Babë e bir rrihen mes veti në Dol të Gjakovës

Periskopi.com Lajme

Dy të dyshuar babë dhe bir nga fshati Dol i Gjakovës janë arrestuar dje pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti vazhdon të hetohet.

Babë e bir arrestohen për vrasjen dhe ngrënien e policit

Periskopi.com Lajme

Një baba dhe djali i tij janë arrestuar pasi u akuzuan se i prenë kokën një ish-polic dhe hëngrën trupin e tij.

Banorët e tmerruar në qytetin ukrainas të Saltivka gjetën një kufomë pa kokë të hedhur pranë një dere bodrumi afër një blloku apartamentesh.

Plagët me thikë treguan se copa të ‘mishit’ të tij ishin hequr nga trupi.

Policia bëri kontroll në banesën e babait dhe djalit, dhe gjetën kokën e policit 45-vjeçar të fshehur në një kuti në ballkon.

As viktima, as kanibalët nuk janë identifikuar.

Kanibalët e dyshuar u arrestuan gjysmë të zhveshur në banesën e tyre.

Një video e tmerrshme tregon dedektivët dhe ekipet mjeko-ligjore duke hequr trupin pa kokë nga dera e bodrumit ku ishte hedhur, i mbuluar me qese mbeturinash.

Viktima ishte zhdukuar nga shtëpia e tij më 4 tetor. Më vonë ishte parë nën shoqërinë e dy burrave.

Djali i ndaluar, rreth 20-vjeç, tha se babai i tij kishte prerë mish nga këmbët dhe brinjët e policit dhe i zieu në tenxhere.

Më pas hëngrën mishin e gatuar të 45-vjeçarit.

Kur të afërmit e tyre i erdhën në shtëpi, ata zhvendosën kufomën pa kokë nga banesa e tyre dhe fshehën kokën në një kuti në ballkon.