Thaçi i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave zyrës së Bankës Botërore në Kosovë

Periskopi.com Uncategorized

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave, Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, në njëzetvjetorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Këtë medalje presidenti ia ka dorëzuar Drejtoreshës Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë i Thaçit:

 

Për kontributin e Bankës Botërore në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në njëzetvjetorin e saj në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit tonë, Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave, të cilën ia dorëzova Drejtoreshës Regjionale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës. HTH