Postimi i presidentit të Ballkanit pas barazimit sot është thjesht i panevojshëm dhe aspak i besueshëm

Periskopi.com Sporti

Ballkani sot e humbi primatin në Superligë as barazimit pa gola në Suharekë me Drenicën.

Drita tash kryeson në Superligë me vetëm një pikë më shumë se djelmoshat e Ismet Munishit, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, postimi i presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi është thjesht i panevojshëm, më e pakta që mund të themi.

Duke përdorur gjuhë interesante, jo të tillë që pritet nga një president klubi, ai e quan Munishin “baba i trenerave” dhe se “ka kontratë edhe 20 vite me Ballkanin,” gjë që është shumë, shumë e vështirë për t’u besuar, vetëm nëse nuk është shkruar në formë ironike.

Shikoni më poshtë postimin e Kabashit. /Periskopi.com/