Rashford njoftohet me Obaman në Zoom, diskutojnë si u rritën nga nëna beqare

Periskopi.com Sporti

Futbollisti dhe influencuesi, Marcus Rashford u njoftua me ish-presidentin e ShBA-ve, Barack Obama në Zoom, derisa dyshja diskutoi rreth ndryshimeve në shoqëri dhe ndan eksperiencat, si rritja në prezencën e nënave beqare.

Rashford rrëmbeu kryetitujt vitin e kaluar, derisa ishte pjesë e një fushateje për ushqyerjen e fëmijëve të uritur, transmeton Periskopi.

Ai tash ka themeluar një projekt të distribuimit të ushqimit, duke vazhduar punën e tij bamirëse, për të cilën ka marrë disa çmime.

Marcus përshkroi diskutimin me ish-presidentin si ‘sureal’, por tha se Barack Obama e bëri atë të ndihet ‘i lirshëm’.

”Shpejt e kuptova sa të ngjashme ishin eksperiencat tona si fëmijë deri në krijimin e burrave që ju shihni sot – pengesat dhe të gjitha. Shijova çdo moment [të intervistës]. Kur Presidenti Obama flet, krejt çka doni të bëni është të dëgjoni,” tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Barack Obama tha se ”edhe nëse bëni diçka pozitive në shkallë të vogël, prapë po bëni ndryshim, dhe është akumulimi i njerëzve që bëjnë gjëra pozitive ndërkohë ajo që na bën neve pak më të mirë me secilën gjeneratë pasuese.

”Shumë të rinj që njoftoj – përfshirë Marcus – ata janë më përpara se që isha unë kur isha 23-vjeç. Ata tashmë po bëjnë ndryshime dhe janë forca pozitive në komunitete.” /Periskopi.com/

 

 

Të gjithë sytë kah vajza e Barack Obamës (FOTO)

Periskopi.com Showbiz

Familja e presidentit të 44 të SHBA-së kanë marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale me fotografinë më të fundit që kanë postuar.

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama, pozon bashkë me familjen me rastin e ditës së Falënderimeve e cila u festua në fund të nëntorit, por është vajza e familjes ajo që vjedh skenën.

Fotografia u publikua nga e shoqja Michelle, e cila uroi të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Në fotografi shihet Barack dhe Michelle Obama, bashkë me dy vajzat, Malia dhe Sasha, ku shihen të buizqeshur.

Brenda një kohe të shkurtër, fotografia arriti mbi 6 milionë pëlqime, ndonëse fotografia është shkrepur në muajin maj, me rastin e diplomimit të Sasha Obama.

Vëmendjen e mori Sasha për shkak të pamjes së saj, duke u cilësuar si një femër tejet e hijshme dhe me një fustan elegant me një të çarë të madhe.

Sasha e cila tashmë është 18 vjeçe, sapo ka nisur studimet në Universitetin e Michgan, duket një femër tërheqëse.

Si foli Obama kur u vra Bin Laden dhe si foli Trump kur u vra Al Baghdadi – Shkrihuni së qeshuri me këtë video

Periskopi.com Lajme

Jimmy  Kimmel ka bërë një video krahasuese të fjalimit t ëish-presidentit Barack Obama, kur kishte dhënë lajmin për vrasjen e kreut të organizatës terroriste Al-Kaida, Osama bin Laden dhe fjalimit të presidentit Donald Trump për vrasjen e kreut të organiztarës terroriste ISIS, Al Baghdadi.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion ku vranë Osama Bin Ladenin”, thotë Obama.

“Abuuu Bakaaaaar Al Baghdadi është i vdekur”, thotë Trump.

Shikojeni videon për më shumë.

MASH-UP: Trump’s al-Baghdadi Speech & Obama’s Bin Laden Speech

We mashed up Barack Obama’s Bin Laden speech with Donald Trump’s al-Baghdadi speech, and the results are amazing…

Posted by Jimmy Kimmel Live on Tuesday, 29 October 2019

Obama jep mesazhe politike të vlefshme edhe për Kosovën: Mos i gjykoni të tjerët, të gjithë kanë mangësi

Periskopi.com Lajme

Ish presidenti amerikan Barack Obama ka bërë thirrje që t’i jepet fund kulturës së refuzimit në politikë, duke thënë se kjo nuk është një formë efektive e aktivizmit.

Të martën, Obama mori pjesë në përvjetorin e tretë të Samitit Obama Foundation në Illionis të Chicagos, një event ku marrin pjesë folës të profileve të larta.

Ndërsa po bisedonte me aktoren dhe aktivisten Yara Shahidi, ish presidenti amerikan foli për edhe për gjykimin tepër të ashpër që iu bëhet njerëzve në mediat sociale, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

“Kjo ideja e puritanizmit, pastërtisë, që ju kurrë s’bëni asgjë keq, asnjë kompromis, që politikisht gjithnjë keni të drejtë e gjëra të tillë, këto duhet t’i tejkaloni shpejt,” tha ai.

“Bota është lëmsh. Ka ambiguitete. Njerëzit që bëjnë gjëra shumë të mira kanë shumë të meta.”

Obama më tej theksoi që rreziku i të qenit “tepër paragjykues” ndaj njerëzve ishte diçka që e sheh “veçanërisht në kampuset universitare” dhe që ka depërtuar edhe në rrjetet sociale. /Periskopi

Gjykata Amerikane dënon me katër muaj burg njeriun që i realizoi foton Edi Ramës me Barack Obamën: Përlotet e pendohet

Periskopi.com Lajme

Një burrë që sajoi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rrejshme para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.

Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprak penal të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.

Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë” /VOA

Barack Obama publikon listën e këngëve që i ka dëgjuar gjatë verës

Periskopi.com Showbiz

Ish presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama njihet si një adhurues i muzikës.

58 vjeçari së fundmi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një listë të këngëve që ai dhe gruaja e tij Michele Obama i kanë dëgjuar gjatë gjithë kësaj  vere.

“Në përfundimin e verës, kjo është lista e këngëve që unë dhe gruaja ime Michele kemi dëgjuar – disa të reja, disa të vjetra, disa të shpejta e disa të ngadalshme. Shpresoj ti pëlqeni”: Ka shkruar Obama në statusin e tij shkruan Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të publikuar nga ai.

 

  1. Too Good – Drake ft. Rihanna
  2. I’ll Be Around – The Spinners
  3. Mood 4 Eva – Beyoncé, Jay-Z, Childish Gambino ft. Oumou Sangaré
  4. Burning – Maggie Rogers
  5. Fade Out Lines (The Avener Rework) – The Avener & Phoebe Killdeer
  6. Juice – Lizzo
  7. Reelin’ In The Years – Steely Dan
  8. Who’s Loving You – Terence Trent D’Arby
  9. Don’t You Worry ‘Bout A Thing – Stevie Wonder
  10. Joke Ting – GoldLink ft. Ari PenSmith
  11. Seventeen – Sharon Van Etten
  12. Doo-Wop (That Thing) – Lauryn Hill
  13. 100 Yard Dash – Raphael Saadiq
  14. I’ve Got You Under My Skin – Frank Sinatra
  15. Best Part – Daniel Caesar ft. H.E.R.
  16. Feel The Vibe – BJ the Chicago Kid ft. Anderson .Paak
  17. Señorita – Shawn Mendes & Camila Cabello
  18. Drift Away – Dobie Gray
  19. Hold On (Change is Comin’) – Sounds of Blackness
  20. Brown Eyed Girl – Van Morrison
  21. I Love You More Than You’ll Ever Know – Donny Hathaway
  22. Go Gina – SZA
  23. It’s A Vibe – 2 Chainz ft. Ty Dolla $ign, Trey Songz & Jhené Aiko
  24. Dang! – Mac Miller ft. Anderson .Paak
  25. How High the Moon – Ella Fitzgerald
  26. Music – Erick Sermon ft. Marvin Gaye
  27. Go – The Black Keys
  28. Toast – Koffee
  29. Boo’d Up – Ella Mai
  30. Shining – DJ Khaled ft. Beyoncé & Jay-Z
  31. Con Altura – Rosalía & J Balvin ft. El Guincho
  32. II B.S. – Charles Mingus
  33. It’s Love – Jill Scott
  34. Happy – The Rolling Stones
  35. Alright – John Legend
  36. Espera – Esperanza Spalding
  37. 54-46 Was My Number – Toots & The Maytals
  38. Get Together – The Youngbloods
  39. Float – Anthony Hamilton
  40. Old Town Road (Remix) – Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus
  41. Can U Believe – Robin Thicke
  42. Iron Man – Rema
  43. Believe – Q-Tip ft. D’Angelo
  44. Can I Kick It? – A Tribe Called Quest

Obama frikësohet që Biden do t’ia marrë fytyrën “S’ke pse garon Joe, s’ke pse”

Periskopi.com Lajme

Ish presidenti amerikan Barack Obama kishte provuar të fliste me Joe Bidenin që ta dekurajonte për të hyrë në garën për të fituar nominimin e demokratëve për të garuar për president – dhe ishte frikësuar që zëvendësi i tij mund t’ia “dëmtonte trashëgiminë e tij politike”, sipas një raporti.

“Nuk ke pse e bën këtë gjë Joe [garimin për president], përnjëmend nuk ke pse,” i kishte thënë ish presidenti Bidenit para se ai t’i futej garës, i kanë thënë burimet The New York Times-it, përkthen Periskopi.

Bideni vazhdimisht ka përmendur marrëdhënien e tij me shefin e dikurshëm, Obaman – por ky i fundit i ka kërkuar stafit të Bidenit që të sigurohen e të mos ia prishin “trashëgiminë e tij politike” apo “ta turpërojnë” gjatë garës.

Obama e ka pasur të pamundur që ta përmbajë Bidenin nga gafat e shumta, si ai i para disa javësh kur tha se “fëmijët e varfër janë po aq të mençur sa… fëmijët e bardhë” dhe në insistimin e tij se janë “të paktën tri gjini”.

Ish presidenti iu kishte thënë këtyre burimeve brengat e tij se këshilltarët më të lartë të Bidenit ishin tepër të vjetër dhe nuk përshtateshin me klimën aktuale politike.

Obama nuk e ka përkrahur ende asnjërin Demokrat në garën e tyre për të fituar nominimin. /Periskopi

Obama: Refuzoni cilindo lider gjuha e të cilit nxit urrejtje

Periskopi.com Lajme

Ish- presidenti amerikan Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve të refuzojnë gjuhën e cilitdo prej liderëve që ushqen urrejtje dhe normalizon racizmin.

Obama nuk përmendi askënd, por komenti i tij i rrallë vjen pasi presidenti Donald Trump kërkoi të devijojë kritikat se retorika e tij kundër imigrantëve kanë nxitur dhunë.

Në një fjalim të mbajtur të hënën Donald Trump dënoi urrejtjen dhe superioritetin e të bardhëve.

Këto deklarata Trump i bëri pasi 31 persona u vranë  gjatë sulmeve me armë në Teksas dhe Ohio.

Ndërsa ishte në detyrë, Obama luftoi pa sukses për të kufizuar  armëmbajtjet. Ai i tha BBC-së në vitin 2015 se dështimi i tij për të miratuar “ligje të forta për sigurinë e armëve” kishte qenë zhgënjimi më i madh i presidencës së tij.

Sa është vështirë të jesh president i SHBA’së?

Periskopi.com Video

Barack Obama i jep këshilla ‘të mrekullueshmit’ Messi: Pak njerëz kanë fituar gjithçka vetë

Periskopi.com Sporti

Argjentina ka dështuar të fitojë Kupën e Botës që nga viti 1986 kur në radhët e tyre e kishin dikur futbollistin më të mirë të botës, Diego Maradonan. Madje, ata nuk e kanë fituar as Kupën e Amerikës nga viti i largët 1993.

Dështuan e dështuan edhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit edhe pse në ekip e kishin futbollistin më të mirë të këtij sporti, Lionel Messi.

Kjo e ka kapur vëmendjen e ish presidentit amerikan Barrack Obama, i cili tha se Argjentina ka dështuar të fitojë Kupën e Botës, pavarësisht se kanë Lionel Messin në skuadër, sepse nuk luajnë si një skuadër, shkruan Periskopi.

57 vjeçari dha një intervistë të rrallë në konferencën EXMA në Bogota të Kolumbisë.

“Edhe njerëzit që ne i konsiderojmë si gjenialë punojnë me njerëz të tjerë në mënyrë që të zhvillojnë stilin e tyre,” tha ai. “Në Argjentinë, edhe pse Messi është i mrekullueshëm, e kanë problem që ta fitojnë Kupën e Botës. Këshilla ime për të rinjtë është që duhet ta dinë se shumë pak njerëz kanë arritur gjëra të mëdha duke punuar vetëm,” shtoi më tej ish presidenti.

Komentet e Obamas vijnë në kohën kur Messi dhe Argjentina po përgatiten për Kupën e Amerikës që zhvillohet në Brazil gjatë muajit tjetër. /Periskopi

Alarmon FBI: Plan për të vrarë Obamën dhe Clintonin

Periskopi.com Lajme

Larry Hopkins, kreu i një grupi të armatosur që ndalon emigrantët të cilët kalojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, u mburr për trajnimin e njerëzve për të vrarë ish-presidentin Barack Obama dhe Hillary Clinton, tha FBI.

Hopkins, kreu i Grupit të Patriotëve të Bashkuar (UCP), anëtarët e të cilëve si forcë e armatosur pretendojnë se kanë ndihmuar zyrtarët amerikanë të arrestojnë rreth 5.600 emigrantë në një shkretëtirë në New Mexico gjatë 60 ditëve të fundit – u arrestuan të premten për dyshimin se zotëronin armë të shkatërrimit në masë, transmeton ina.

FBI, në procesin gjyqësor të së hënës tha se Hopkins kishte planifikuar vrasjen e Barack Obamës, të Hillary Clinton, si dhe të avokatit financiar të Xhorxh Soros.

Dallimi mes Trumpit dhe Obamas në dy postime në Twitter

Periskopi.com Lajme

Dje, bota po shikonte me tronditje katedralen historike të Notre Dame-it derisa kaplohej nga zjarri, që shumë rëndë dëmtoi çatinë e kësaj ndërtese ikonike.

Flakëve iu deshën veç 63 minuta që ta kaplonte ndërtesën dhe ta rrëzonte përtokë spiralen e saj të famshme, me zjarrfikësit që e kishin të zorshme të kontrollonin atë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tashmë ka bërë thirrje për mbledhje fondesh në nivel ndërkombëtar për të paguar për rindërtimin e saj.

Edhe liderë të tjerë kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë tragjedi.

Ish presidenti amerikan, Barack Obama, po ashtu shprehu dhimbjen duke e quajtur Notre Dame-in si “një prej thesareve më të mëdha të botës”, ku ndau edhe një foto të familjes së tij brenda katedrales së famshme.

Jo befasisht, Donald Trump ofroi krejt tjetër qasje për ngjarjet që po ndodhnin, duke treguar se si duhej të vepronin autoritetet e specializuara për atë punë.

S’jemi të sigurt as nga t’ia fillojmë me këtë postim të gabuar në shumë drejtime.

Së pari, Trumpi pretendonte që “cisternat fluturuese me ujë” mund të përdoreshin për ta ndalur zjarrin, gjë që nëse do të ndodhte do të rezultonte në katastrofë dhe do të shkaktonte edhe më shumë dëme se sa vetë zjarri.

Duke folur për CNBC, ish shefi i batalionit të zjarrfikësve të New Yorkut, Wayne McParland tha:

“Nëse gjuani mijëra litra ujë nga lart, kjo do ta kolapsonte gjithë strukturën dhe do ta përkeqësonte situatën. Nëse do t’ia huqnit, do t’i godisnit civilët në rrugë.”

Nuk duhet harruar se, muaj më parë, Trumpi po ashtu kishte shprehur ekspertizën e tij në zjarrfikje, në zjarret masive që ndodhën në Kaliforni.

E megjithatë, a ekzistojnë këto çisterna fluturuese?

Del se ato nuk janë reale, por janë përdorur thjesht nëpër filma

/PERISKOPI

Mesazhi prekës dhe i fuqishëm i Obamës për Notre Dame

Periskopi.com Lajme

Ish- presidenti amerikan Barack Obama, ka shkruar një mesazh prekës aq edhe të fuqishëm për katedralen ikonike në Paris, e cila u përfshi nga zjarri.

Ai shkruan në Facebook:

Notre Dame është një nga pasuritë më të mëdha botërore dhe në këo moment po mendojmë për popullin e Francës, në këtë kohë fatkeqësie. Është në natyrën tonë të na dhimbset kur shohim se si po humb historia – por gjithashtu është në natyrën tonë që të ndërtojmë të nesërmën, të fuqishëm aq sa mundemi.

 

Obama i çon të fala Kosovës përmes këtij kosovari (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi ka arritur ta takojë shkurtimisht ish-presidentin e SHBA-së Barack Obaman të cilit i ka folur për Kosovën.

Kreu i Rinisë së PDK-së Donjet Bislimi e ka takuar Obaman në Berlin në një aktivitet ku ishte i ftuar nga Obama Foundation.

Gjatë bashkëbisedimit me Obaman, Bislimi i ka thënë atij se është hero i popullit të Kosovës, ndërsa ka marrë një përgjigje nga Obama: Përshëndete nga unë Kosovën.

 

Merkel pret në takim Obamën, mësohen temat për çka folën

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel është një lidere që gjithmonë ka qenë direkte. Dhe tani duket që kancelarja gjermane nuk mund të fshijë ndjenjat e saja as ndaj presidentëve amerikanë.

Merkel mirëpriti ish presidentin e SHBA’së Barack Obama në Berlin sot, dhe dyshja u panë në një përqafim të ngrohtë pas një takimi në presidencën gjermane.

Kjo mikpritje e ngrohtë ndaj Obamas është kontrast i madh në krahasim me marrëdhëniet që ka kancelarja me presidentin e tanishëm Donald Trump.

Obama më herët kishte thënë që Merkel ishte një ndër partnerët e preferuar ndërkombëtar, gjatë kohës së tij në zyrën ovale.

Obama arriti në Gjermani dje dhe mbajti një fjalim para 14 mijë njerëzve në Samitin Botëror të lidershipit që u mbajt në Koln.

Sot dyshja besohet të kenë diskutuar marrëdhëniet trans-atlantike. Kjo vjen pas marrëdhënieve jo aq të mira mes Gjermanisë dhe SHBA’së, me presidentin Trump që kishte akuzuar Merkelin se kishte ulur shpenzimet për ushtri të shtetit gjerman poshtë kuotave të NATO’së.

Plani i fundit buxhetor i Gjermanisë, i zbuluar muajin që shkoi, tregoi që shpenzimet për mbrojtje ranë nën kuotën 2% të GDP’së që pritet nga vendet anëtare të NATO’së.

Merkel kishte hedhur poshtë këto kritika, duke thënë që Gjermania nuk do ndihmën ndaj shteteve në zhvillim në favor të shpenzimeve në ushtri.

Këtë muaj presidenti Trump, duke u ankuar për mënyrën se si Gjermania paguan pjesën e saj në NATO, tha që babai i tij kishte lindur në këtë vend.

Trump përsëriti një gabim që e ka bërë në publik së paku dy herë, duke thënë që babai i tij vjen nga Gjermania, duke qenë se babai i tij ka lindur në të vërtet në Neë York, ndërsa është gjyshi i tij ai që ka lindur në Kallstadt, një fshat në Gjermani.

Ai e bëri këtë gafë gjatë një konference për shtyp me sekretarin gjeneral të NATO’s Jens Stoltenberg.

Politikani norvegjez ka përkrahur presidentin amerikan në kauzën e tij për rritje të shpenzimeve të shteteve anëtarëve të NATO’s në ushtri.

Barack Obama jep një mesazh të fuqishëm pas sulmit terrorist në Zelandë të Re

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka reaguar me anë të një postimi në Instagram për sulmin terrorist që ndodhi në dy xhamitë në Zelandë të Re, ku mbetën të vdekur 49 persona.

Obama kishte shkruar se çdo njeri e ka për detyrë të luftoj urrejtjen dhe racizmin.

Në postim tha se ai së bashku me gruan e tij janë të brengosur për komunitetin mysliman në Zelandë të Re.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ish-presidentit amerikan.

“Michelle dhe unë i dërgojmë ngushëllime dhe forcë njerëzve në Zelandë të Re. Ne brengosemi për ju dhe komunitetin mysliman. Çdo kush nga ne, çdo ngjyrë, çdo besim, ka një përgjegjësi të përditshme për t’u mbledhur kundër urrejtjes dhe fanatizmit në të gjitha format e tyre dhe për t’u ngritur për atë që ështe e mirë, e mirë dhe e vërtetë” ka shkruar Obama.

 Obama: Nëse ke besim te seksualiteti yt, pse atëherë kërkon t’i kesh afër 8 vajza duke e dridhur bythën

Periskopi.com Lajme

Ish presidenti Barack Obama iu  bashkua yllit të basketbollit, Stephen Curryt dje për t’iu treguar djemve të rinj minorenë se “Ata kanë rëndësi.”

Dyshja foli në Oakland, Kalif, për të shënuar 5 vjetorin e Aleancës së krijuar nga Obama, që ishte bërë për të ndihmuar parandalimin e dhunës mes të rinjëve dhe edukimin e djemve të rinj dhe të burrave me ngjyrë.

“Ne duhet të jemi të aftë të themi… “Ju keni rëndësi, ne kujdesemi për ju, ne besojmë te ju dhe do të bëjmë gjithçka që të keni mundësitë dhe shansat e duhura për të ecur përpara si çdo njeri tjetër,” tha Obama, përkthen Periskopi.

Curry, ambasador në Aleancën e Trumpit, bashkë me ish presidentin, për çështjet që preokupojnë këtë grup njerëzish, përfshirë maskulinitetin, përforcimet e ligjit dhe vetëbesimin.

Basketbollisti foli për rëndësinë që kishte mbështetja që i kishin dhënë prindërit për t’i ndihmuar të bëhej yll i NBA, pavarësisht vetëbesimit të ulët që e kishte pasur si fëmijë.

“Nëse keni vërtet besim në situatën tuaj financiare, atëherë ndoshta nuk do ta vëni një zingjir të trashë në qafën tuaj,” tha ish presidenti Obama. “Nëse keni besim në seksualitetit tuaj, nuk do të keni nevojë t’i bëni tetë vajza rreth jush që ta dridhin bythën.” /Periskopi

Joe Biden merr vendimin: Kandidat për President të SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Joe Biden i ka informuar disa figura të larta demokrate se ka vendosur të garojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2020, kundër Donald Trumpit.

Ish-nënpresidenti amerikan madje e ka caktuar të martën si ditë të mundshme të shpalljes zyrtare të kandidaturës, raporton Axios.

Edhe vëllai i vogël i Joe Bidenit, Frank, ka thënë për Palm Beach Post se pret që ai të kandidojë për president.

“Ai edhe mund të më befasojë”, ka thënë Frank Biden. “Por, unë e di se familja i qëndron 100 për qind prapa”, ka shtuar ai.

Në një intervistë në natën e së shtunës në Fox News, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk i bën përshtypje ky lajm.

“Shumë njerëz thonë se Biden gëzon mbështetje të mirë, por, e dini, ai gjithmonë është te 1 përqindësh”, është shprehur Trump, transmeton Express.

“Ai ka garuar dy apo tre herë, dhe kurrë s’e ka kaluar 1 përqindëshin. Më pas erdhi Barack Obama dhe e nxori nga lloçi, dhe ai u bë nënpresident, dhe tani po udhëheqka”, ka shtuar Trump.

Barack Obama bëhet babadimër, u shpërndan dhurata fëmijëve të sëmurë në spital

Periskopi.com Video

​Obama bëhet babadimër për fëmijët në spital (Foto)

Periskopi.com Lajme

I njohur për natyrën e tij argëtuese dhe afërsinë më njerëzit, ish-presidenti amerikan Barack Obama edhe këtë fundvit ka gëzuar fëmijët në nevojë,

Obama ka vizituar një prej qendrave spitalore të fëmijëve në kryeqytetin amerikan, ku edhe ka shpërndarë dhurata në prag të festave të fundvitit.

Madje Obama ka vendosur edhe kapelën e babadimrit, ndërsa ka kënduar edhe këngën e Krishtlindjes bashkë me fëmijët dhe stafin e spitalit.