Ndodh edhe kjo në Aeroportin e Vjenës: Udhëtari kapet me 88 gjarpërinj të gjallë në bagazhin e tij

Periskopi.com Lajme

Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja që ishin sjellë nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, përcjell Atsh.

Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”. Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.

Çudira shqiptare, familja zgjedh mënyrën e pabesueshme për ta vënë në gjumë fëmijën

Periskopi.com Fun

Një çift kosovar ka bërë nje zgjidhje mjaft interesante për t’i bërë nje vend për gjumë në veturë fëmijës së tyre, shkruan Periskopi.

Në disa fotografi që një lexues i ka dërguar Periskopit shihet se fëmija po qëndron në pjesën e pasme të veturës, mbi bagazh.

Në fotografitë e realizuara nga vetura mbrapa tyre shihet se fëmija po flinte, derisa vetura ishte në lëvizje.

Nuk dihet se në cilën rrugë të Kosovës janë bërë këto fotografi interesante.

Çifti padyshim qe do të dënohej po të shihej nga Policia se në cilën pjesë të veturës ka vendosur fëmijën./Periskopi/