit gjykues në rastin e Azem Sylës, por Kalludra pasi ka dëgjuar pyetjen e KTV-së, e ka mbyllur telefonin, duke refuzuar kështu të japë sqarime.

E telefonin nuk e ka hapur gjatë tërë ditës as avokati mbrojtës i Azem Sylës, Besnik Berisha.

Ndërsa të hënën, kur pritet të mbahet një seancë në rastin e njohur si Toka, prokuror pritet të jetë vetë prokurori special, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se këtë do ta bëjë në mënyrë që të mos ketë vonesa në këtë lëndë.

Azem Syla, i akuzuar në rastin Toka, u lirua javën e kaluar nga masa e arrestit shtëpiak, pas një vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e la atë në liri, me arsyetimin se nuk kishte kërkesë nga prokuroria për vazhdimin e masës së arrestit.

Por prokurori i rastit, Abdurrahim Islami, kishte dalë në pension vetëm disa ditë para se gjykata ta lironte Azem Sylën.

Edhe gjyqtari Beqir Kalludra tenton të shfajësohet për lirimin e Azem Sylës

Periskopi.com Lajme

Gjyqtari i rastit të Azem Sylës, Beqir Kalludra ka folur në lidhje me lirimin nga arresti shtëpiak i të akuzuarit Azem Syla.

Ai ka thënë se në adresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës nuk kishte pranuar asnjë propozim nga prokuroria në lidhje me vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundrejt të pandehurit në fjalë.

Kalludra tha se Azem Sylës i ka pushuar masa e arrestit shtëpiak dhe pasi që nuk ka pasur ndonjë propozim për vazhdim të kësaj mase ai si gjyqtar i rastit nuk ka pasur se për çfarë të vendos, prandaj automatikisht pas pushimit të masës së arrestit shtëpiak i akuzuari është liruar.

Kalludra ka dhënë përgjigje edhe në arsyetimet e Prokurorisë Speciale të cilët kanë thënë se presin vendimin e gjykatës për ta apeluar atë. Sipas Kalludrës në këtë rast nuk ka fare vendim pasi masa është ndërprerë me automatizëm.

Lirimin nga arresti shtëpiak të Azem Sylës e kishte konfirmuar, kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Afërdita Bytyçi, duke e arsyetuar lirimin e tij me faktin se “prokuroria nuk paraqitur kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak”./kallxo.com

Lirimi i Azem Sylës, Prokuroria Speciale neglizhoi paraqitjen e kërkesës për arrestin

Periskopi.com Lajme

Disa orë pasi është liruar nga paraburgimi KALLXO.com mëson se Prokuroria Speciale nuk e kishte fare idenë që Azem Syla ishte liruar nga arresti shtëpiak. Madje lajmi për lirimin ishte marrë nga mediat.

Prokurori Abdurrahim Islami i cili ishte duke e përfaqësuar rastin ka dalë në pension javën e kaluar ndërsa lënda ende nuk i është caktuar një prokurori të ri. Në mungesë të një prokurori gjykata të premtën nuk ka pasë kërkesë nga Prokuroria Speciale për ta vazhduar masën e arrestit për Sylën.

Kryeprokurori i speciales, Reshat Millaku i ka thënë KALLXO.com, se për lirimin e Sylës ka kuptuar nga mediat. “Unë nuk kam ditur që masa i skadon, lajmin e kuptova mbrëmë nga mediat. Lëndën e ka pasë Abdurrahimi po ai tash ka dalë në pension” ka thënë Millaku. Ai ka shtuar se për një javë prokuroria nuk ka caktuar prokurorin ne ri i cili do të merret me rastin ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që të ankohen ndaj vendimit për lirim. “ Kur ta marrim vendimin do e shohim a do paraqesim ankesë apo jo” ka thënë Millaku.

Azem Syla është liruar dje nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të Gjykatës së Prishtinës. Kryetarja e Gjykatës Afërdita Bytyqi ka sqaruar se vendimi i gjykatësit ka ardhur për shkak se prokuroria nuk kishte kërkuar vazhdimin e masës.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

 

 

Prokuroria Speciale e painformuar për lirimin e Azem Sylës

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi sot Azem Sylën, ish deputetin e PDK-së, nga arresti shtëpiak me arsyetimin se prokurori i rastit nuk ka kërkuar zgjatje të masës së sigurisë.

Por në Prokurorinë Speciale nuk janë të informuar për zhvillimet në këtë rast.

Sylë Hoxha, përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha për KALLXO.com se nuk është në dieni për këtë rast.

“Nuk di asgjë pasi që nuk jam prokuror i rastit… Nëse do të kisha qenë në zyrëe kisha marrë vesh se çka ka ndodhur”, tha Hoxha.

Prokurori që ka ngritur aktakuzën në rastin ‘Toka’ për të cilin akuzohen Azem Syla dhe mbi 50 të dyshuar të tjerë, është Avdurrahim Islami i cili bëhet e ditur se është pensionuar javën e kaluar.

Më herët, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi tha se Syla është liruar sepse “prokuroria nuk ka bërë propozim për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak”.

“Kësisoj, ai nuk ka më asnjë masë (të sigurisë)”, tha Bytyqi.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve. Po ashtu ka sjellë pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.

Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj grupit të akuzuar në Rastin “Toka”.

 

Azem Syla lirohet nga arresti shtëpiak

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, ndaj ish-deputetit të PDK’së, Azem Syla.

Këtë e ka konfirmuar avokati i ish-deputetit Syla, Besnik Berisha.

Një vendim të tillë Gjykata Themelore e Prishtinës, e kishte marrë edhe më 12 mars të këtij viti, ku e pati refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohet në liri, raporto Insajderi. Mirëpo, vetëm pas 11 dite qëndrimi në liri, ndaj Azem Sylës ishte marrë përsëri vendim që ai të kthehet sërish në burg shtëpiak.

Azem Syla, së bashku me 21 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar në lidhje me tjetërsimin e tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës, në rastin e quajtur “Toka”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre më 25 tetor të vitit 2016.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

 

Gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve shtyhet për shtator, mungoi prokurori

Periskopi.com Lajme

Gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Toka” ka dështuar për të tretën herë me radhë.

Shkak për dështimin e seancës të kësaj të hëne është bërë mungesa e prokurorit të rastit, Abdurrahim Islami.

Përveç prokurorit kanë munguar edhe dy nga të akuzuarit, Ilaz Syla dhe Mustafë Haliti, raporton Koha Ditore.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë para të pranishmëve se prokurori e ka lajmëruar paraprakisht për mungesën. Krejt kjo, me arsyetimin se është i caktuar në një seancë tjetër në Mitrovicë dhe se “nëse atje do të kryhej me kohë, do të mund të merrte pjesë edhe në seancën në Prishtinë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

Kalludra ka thënë se për të akuzuarin Ilaz Syla do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, pasi sipas tij, nuk e ka arsyetuar mungesën në seancën e së hënës.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 3 shtator 2018, duke filluar nga ora 13:00.

Sërish shtyhet seanca për Azem Sylën

Periskopi.com Lajme

Seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Toka” ku i akuzuar është ish-deputeti i PDK-së Azem Syla dhe të tjerët është shtyrë, kjo pasi sipas kryetarit të trupit gjykues Beqir Kalludra nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj. Seanca është shtyrë për datën 12 korrik.

Gjyqtari Beqir Kalludra, me fillimin e seancës konstatoi prezencën dhe mos mos-prezencën e të akuzuarve. Prezent në sallë ishte edhe prokurori i Prokurorisë Speciale Abdulrrahim Islami

“Me qenë se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës, trupi gjykues merr vendim se shqyrtimi i sotëm i kësaj seance të shtyhet. Seanca tjetër do të mbahet me 12 korrik në orën 9:00”, tha kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Që në fillim, avokati i të akuzuarit Azem Syla, Besnik Berisha th ase klienti i tij është rrugës duke ardhur në Gjykatë.

“Azem Syla është rrugës tu ardh se ka shku policia me e marrë”, tha avokati Berisha.

Gjyqtari Kalludra tregoi se për të akuzuarin Azem Syla Gjykata ka lëshuar urdhër përcjellje.

“Azem Syla mungon për të cilin gjykata kë lëshuar urdhër përcjellje nga policia, i njëjti është në ardhje e sipër për në gjykatë”, tha Kalludra.

Sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, i akuzuari Shaban Syla, mungon dhe se gjykata ka prova se ai është ftuar.

“I akuzuari Shaban Syla, mungon, gjykata ka prova se ai është ftuar dhe është konfirmuar ardhja e tij nga familjarët, i njëjti gjendjet në vuajtje të dënimit për vepra të tjera penale dhe mbrojtja e tij është avokatja Adelina Shabani”, konstatoi gjyqtari Kalludra.

Ndërsa, i akuzuari Shpresim Uka dhe Fahredin Gashi ishin prezent në gjykatore.

I akuzuari tjetër Ilaz Syla, nuk ishte prezent në sallë, i njëjti ndodhet në arrati.

“Ilaz Syla mungon, kundër të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit, dhe nga koha e aktvendimit edhe pse gjykata ka lëshu fletarrest ndaj të njëjtit, ai gjendet në arrati ndërsa mbrojtësi i tij është në sallë”, tha Kalludra.

Siç raportoi një ditë më parë KALLXO.com, për më shumë se katër muaj qëkur EULEX-i njoftoi se do ta transferoj lëndën tek gjyqtarët vendorë,  pritej që sot e premte 29 qershor të rifillonte procesi gjyqësorë ndaj Azem Sylës dhe të akuzuare tjerë.

Më 20 shkurt të këtij viti, kryetari i trupit gjykues i EULEX-it Petko Petkov, njoftoi se kjo lëndë është transferuar tek gjyqtarët vendorë.

Një vendim të tillë prokurori i EULEX-it që përfaqësonte këtë lëndë e pati quajtur “përfundim i rastit”.

Pak kohë pasi rasti u transferua tek vendorët, gjyqtari vendor e liroi nga masa e paraburgimit Azem Sylën, ndërsa këtë vendim e ndryshoi Gjykata e Apelit duke i vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Saktësisht më 12 mars të këtij viti Kallxo.com raportoi se Azem Sylës i ishte ndërprerë paraburgimi.

Ndërsa javë më pas, Gjykata e Apelit, ia ndryshoi vendimin e Themelores duke e kthyer në arrest shtëpiak.

Në lidhje me këtë rast në fazën e hetimeve janë mbajtur afër 20 seanca gjyqësore, janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa si rrjedhojë e ndryshimit të trupit gjykues, ky rast rrezikon të rikthehet që në fillim dhe rrjedhimisht dëshmitarët duhet të dëgjohen përsëri.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Azem Syla dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Toka”, sot para gjykatës

Periskopi.com Lajme
Ish-deputeti i PDK-së Azem Syla dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si “Toka”, pritet të dalin sot para trupit gjykues.

Lajmin për mbajtjen e seancës e konfirmuan për KALLXO.com, avokati mbrojtës i Azem Sylës, Besnik Berisha dhe avokati Tomë Gashi që në këtë rast mbron njërin nga të akuzuarit tjerë.

Siç raportoi një ditë më parë KALLXO.com, për më shumë se katër muaj qëkur EULEX-i njoftoi se do ta transferoj lëndën tek gjyqtarët vendorë,  pritet që sot e premte 29 qershor të rifillojë procesi gjyqësorë ndaj Azem Sylës dhe të akuzuare tjerë.

Më 20 shkurt të këtij viti, kryetari i trupit gjykues i EULEX-it Petko Petkov, njoftoi se kjo lëndë është transferuar tek gjyqtarët vendorë.

Një vendim të tillë prokurori i EULEX-it që përfaqësonte këtë lëndë e pati quajtur “përfundim i rastit”.

Pak kohë pasi rasti u transferua tek vendorët, gjyqtari vendor e liroi nga masa e paraburgimit Azem Sylën, ndërsa këtë vendim e ndryshoi Gjykata e Apelit duke i vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Ndërsa javë më pas, Gjykata e Apelit, ia ndryshoi vendimin e Themelores duke e kthyer në arrest shtëpiak.

Në lidhje me këtë rast në fazën e hetimeve janë mbajtur afër 20 seanca gjyqësore, janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa si rrjedhojë e ndryshimit të trupit gjykues, ky rast rrezikon të rikthehet që në fillim dhe rrjedhimisht dëshmitarët duhet të dëgjohen përsëri.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016  ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, do të mbahet në paraburgim edhe për tre muaj të tjerë.

Periskopi.com Lajme

 

Lajmin për vazhdimin e paraburgimin Insajderi e ka mësuar përmes burimeve në gjykatë, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë nga avokati i tij, Besnik Berisha, shkruan insajderi.com.

Azem Syla, ish-deputet i PDK-së, akuzohet për krim të organizuar lidhur me rastin e njohura si “Toka.”

Jep dorëheqje gjyqtari që dyshohet se u korruptua nga grupi i Azem Sylës

Udhëheqësi i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si dhe ajo e gjyqtarit.

Periskopi.com Lajme

Këtë veprim thotë se e ka bërë për shkaqe shëndetësore.

Hoxha ka udhëhequr këtë departament prej vitit 2013. Më herët ai ka qenë prokuror në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.

Hoxha përmendet në dosjen e Azem Sylës, si njëri prej zyrtarëve që ishin korruptuar nga grupi i tij për të mos i hetuar ata. Përmendet një ryshfet prej 20 mijë eurosh në dosjen e prokurorit të EULEX-it, Danillo Ceccarelli.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës, dyshohet se kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në polici, dhe në Prokurori.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe përgjimeve telefonike, Hoxha e kishte mbyllur këtë rast duke mos e hetuar Nuhi Ukën, në këmbim të një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi ndaj gjyqtarit Faik Hoxha janë nxjerrë nga përgjimi i 29 janarit 2010 i bisedës mes Shpresim Ukës dhe Fahredin Gashit, ku përmendet rasti ‘Vujoviq’.

Sipas prokurorit, në këtë bisedë Shpresim Uka e ka bërë të qartë se prokurori i rastit, Faik Hoxha, ka kërkuar një ryshfet prej 20 mijë eurosh.

Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga ky post – dy vjet parë se të dalë në pension të rregullt.

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Hoxha.

“Arsyeja e dorëheqjes janë shkaqet shëndetësore…”, ka thënë ai, duke shtuar se pretendimet e prokurorit nuk i ka marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk ka pasur lidhje me atë punë.

Ndërkohë, që dorëheqja e Faik Hoxhës është konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda z. Faik Hoxha ka dhënë dorëheqje dje nga pozita e gjyqtarit për shkaqe shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore dhënë për Insajderin.

Grupi i dyshuar i Azem Sylës kishte arritur që ndikimin e vet me anë të ryshfetit, kërcënimeve e frikësimit, ta shtrijë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në Prokurori dhe në Polici.

Në përgjimin që përmendet ryshfeti prej 20 mijë eurosh, bazohet dyshimi i Prokurorisë.

Shpresim Uka: Jo, po, po është ai prokuror. Ai njeri ka kërkuar 20 mijë.

Fahredin Gashi: Aha.

Shpresim Uka: Do të më tregojë kur përfundimisht, tash të shoh se çfarë më thotë ai.

Shtyhet senaca ndaj Azem Sylës

Seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve e njohur si rasti “Toka”, është shtyrë për ditën e enjte, kjo pasi që ka munguar Hajrullah Berisha, njeri ndër të akuzuarit 39 të akuzuarit në këtë rast.

Periskopi.com Lajme

 

Prokurori i rastit, ka thënë se Hajrullah Berisha, nuk ka qenë as dje prezent në seancë dhe për këtë ka kërkuar nga gjykata që ta lëshoj një urdhër arrest për arrestimin e të pandehurit Hajrullah Berisha dhe për këtë ai ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet për ditën e enjte, raporton “Zeri.info”.

“Për të pandehurin Hajrullah Berisha, kërkoj që ta lëshoni një kërkesë për arrest, ai jo vetëm që nuk ka qenë dje prezent, mirëpo, ai e ka shkelur edhe masën kufizuese që është caktuar ndaj tij që të mos largohet nga vendi. Andaj, sugjeroj që të shtyhet seanca e sotme që të shqyrtohet mundësia për arrestimin e të pandehurit Berisha”, ka thënë prokurori i kësaj çështje penale, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq, avokati i Hajrullah Berishës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se nuk e din se ku ndodhet klienti i tij

“Ju kam njoftuar me shkrese në lidhje me kontaktet që i kam pasur me të, ne jemi marrë vesh që të paraqitet ne seancën e djeshme, ai nuk është paraqitur, prandaj, unë dje ju kam lajmëruar me shkresë, për të qenë i sinqertë unë nuk e di se ku është, unë e kam siguruar një numër të telefonit për të komunikuar më të”, ka thënë avokati Krasniqi.

I pandehuri është në Maqedoni i cili ka premtuar që do të vijë në seancë.

Prokurori për të pandehurin Hajrullah Berisha, është që ta lëshoni një kërkesë për arrest, ai jo vetëm qe nuk ka qenë dje prezent, ai e ka shkelur edhe masën kufizuese që është caktuar ndaj tij që të mos largohet nga vendi, nëse është e vërtetë që ai të këtë lëshuar Kosovën.

Sugjeroj qe të shtyhet seanca e sotme që të shqyrtohet mundësia për arrest.

Avokati i Hajrullah Berishës, Ramiz Krasniqi, ju kam njoftuar me shkrese në lidhje me kontaktet që i kam pasur me të, ne jemi marrë vesh qe të paraqitet ne seancën e djeshme, ai nuk është paraqitur, prandaj, unë dje ju kam lajmëruar me shkresë, për të qenë i sinqertë unë nuk e di se ku është, unë e kam siguruar një numër të telefonit për të komunikuar më të.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Arcadiuss Sedek, e ka mbështetur kërkesën e prokurorit për shtyrje të seancës për ditën e enjte me ç’rast ka thënë se do të lëshoj urdhër-arrest për arrestimin e Hajrullah Berishës.