Banane të prishura që vinin nga Kosta Rika ndalohen në kufi

Periskopi.com Lajme

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Durrës një ngarkesë prej 41.7 tonë banane të ardhur nga Kosta Rika për shkak se produktet ishin të prishura, transmeton KP.

“Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 tonë duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, njofton AKU.

AKU ka theksuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore.

Gjithashtu AKU ka inkurajuar të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. /Periskopi/