Papa Françesku: Të tregohemi bamirës me migrantët, Zoti i do bamirësit

Periskopi.com Lajme

Migrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë, që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar, deklaroi Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në gjashtëvjetorin e vizitës së tij në Lampedusa.

“Të dobëtit dhe më të prekshmit duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget”, shtoi ai.

”Është vetë Zoti ai që ka zbuluar nevojën për një mundësi preferenciale për ata, të cilët duhet të jenë në vendin e parë në ushtrimin e bamirësisë”, përfundoi ai.

 

Mbyllet pa fitues Loja e Yjeve në “Fadil Vokrri” (Foto)

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Granit Xhakës dhe ajo e Milot Rashicës janë ndarë me barazim 4:4, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pjesa e parë ishte mbyllur me rezultat 2:1, në favor të Xhakës.

Shumë prej yjeve shqiptare – jo vetëm të botës së futbollit – u shfaqën sot në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua një ndeshje bamirësie futbolli për dhjetë familje nevojtare, në Ditën e Çlirimit.

Skuadra e Rashicës e nisi këtë ndeshje më mirë, pasi iu nevojitën vetëm pesë minuta për ta zhbllokuar rezultatin. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, u tregua i saktë para portës, pasi topi iu kthye te këmbët nga shtylla që e goditi Rashica.

Megjithatë, skuadra e Xhakës nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbysë rezultatin qysh gjatë minutave në vazhdim të pjesës së parë , kur shënuan ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, dhe basketbollisti Dardan Berisha.

Një moment mjaft i veçantë i kësaj ndeshjeje ishte rreth minutës së dhjetë, kur u ndal loja për nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit. Djali i tij, Gramosi, u duk mjaft i emocionuar në fushë.

Spektakël dhuroi edhe gjyqtari Genc Nuza, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë kapitenin Rashica, i cili u përgjigj duke qeshur.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes solli mjaft shumë gola, gjithsej katër. Fillimisht rezultatin e barazoi Shefki Kuqi, i cili shënoi pas një pasimi nga Milot Rashica.

Rashica shënoi gol pas disa minutave.

Këtij goli të Rashicës, iu përgjigj me gol edhe Xhaka.

Në minutën e 65-të të ndeshjes Milot Rashica doli nga ndeshja. Këtë ndërprerje të ndeshjes e shfrytëzoi një tifoz i Xhakës, i cili shkoi t’i flasë yllit të Arsenalit dhe ia puthi atij këpucët.

Dy golat e fundit i shënuan Armend Thaqi (për skuadrën e Xhakës, 4:3) dhe Lenjani (për skuadrën e Rashicës (4:4). Pasi rezultati u barazua, ndeshja pritjej te vendosej me penallti.

Në pritje për gjuajtjen e penalltive, shumë tifozë hynë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë për t’i takuar yjet që luajtën në këtë ndeshje, veçanërisht Xhakën dhe Rashicën. Rojet e sigurimit tentuan t’i largojnë ata nga fusha.

Përkundër që u prit disa minuta që situata të qetësohej në fushë, rojet e sigurimit nuk arritën t’i largojnë tifozët nga fusha dhe ndeshja u mbyll pa gjuajtjen e penalltive, me barazim 4:4.

Skuadra e Xhakës e kishte trajner Afrim Tovërlanin, ndërsa asistent Shpend Ahmetin. Në këtë skuadër, përveç Xhakës, ishin edhe Fatos Sinani, Armend Thaqi, Blerim Rrustemi, Debatik Curri, Arben Zhjeqi, Muharrem Sahiti, Berat Buzhala, Gramos Vokrri, Enis Fetahu, Dukagjin Lipa, Margim Mavraj, Ragip Xhaka, Adrian Berisha dhe Dardan Berisha.

Ndërsa, trajner i skuadrës së Rashicës ishte Ismet Munishi dhe asistent Meda. Në këtë skuadër, si futbollistë ishin: Visar Bekaj, Ermir Lenjani, Milaim Humolli, Armend Dallku, Eroll Salihu, Shefki Kuqi, Ledri Vula, Suad Keçi, Liridon Leci, Blero, Xhevdet Llumnica, Driton Krasniqi, Azem Ahmeti, Mirsad Rashica dhe Haxhi Krasniqi. /Gazeta Express/

 

Yjet e Kosovës e bëjnë me shtëpi të re një familje, shfaqen me lot në sy

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë të cilat i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Nga aktivitet sportive të cilat i zhvillon çdo ditë, si stërvitjet taktike e fizike, Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur kohë edhe për aktivitete jashtë fushës së blertë.

Se Kosova ka djemtë më të mirë, e dëshmon edhe fakti se të gjithë lojtarët kanë vendosur që të dhurojnë para nga xhepi i tyre në mënyrë që ta bëjnë me shtëpi të re një familje me kushte të rënda ekonomike.

Përzgjedhjen e ka bërë humanisti Halil Kastrati nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ i cili bashkë me Samir Ujkanin, Milot Rashicën, Mërgim Vojvodën e Muharrem Sahitin kanë vizituar familjen në fjalë.

Pasi i kanë kumtuar lajmin se do të fillonin t’ia ndërtonin shtëpinë e re, Ujkani nuk ka arritur t’i mbajë lotët i cili ka qenë shumë i emocionuar.

https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/2385275955042465/

Të emocionuar shihen edhe dy yjet tjerë të ekipit, Milot Rashica dhe Mërgim Vojvoda.

Duhet cekur që ky nuk është aktiviteti i parë humanitar i djelmoshave të Kosovës. Ditë më parë Milot Rashica kishte shtruar iftar për 310 persona.

Ky gjest i futbollistëve tanë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe ka bërë edhe njëherë të qartë se djelmoshat e Përfaqësueses janë krenaria më e madhe e Kosovës.

 

Halil Kastrati zëvendëson Albin Kurtin

Jetlir Buja Op-Ed

Një qytetar nga Vushtrria bëri bujë dje pasi e kishte shitur viçin e tij në mënyrë që ta varroste nënën e vdekur. Atij i vyente shlyerja e borxhit nga BIK-u në mënyrë që ta merrte shërbimin si mysliman.

Por, pse kjo është çështje e bujshme? Që ka varfëri, e dimë. Ama duket se refuzojmë ta kuptojmë estetikën dhe brutalitetin e saj. Ky rast i marrë veç si tingull i papërpunuar përtej gjykimeve të gatshme mekanike të mendjeve tona thërret dy nocione që ngucin shqisat, shëmtinë dhe banalitetin. Më tej, thellohet në një këmbim pazari të pamendueshëm “viç-nënë”. Siç thotë Luce Irigaray, nëna është mall veç i konsumueshëm për dallim nga gruaja që është e këmbyeshme dhe nga prostituta që është të dyja njëherësh, e këmbyeshme dhe e konsumueshme. Pra, rasti në fjalë po e degdis nënën në mënyrë të tërthortë (si të vdekur) në rolin e prostitutës dhe kafshëve shtëpiake (që i kanë të dyja llojet e përdorimit). Ky rast e zbulon varfërinë cullak: si një shpurdhuese që prish rehatinë me vlerat ekzistuese.

Përtej estetikës së papranueshme të një këmbimi të tillë ekziston edhe një naivitet në mënyrën se si e mendojmë BIK-un dhe hoxhallarët në përgjithësi: atyre iu parakuptohet një pozicion ekstra-kapitalist e shpirtëror. Rezistohet kuptimi se Allahu mund të ndihmojë veç në tjetrën dynja, që dmth shërbimet e BIK-ut duhen paguar në mënyrë që institucioni në fjalë të qëndrojë në këmbë.

Dhe, e çuditshmja është se për ta thyer këtë rezistencë-mendimi që e sheh BIK-un si një agjenci joekonomike por shpirtërore, këtij të fundit po i duhet një kushtëzim mizor para besimtarëve të saj pasivë: paguani ose nuk shërbejmë në varrim. Sidoqoftë, edhe pse një masë e tillë mund të duket e ashpër dhe e pamoralshme, në të vërtetë nuk është. Punë ekzistence. I ashpër dhe i pamoralshëm është karakteri pasiv i besimtarëve, apo në përgjithësi, papërcaktueshmëria e besimit, vlerave dhe bindjeve të tyre. Kjo e pamundëson kohezionin social dhe çon në dekadencë të pashmangshme. Nga një milion e shtatëqind mijë vetë, mbaj përshtypjen që s’mund t’i gjesh as pesëqind sosh që besojnë përnjëmend e aktivisht në diçka. Kjo e bën secilin individ brenda kësaj kopeje, hipokrit muti. Gjë që evidentohet nga mungesa e praktikave të ndryshme joreligjioze. Nga mungesa e varrezave ateiste. Etj.

Por, përtej kësaj shkundjeje morale dhe fëlliqjes së estetikës, ky tregim varfërie zbulon edhe marrëdhënien shoqërore me atë gjendje. Ngushtësia e reagimit tregon për refuzimin e problemit. Qoftë vetë fajësimi i BIK-ut apo i shtetit, nuk mjafton. Për më tepër autori i një shkrimi, apo i një statusi në Facebook apo edhe i një llafi në kafene e ka të domosdoshme ta nënkuptojë një farë largësie me varfanjakun, e ka të domosdoshme që ta thotë pa fjalë: Unë nuk jam i varfër! Idealistët e barazisë e shihnin varfërinë si virtyt. Përfshirë këtu edhe banalitetin dhe shëmtinë e saj. Ne këtu kemi plot aktivistë për barazi ama pak imagjinatë për varfërinë. Njerëzit s’duan të kenë asgjë me të, mbase të mbytur edhe nga dëshirat e pangopshme konsumeriste. Dhe, siç u evidentua nga një raport i Komisionit Evropian, në shoqërinë shqiptare varfanjakët këqyreshin më me përbuzje se gjithkund tjetër në Evropë. Kjo përbuzje ndaj të varfërit përcillet nga një servilitet ndaj pasanikut. Edhe kjo rrjedhojë e besimit pasiv që mundëson hapësirë të madhe manovrimi.

Ndërkohë, koqe-luajtjen me varfanjakët s’e bëjnë veç njerëz Facebook-u apo parti të deklaruara të majta për shkak të trendit dhe që s’e kanë as një trohë lidhje me ta në terren, por edhe bamirësit gjithnjë në rritje. Pa pikën e marres e reklamojnë të bëmën e tyre, duke i qitë me fytyrë në kamera varfanjakët të cilëve iu ndihmojnë. Palla nuk i han Halil Kastratit që një fëmijë që shfaqet në kamerën e tij, mund të ngucet keq të nesërmen në shkollë apo rrugë nga shokët e shoqet. Ekzistenca e këtyre njerëzve për bamirësit vlen veç deri në momentin kur iu japin çelësat e një shtëpie të re. Mbase paramendohet fjalia e fundit e trilleve romantike: “dhe pastaj, jetuan të lumtur përgjithnjë!”

Rritja e bamirësisë shkon bashkë me mungesën e një vizioni ekonomik për vendin. E një vizioni që do t’ju jepte njerëzve mundësinë që të dalin vetë nga varfëria, që të akumulojnë vetë kapital, dhe që ta vrasin bamirësin si një rol social. Duke qenë se e ka margjinalizuar programin e tij ekonomik i joshur nga pushteti që i japin fjalët nacionaliste, Albin Kurti, po ashtu e tregtoi në imazhin e tij edhe atë të bamirësit që përmenda më lart. U takua me të, dhe bëri fotografi.

Po e përsëris, nuk shoh asgjë të keqe në shitjen e një viçi apo të një cope tjetër kapitali për të paguar varrimin e një të afërmi. Por, më duket se reagimi publik tashmë e ka cilësuar si të turpshëm dhe e ka normuar si të palejueshëm një veprim të tillë. Një veprim legjitim që manovron me kapitalin vetjak. Fundja, nëse s’i ke paratë, diçka duhet të shesësh.

Nga bamirësia në përgjegjësi

Dritan Dragusha Op-Ed

Gjenealogjia e bamirësisë është me bazë hyjnore. Të gjitha religjionet abrahamike bamirësinë, ose ndihmën, e kanë pjesë inherente të tyre.

Ishte Krishti ai i cili në emër të Zotit, pra si biri i Tij, kërkonte që njerëzve t’u ndihmonte, t’i nxirrte në dritë, nga rruga e errët që po marshonin. Ai u bënte mirë njerëzve dhe në këmbim ua kërkonte besimin te Zoti, pra, kërkesa e tij ishte imateriale. Besimi ishte gjëja më e vlefshme që njeriu mund ta ketë për Zotin dhe pikërisht këtë kërkonte ai. Mirëpo, në kuadër të këtij ligjërimi, Krishti ishte i interesuar që duke i falur besimin Zotit, njerëzit të hiqnin dorë nga të mirat materiale, sepse këto të mira njeriun e nxjerrin nga rruga e drejtë. Megjithatë, vetë kërkesa kishte një paradoks, sepse përderisa ligjërohej se Zoti kishte krijuar gjithçka dhe çdo gjë, ai përveç gjërave materiale kishte krijuar edhe kurreshtjen dhe dëshirën e njeriut që t’i posedojë ato. Ata që ndoqën rrugën e Krishtit, apo, thënë më përgjithësisht, ata që ndoqën rrugën që kërkonin religjionet monoteiste, u bënë besimtarë, por për asnjë çast nuk hoqën dorë nga të mirat materiale, mirëpo, filluan t’i interpretojnë ndryshe duke i ndarë në ato që janë të lejueshme dhe ato që janë të ndaluara. Këtu lindë ideologjia (sic!). Pra, ideologjia rrënjët i ka në religjion, e më konkretisht te bamirësia. Edhe skllavëria është bërë dhe është mirëmbajtur në emër të po kësaj bamirësie.

Me lindjen e shtetit, e sidomos me ndarjen e shtetit nga Kisha, do të fillojë një narracion tjetër mbi organizimin shoqëror. Njeriu për veprimet e tij tani nuk do t’i përgjigjet Kishës si zgjatim i Zotit në tokë, sepse tani është shteti ai i cili do të kërkojë llogari për veprimet e secilit, e sa i përket besimit kjo do t’i takojë privatësisë së secilit veç e veç. Mbase, edhe ideologjitë politike rrënjët e tyre i kanë në ligjërimin religjioz. Në emër të një të mire universale, marksizmi kërkonte që njeriu/individi të njëjtësohet me masën. Edhe Marx-i njëjtë sikurse Krishti, kërkonte që njerëzit të heqin dorë nga materialja, sepse ajo na stërkeqë, mirëpo, ndryshon destinacioni, sepse përderisa Krishti kërkonte që njeriu duke hequr dorë nga të mirat materiale dhe duke i falur besimin e tij Zotit, në botën e përtejme do ta fitojë parajsën, kurse Marx-i, ndryshe nga Krishti, një parajsë të tillë njerëzve ua premton në këtë botë: komunizmin. Për të dy këto ligjërime, parajsa është krye-bamirësia, apo krye-ëndrra kadarejane. Si në rastin e religjionit, si në rastin e ideologjive politike, kemi të bëjmë me lindjen e totalitarizmit. Të dy këto raste e suspendojnë individumin njerëzor, duke e krijuar masën e njerëzve që mendojnë njësoj. E, pikërisht këtu lind e keqja që ndryshe quhet Tjetri. Tjetri përfaqëson të keqen, atë që nuk i bindet masës, atë që ka ikur nga rruga e Zotit dhe si i tillë duhet suprimuar nga mundësia e pjesëmarrjes deri në asgjësim. Prandaj, kështu krijohet koncepti i lirisë universale ku Tjetri, si e keqja më e madhe, është eliminuar dhe bota do të hyjë në çastin e lumturisë së amshueshme.

Në të vërtetë, siç edhe do të vërejmë ndërkohë, këto ideologji (religjioze dhe politike) nuk do të mund ta eliminojnë asnjëherë Tjetrin. Tjetri do të vetë-themelohet dhe, si i tillë, do të gjejë shprehje vetëm në formatin e një shoqërie liberale. Shteti liberal tanimë si referencë apo kryereferencë do ta ketë individin dhe për ligjërim do ta ketë mirëqenien e tij. Koncepti i bamirësisë do të zëvendësohet me mirëqenien e individit duke krijuar mundësi që secili të mund ta realizojë veten brenda konditave liberale. Secilit t’i mundësohet shansi, kjo është maksima e shtetit liberal. Individualizmi do të krijohet përmes vetë kërkesës së individit, i cili botën dhe çdo gjë që e rrethon do ta interpretojë në kuadër të botëkuptimeve të tij pa pasë nevojën e ndërhyrjeve nga jashtë. Pra, shteti liberal duke ia ditur gjenealogjinë bamirësisë, si dhe qëllimin që bart me vete si attachment ajo, nuk i dha përkrahje, por përkundrazi e anashkaloi si mundësi, sepse siç vërejmë bamirësia nuk është asgjë tjetër veçse një mirëmbajtëse e sistemit, ni status quo. Prandaj, edhe ne si shoqëri kosovare sa më shpejt që të çlirohemi nga koncepti i bamirësisë, aq më shpejt do të mund të kalojmë në një format ku do t’i hapim rrugë shprehjeve normale, ku do të mund të krijohet individi si qenie vetë-vendimmarrëse dhe, po ashtu, do të mundësohet koncepti i përgjegjësisë para ligjit si një nga fundamentet e shtetit liberal.

 

Ka vdekur plaku që u bë me shtëpi dy muaj më parë falë Halil Kastratit

Periskopi.com Lajme

Ka vdekur Miftar Gigollaj, i moshuari nga fshati Lubizhde e Hasit cili jetonte në kushte të mjerueshme për shumë vite.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë humanisiti i njohur, Halil Kastrati i cili para dy muajsh ia dhuroi çelësat e shtëpisë së re, duke e gëzuar atë pafund.

“Zoti xhennetin ta dhashte baci Miftar Gigollaj. Para dy muajve afersishte ja dhuruam çelesat e shtepise se re”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.

Mirena: Ja pse Halil Kastrati ka të drejtë ta bëjë publik aktivitetin e tij humanitar

Periskopi.com Lajme

Publicisti Ilir Mirena ka reaguar pas kritikave të shumta që mori hoxha nga Prizreni, Halil Kastrati se aktivitetet e tij humanitare  po i bën çdoherë përmes kamerave dhe mediave të ndryshme.

Mirena pyet se nëse puna e Kastratit apo dikujt tjetër sikur ai, nuk do të ishte bërë publike, atëherë si do të mblidheshin fondet për familjet në nevojë.

Sipas Mirenës, më  e rëndësishmja është që të përfitojnë nevojtarët.

Halil Kastrati mbrëmë në një emision televiziv tregoi se  në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të dhurohen 17 shtëpi për bamirësi.

 

Ja postimi i plotë i Ilir Mirenës në Facebook:

Nuk e kam fort te qart se a eshte etike qe bamiresite te behen publike, qofte edhe nen percjelljen e kamerave, apo te mbesin te panjohura per publikun.
Tash religjionet dhe nje far etike e pashkrume udhezojne qe lemosha a bamiresia nuk do duhej te behen publike. Por, ta zeme nese Halil Kastrati dhe te tjeret nuk do t’i kishin ba publike punet e tyre humanitare si do te arrinin te mbledhnin fonde dhe po ashtu te ndikojn ne njefar ndergjegjesimi edhe tek tjeret per akte te ngjashme bamiresie nese nuk do te dinim per punen e tyre?
Jam kunder spektalizimit a shoëbizimit te tyre, sepse me bamiresi a lemosha nuk zgjidhen telashet sociale te qytetareve, por nuk do duhej qe ato te mbesin te panjohura per publikun.
Perjashto do klloshar marketesh qe per dite Bajrami nen percjellje televizive shperndajne ndonje kese me nga nje kg oriz e sheqer, prap ma merr mendja me mire eshte qe bamiresite te behen publike dhe te kene vemendje mediale.
Sepse, me rendesi eshte te perfitojn ata qe kane nevoje. E te tille ka shume, dhe do te kete./Periskopi/

 

Flaka Surroi sulmon Halil Kastratin: Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat

Periskopi.com Lajme

Publicistja  Flaka Surroi ka sulmuar Halil Kastratin për aktivitetin e tij bamirës që po e zhvillon çdoherë në praninë  e kamerave.

Surroi pa përmendur emra, ka shkruar se kurrfarë bamirësie nuk është ajo e cila përcillet me kamera e komunikata për shtyp.

“Kurrfarë bamirësie nuk është ajo të cilën e përcjellin kamerat dhe kumtesat për shtyp. Është, për më tepër, keqpërdorim i atyre, që për fat të keq, kanë nevojë që dikush t’iu ndihmojë që të mbijetojnë. Nëse bash keni vendosur të ndihmoni, bëjeni qetazi, për ndërgjegje, e jo për reklamë” ka shkruar Surroi.

Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme humanisti, Halil Kastrati bëri të ditur se më 17 shkurt do t’i dhurojë 17 banesa për njerëzit në nevojë.

Po ashtu mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ dhuroi  një shtëpi për një familje në nevojë. Ishte kjo skenë që irritoi shumë njerëz, të cilët thonë se ndihma duhet të bëhet në heshtje./Periskopi/

 

 

Sot 108-vjetori i lindjes së Nënës Terezë

Periskopi.com Lajme

Sot është ditëlindja e Nënës Terezë.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.

Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.

Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.

Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjët në Vatikan u shpall Shën Tereza.

 

9 të rinjtë e PDK-së me pakon e vogël për bamirësi: Kishim edhe pako të tjera

Periskopi.com Lajme

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka arsyetuar pozën e nëntë (9) aktivistëve të saj me një pako ushqimore në Komunën e Mitrovicës.

Në reagimin e tyre thuhet se “për nder të festes së Fitër Bajramit ka realizuat një aktivitet simbolik humanitare ku janë përfshirë gjithsej 250 familje në tërë Kosovën. Gjithashtu postimi i fotografive bëhet për të reflektuar kujdesin, dhe përcjelle mesazhin e konsideratës dhe dashurisë, siç edhe është e cekur ne faqen zyrtare (PDK – dega Mitrovice)”.

Ata kanë thënë se nuk ka qenë vetëm një pako por edhe 10 tjera.

“Ju informoj se sot Rinia Demokratike në tërë Kosovën Me shqetëson fakti se si publikim krijon përshtypjen se është tendencioz për arsyeje se ne publikim tone janë edhe gjithsej 11 fotografi tjera te cilat e dëshmojnë sakte aktivitetin e sotëm, gjithashtu edhe shkrimi e bene një përshkrim te logjikshëm te aktiviteti”, thuhet në reagimin e tyre.