Shoqata e Bankave dënon sulmin e djeshëm me bombë ndaj bankomatit

Periskopi.com Lajme

Shoqata e Bankave ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm me eksploziv ndaj bankomatit të njërës nga bankat komerciale në Kosovë. Kjo shoqatë ka dënuar fuqishëm këtë akt kriminal, duke thënë se krijon pasiguri në sektorin financiar, rrezikon mirëqenien e qytetarëve dhe dëmton rëndë imazhin e Kosovës.

Me datë 7.04.2019 në orët e hershme të mëngjesit ishte sulmuar me eksploziv një bankomat, duke shkaktuar dëme materiale edhe të lokaleve përreth bankomatit në një zonë të banuar dhe shumë të frekuentuar në Prishtinë.

Sektori bankar kërkon nga institucionet e sigurisë së vendit që sa më parë të sjellin para drejtësisë këto grupe kriminale që synojnë të dëmtojnë bizneset e Kosovës.

“E keqja duhet të luftohet me të gjitha forcat që ka shteti për të shmangur rrënimin e rendit dhe ligjit në vend”, thuhet në reagimin e shoqatës.

 

 

 

 

 

Miu hyn në bankomat dhe i ha rreth 20,000 euro

Periskopi.com Lajme

Ndodh shumë shpesh të dëgjojmë ndodhi interesante, por si kjo nuk besojmë se keni dëgjuar deri më tani. Kjo është ngjarja e pazakonshme e një miu në bankomat, i cili hëngri rreth 20,000 euro.

Siç raportohet nga Hindustan Times, ngjarja ndodhi në qytetin Tinsukia, në veri-lindje të Indisë. Në një botë ku njerëzit janë të “uritur” për para, një mi ia ka dalë të evitojë sigurimin, të hyjë në një pajisje ATM dhe të hajë 17,000 dollarë.

Sipas Reuters, miu hëngri rreth 12 mijë rupi, duke e lënë kështu bankomatin pa para. Ngrënia e parave i la klientët të bllokuar dhe teknikët e pajisjes të habitur, transmeton Gazeta Express.

Bankomati kishte qenë subjekt i një numër ankesash teknike në të kaluarën, për shkak të parave që nuk i disponon për më shumë se 12 ditë. Gjithashtu, në këtë qytet të vogël indian, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për digjitalizimin e parave dhe transaksioneve, paraja kesh luan ende një rol të rëndësishëm në ekonomi.

Pasi u hap bankomati, njerëzit gjetën bankënotat e parave të copëtuara. Një video e publikuar në Twitter, tregon gjendjen në të cilën u gjet bankomati pasi u hap.

Bie numri i bankomatëve, rritet tërheqja përmes ATM-së

Periskopi.com Lajme

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se infrastruktura bankare në vend është zgjeruar në kontekst të rrjetit së pajisjeve POS (angl. Point-of-Sale), përderisa numri i bankomatëve (angl. Automated Teller Machine: ATM) është zvogëluar krahasuar me dhjetorin e 2016-s.

“Përkundër zvogëlimit të numrit të bankomatëve, numri i tërheqjeve përmes ATM-ve është rritur në 13.8 milionë (12.3 milionë deri në dhjetor 2016), me një qarkullim prej 1.9 miliard euro (1.6 miliard deri në dhjetor 2016)”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, vlera e tërheqjes së parave përmes ATM-ve ndaj gjithsej transaksioneve me kartela arriti në 61.9 për qind në vitin 2017, që tregon për nivel të lartë të përdorimit të parasë së gatshme, raporton RTK.

“Rritja e numrit të ATM-ve, të cilët mundësojnë depozitimin e parave në llogaritë e klientëve, ka ndikuar që vlera e depozitimeve të rrisë pjesëmarrjen në 29.3 për qind të gjithsej vlerës së transaksioneve me kartela përmes terminaleve, nga 1.1 për qind sa ishte tri vite më parë”, thuhet në raportin e BQK-së.

Grabitje spektakolare e bankomatit në Prizren (Video)

Periskopi.com Lajme

Një grabitje e mirë-menduar ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit.

Për të realizuar këtë grabitje të bankomatit, autorët kanë përdorur të paktën 1 makinë me të cilën e kanë ngrehur zvarrë bankomatin.

Siç shihet në videot e siguruara nga Arbresh.info, dyshohet se kanë qenë 4 persona që kryen grabitjen e bankomatit, i cili nuk ishte i vendosur pranë një banke, por në ambientet brenda marketit “ABI”.

Policia ka konfirmuar rastin.

Të armatosur me kallashnikovë, tentojnë të vjedhin bankomatin në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Tre të dyshuar të armatosur me kallashnikovë kanë tentuar që të vjedhin bankomatin të cilin pasi e kanë lidhur me litar kanë tentuar ta tërheqin me kamion por nuk ia kanë arritur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Edmond Hoxha”në  Prishtinë ndërsa të  dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe kanë bërë shikimin e vendit te ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa bankomatin e ka tërhequr banka. Rasti është duke u hetuar.