Barcelona në finale të ‘Copa del Rey’, mposht Sevillën me shumë mund

Periskopi.com Sporti

Ekipi i Sevillës nuk ia doli ta mbrojë avantazhin e krijuar nga takimi i parë si vendas ndaj Barcelonës, duke u mposhtur në gjysmëfinale të ‘Copa del Rey’ nga katalanasit me rezultat final 3-2, shkruan Periskopi.

Andaluzianët patën mundësinë të shënonin nga penalltia, por në ekzekutim gaboi sulmuesi argjentinas, Ocampos.

Teksa, Barcelonës nuk i mjaftoi vetëm goli i Dembeles për ta përmbysur avantazhin e ndeshjes së parë kundër Sevillës. Në minutën shtesë të lojës së rregullt shënoi Pique për ta cuar takimin në vazhdime, ku më pas fitoren e vulosi sulmuesi danez, Braitheëait.

Legjenda argjentinase, Messi nuk arriti të shënonte sonte, por 33 vjecari ka shënuar 38 gola në të gjitha garat ndaj Sevillës.

Kujtojmë se, para dy viteve, një skenar i ngjashëm kishte ndodhur pikërisht në Kupën e Mbretit, kur Barcelona kishte bërë rikthimin në ndeshjen e dytë me fitore 6-1.

Barcelona e mirëpret në finalen e 12 prillit njërën nga skuadrat që përcaktohet nga gjysmëfinalja tjetër midis Bilbaos dhe Getafes. /Periskopi

Formacionet e mundshme: Sevilla – Barcelona

Periskopi.com Sporti

Sevilla është nikoqir i Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

 

Në kuadër të gjysmëfinales do zhvillohen dy ndeshje dhe fituesi do kualifikohet në finale.

Dy skuadrat kanë disa mungesa, sidomos katalunasit që kanë probleme në mbrojtje shkaku i lëndimeve të tepërta.

Formacionet e mundshme:

Sevilla (4-3-3)Bono; Vidal, Kounde, Carlos, Rekik; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, En-Nesyri, Munir.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Umtiti, Alba; de Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Messi, Griezmann.

Ndeshja nis në ora 21:00

Barcelona me 8 mungesa për ndeshjen ndaj Sevillas

Periskopi.com Sporti

Barcelona do të jetë pa tetë lojtarë të ekipit të parë, të mërkurën kur do të përballet me Sevillan në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

 

Sergino Dest, Miralem Pjanic dhe Martin Braithwaite janë përjashtuar të gjithë për ndeshjen e Barcelonës me Sevilla në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Spanjolle të mërkurën.

Barca nuk ka deklaruar ndonjë kohë specifike të rikuperimit në asnjë prej lojtarëve.

Përpos lojtarëve të përmendur, Barcelona do të jetë edhe pa Philippe Coutinhon, Ansu Fatin, Gerard Pique dhe Sergi Roberto.

Ronald Araujo nuk do të paraqitet për katalanasit në Ramon Sanchez Pizjuan për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi kundër Betis gjatë fundjavës