Chelsea ka paguar testet e Barnsleyt për Covid-19, para ndeshjes së sontme në Carabao Cup

Periskopi.com Sporti

Chelsea pret sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Stamford Bridge’ Barnsleyn, në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup.

Dhe klubi londinez ka paguar për testimet e stafit dhe futbollistëve të skuadrës rivale për Covid-19, pasi autoritetet nuk e kanë bërë obligative një gjë të tillë nëse asnjë futbollist nuk ka simptoma, transmeton Periskopi.

Kështu, Chelsea nuk deshi të rrezikojë dhe të ketë probleme brenda skuadrës së vetë që t’i infektohet ndonjë futbollist eventualisht, duke vendosur t’i paguajë testimet e kundërshtarit para takimit.

Kujtojmë se në këtë përballje ‘Të Kaltërit’ futen pas një humbjeje 2-0 nga Liverpooli në Premier League. /Periskopi.com/