Në qarkun e Lezhës 59 pallate dhe 441 banesa të dëmtuara nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhës janë dëmtuar nga tërmeti 59 pallate, 441 banesa si edhe 12 institucione shtetërore.

Të dhënat janë bërë publike nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile ku është prezantuar puna e bërë që prej rënies së tërmetit.

Deri tani janë shpallur të pabanueshëm 51 pallate në tre bashkitë e këtij qarku, ndërsa inspektimet ende nuk kanë përfunduar.

Banorët në Krujë kalojnë netët në kasollet e bagëtive pasi tërmeti ua shkatërroi banesat

Periskopi.com Lajme

Gjashtë banesa ne fshatin Rraze të malësisë së Krujës janë shkatërruar nga tërmeti. Ndërkohë, disa të tjera janë me dëme të pjesshme.

Abcnews.al mëson se banorët kalojnë netët në kasollet e bagëtive, ndërsa nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet.

Banorët e prekur nga tërmeti apelojnë për ndihmë, ata kërkojnë që institucionet të kthejnë sytë nga ta dhe nga zonat e varfra të malësisë së Krujës, të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shënoi tragjedinë më të madhe në vendin në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, ndërsa mijëra banesa janë shembur.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Thumana, Laçi, por edhe rrethinat.

Banesat në Prishtinë pritet të shtrenjtohen, ja cilat janë arsyet

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 0.5 për qind, krahasuar me tre mujorin e dytë të këtij viti, përcjellë gazetametro.net

Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishte te kategoritë transporti 14.3 për qind, energjia 1.6 për qind dhe kostot e tjera me 0.6 për qind.

“Ndërsa, krahasuar të njëjtën periudhë, TM3 2018 me atë të vitit paraprak, TM3 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0 për qind. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti 14.3 për qind, energjia 2.5 për qind, materialet 2.1 për qind dhe kostot e tjera 1.3 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Poashtu, nga prilli i vitit të ardhshëm, pritet që çmimi i ndërtimit të rritet edhe më tej, nga efektet e taksës 100% ndaj Bosnjës dhe Serbisë, duke e pasur parasysh se një pjesë e madhe e materialit ndërtimor dhe hekurit për ndërtim vjen nga Serbia, gjë që do të ndikojë në rritjen e kostos, përshkak gjetjes së zëvendësimit nga vende më të largëta, për Kosovën.

Ende pa zgjidhje çështja e ngrohjes për banesat e reja në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ditët e ftohta të vjeshtës kanë alarmuar banorët që jetojnë në banesat e reja kolektive për shkak të problemit me ngrohje. Në mungesë të kyqjes në rrjetin e ngrohjes së Termokos-it, ata detyrohen të gjejnë alternativa tjera për t’u ngrohur.

Kjo pasi shumica e objekteve të reja banesore nuk janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, duke u përjashtuar kështu nga mundësia e ngrohjes me avull.

E problemi bëhet më i madh kur ka reduktime të energjisë elektrike, pasi që shumica e banorëve të komplekseve të reja përdorin rrymën për ngrohje.

Reduktimet e fundit të KEDS-it kanë shqetësuar Emin Halitin, banor i lagjes Mati 1. Fakti se radiatorët e kompleksit ku ai jeton nuk janë të kyçur në sistemin e ngrohjes me avull, e kanë shtyrë atë që të instalojë sistemin e ngrohjes me rrymë.

Por ai thotë se as kjo nuk shërben si zgjidhje adekuate.

“Kur ndërprehet rryma kemi problem sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël, është ftohtë dhe vështirë e kanë për ta përballuar… Kur ndërprehet rryma e presim deri sa të vjen. Nuk kemi nxemje alternative. Prandaj shpresojmë që së shpejti të na zgjidhet ky problem nga ana e komunës, që edhe ne të kyçemi në nxemjen qendrore të qytetit”, tha ai.

Edhe banori i rrugës “B”, Haki Tahirukaj, shprehet i pakënaqur që kjo pjesë e qytetit nuk gëzon ngrohjen me avull.

“Për momentin nuk ka nxemje. Këtu nuk është shtrirë ende. Për momentin ende nuk është ftohë shumë. Gjatë dimrit mund të ketë ndërprerje të rrymës dhe me siguri do të kemi problem”, u shpreh Haliti.

Ai ka treguar për KosovaPress se kanë marrë premtime disa herë se kjo çështje do të zgjidhet, derisa shpreh edhe shqetësimet e tij në rast se KEDS do të vazhdojë me reduktime të rrymës. Ndërkohë që thotë se paguajnë shumë shtrenjtë për energjinë e shpenzuar.

“Me qenë i lidhur me siguri edhe çmimi kish qenë më i arsyeshëm shumë, dhe ngrohja kish pas me qenë më e mirë, më cilësore. Njëherë kanë thanë këtë vit, nëse jo, vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Ndërsa është zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka, që thotë se kërkesat për t’u furnizuar me ngrohjen me avull nga Termokos janë aq të larta, sa që kjo sipas saj është e pamundur për me kapacitetet që aktualisht kanë në dispozicion.

Megjithatë, ajo shprehet e bindur se për banorët e kësaj zone, ky do të jetë dimri i fundit pa ngrohjen me avull, pasi që thotë se në pranverën e vitit që po vjen komplekset përgjatë rrugës kryesore do të kyçen në sistemin e ngrohjes termike të Termokosit. Por si duket për shkak të pamundësisë për t’i kyçur të gjithë, do të ketë kategorizime.

“Jemi duke pritur që Komisioni Evropian të na njoftojë me kompaninë e cila është përzgjedhur për kryerjen e punimeve në teren, të cilat pritet të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm, do të thotë me përfundimin e sezonit ngrohës 2018-2019… Për ndërtime të reja, për ndërtesa kolektive të reja të lagjeve të Prishtinës, do të ketë zgjerim të rrjetit të ngrohjes për ndërtesat që shtrihen përskaj rrugës ‘B’, tek lagjja Kalabria dhe Banesat e Arabëve, por jo për gjithë pjesën e lagjes Kalabria ku janë këto ndërtime”, tha ajo.

Por, probleme me ngrohje kanë edhe banesat e vjetra në Breg të Diellit, afër përmendores “Enver Maloku”.

Ani pse e lidhur me Termokos, kjo pjesë e qytetit, nuk merr sasi të mjaftueshme të avullit për ngrohje.

Njëri nga banorët e kësaj zone, njëherit magjistër i teknikës, Nijazi Tafilaj, shpjegon në detaje se ku qëndron problemi sipas tij.

Ndërkaq, edhe ai, sikurse shumë familje të tjera, thotë se shfrytëzojnë energjinë elektrike për t’u ngrohur.

“Gypi nuk vjen prej spitalit direkt të Kodra e Diellit me sasi sa me na e ngrohë sistemin e ngrohjes të kësaj lagjeje. Janë normat teknike për me u nxehë banesat. Për me qenë shtypja 4 bar, duhet me qenë temperaturat 75 gradë celciuz. Qe shikoni stjudertat. Kurrë këto nuk arrihen. Kur nuk arrihen në ditën e sotit, kur temperaturat sillen rreth zeros, paramendoni qysh do të jenë kur temperaturat janë nën zero. Plus kësaj, këto ndërtesa janë prej betonit, me trashësi 20 cm. Këto i kanë të gjitha kushtet për me e ndje të ftohtit. Dhe, banorët që janë në katet prej përdhesave e lart, kanë gazep dimrit për nxemje… Shfrytëzojmë rrymën. Disa familje kanë shkuar edhe me nxemje me dru, po shumica janë me rrymë elektrike. Janë fatura të majme, duhet disi me vepru”, u shpreh ai.

Problemet me ngrohje në këtë pjesë i pohon Uka. Ajo thotë se për shkak të ndaljes së papritur të energjisë elektrike, kanë pësuar një dëmtim të madh të rrjetit, gjë që siç thotë ajo ka çrregulluar në tërësi sistemin e ngrohjes për të gjithë konsumatorët.

Ndërsa, thekson se janë të përkushtuar që rikuperojnë sa më parë furnizimin me ngrohje.

“Jemi në përpjekje për të stabilizuar furnizimin me energji termike. Pjesa tjetër e konsumatorëve për një kohë të shkurtër është përmirësuar, por për “Bregun e Diellit” shkon pak në mënyrë më të ngadaltë për shkak edhe të konfiguracionit gjeografik ngase është edhe pika më e lartë në raport me ‘Termokosin’ dhe pika më e lartë të cilën e ngrohim ne”, bëri të ditur ajo.

E për shkak të ankesave të qytetarëve për reduktime të rrymës, KosovaPress ka kontaktuar edhe KEDS-in, për të marrë një përgjigje për atë që po ndodhë për problemet që po iu shkaktohen qytetarëve për ngrohje.

Kështu, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala është përgjigjur se energjia elektrike nuk është e destinuar të përdoret për ngrohje./N.Jakupi/

 

Gjilani i fabrikave shndërrohet në fole banesash, 74 objekte për një vit

Periskopi.com Lajme

Njihej si komuna e zhvillimit në vitet e 70-ta. Zhvillimi ekonomik kishte lulëzuar falë fabrikave dhe ndërmarrjeve të shumta shoqërore.

Vetëm përgjatë viteve 1970-1990 në Gjilan funksiononin mbi tetë fabrika dhe shumë ndërmarrje të tjera fitimprurëse.

Por, për dallim nga ajo kohë, sot komuna e Gjilanit është e mbi ndërtuar. Thuajse asnjë hapësirë më nuk ka mbetur e gjelbëruar dhe qyteti njihet vetëm për ndërtim të tepruar të banesave.

 

 

Për 10 muaj të këtij viti, në Gjilan janë ndërtuar 74 objekte. Madje sipas zyrtarëve komunal, në Gjilan ka një trend të mirë të ndërtimeve, sidomos të atyre kolektive.

“Në Gjilan është një trend i mirë i ndërtimeve, sidomos i atyre kolektive. Si Komunë, po u krijojmë kushte sa më të mira investitorëve në bazë të ligjit të ndërtimit dhe planeve urbanistike. Në vitin 2018 janë ndërtuar 74 objekte”, ka thënë Drejtori i Inspeksionit në Gjilan, Nevzad Rushiti.

Rushiti tutje ka deklaruar se të gjitha ndërtimet janë me leje dhe se shtatë të tjera janë në procedurë të pajisjes për leje të ndërtimit.

Ai gjithashtu ka theksuar se në momentin e nevojës së rrënimit, fjalën përfundimtare e thotë vetë gjykata.

“Fillimisht, lëshohet procesverbali, pastaj dënimi me gjobë, dërgimi i lëndës në gjykatë e më pas gjykata e thotë fjalën e saj përfundimtare. Të gjitha ndërtimet pa leje që janë bërë në të kaluarën do të trajtohen në kuadër të ligjit për legalizim, i cili ka kaluar në Kuvendin e Republikës”, ka përfunduar kreu i Inspeksionit në Gjilan, Nevzad Rushiti./Indeksonline/

Tërmeti i fuqishëm në Tiranë, Erion Veliaj: Dilni menjëherë nga banesat

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka “shkundur” Tiranën këtë paradite por është ndjerë i fortë edhe ne disa qytete te tjera te vendit, si Durës, Fier, Vlorë, Shkodër.

Lëkundjet kane shkaktuar panik ne kryeqytet sa njerezit kane lene shtepite e zyrat e punes dhe kane dale ne rruge. Kryebashkiaku i

Tiranes Erion Veliaj ka reaguar per kete ne nje postim ne Twitter ku i ben thirrje qytetareve te evitojne ndertesat “sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet!”

POSTIMI

RT‼

Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! ?

Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat ☎ 112

Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar!