Edhe Bartomeu e kryen obligimin si ‘qytetar’ – voton në ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Sot te skuadra e katalanase e Barcelonës po mbahen zgjedhjet për presidentin e këtij klubi, përcjell Periskopi.

Të drejten për të votuar e ka shfytëzuar edhe presidenti aktual i klubit, Bartoemu.

Ndryshe, Bartomeu dyshohet se kishte kontraktuar në mënyrë ilegale një kompani të mediave sociale për të bërë lajme “Fake Neës” dhe për të dëmtuar në publik futbollistët kryesor të Barcelonës, mirëpo ai u shpallë i pafajshëm nga gjykatat spanjolle.

Kandidatët e përfshirë për president të FC Barcelonës janë këta: Victor Font, Jordi Farré, Toni Freixa, Lluís Fernández Alá, Agustí Benedito dhe Pere Riera, Juan Laporta./Periskopi

Barcelona me deklaratë zyrtare pas arrestimit të Bartomeut

Periskopi.com Sporti

Ditën e sotme është arrestuar ish presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeut, bashkë me të paktën dy zyrtarë tjerë të lartë të klubit, shkruan Periskopi.

Administrata e Bartomeut është akuzuar qe një kohë të gjatë se e ka paguar një kompani të PR-it të quajtur I3 për t’u marrë me ndërtimin e imazhit online të klubit.

Në lidhje me atë që ka ndodhur, Barcelona pranon se policia ka zbarkuar në klub për të kërkuar informacion dhe për të marrë dokumentacione të ndryshme për të vijuar me hetimet.

Ndër tjera në reagim thuhet: “Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritet ligjore dhe policore për të ndihmuar në zbulimin e fakteve që janë objekt i hetimit. /Periskopi

 

Bartomeu me daklaratë të fortë pas dorëheqjes nga Barcelona: Jam fyer dhe kërcënuar

Periskopi.com Sporti

Presidenti i klubita katalanas, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, transmeton Periskopi.

Bartoemu në një konferencë për media tregoi se ai është kërcënuar.

“Jam fyer dhe kërcënuar ashtu si gjithë anëtarët e bordit” tregoi Bartomeu.

Dorëheqjen e Bartomeut e kanë kërkuar që një kohë të gjatë shumë tifozë të Barcelonës, madje edhe është kërkuar nënshkrimi i një mocioni mosbesimi.

Zyrtare: Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit te Barcelona

Periskopi.com Sporti

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit te Barcelona.

Dorëheqja e Bartomeut erdhi pasi që futbollistët e po ashtu tifozët kanë shprehur pakënaqësi të mëdha për gjendjen në të cilën gjendet gjiganti spanjoll.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë Bartomeun, në pozitën e presidentit të klubit.

 

Bartomeu më në fund e thyen heshtjen, e acaron Messin – ja çfarë thotë ai

Periskopi.com Sporti

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e klubit. Ai prek dhe pika mjaft interesante për katalanasit siç ishte konflikti i tij me kapitenin Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është aspak i kënaqur që qëndroi te skuadra e Barces, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bartomeun. “Si president nuk do të hyj në konflikte me Leo Messin. Ai flet nga fusha, siç e kemi parë të gjithë. Është një çështje e mbyllur.

“Nuk mund të lejoj, si çdo person i bordit dhe stafit teknik, që të lejoj të largohet futbollisti më i mirë në botë. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Ne duhet të mbështesim skuadrën dhe lojtarët tanë. Duhet të përgëzojmë veten që Messi është ende me ne. Ai është i kënaqur me Koeman. Ne duam që ai të mbyllë karrierën me ne dhe projekti do të ndërtohet rreth tij”, – tha numri një i klubit.

Çfarë është burofax-i që Messi ia dërgoi Barçës në kërkesën për t’u larguar dhe për çka shërben?

Periskopi.com Sporti
Lionel Messi ia dërgoi Barcelonës një letër që në Spanjë njihet si burofax, për ta njoftuar klubin se ka marrë vendim për t’u larguar nga Camp Nou.

Çfarë është burofax-i?

Burofax-i është shërbim që ofrohet nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e nevojshme për të dëshmuar se dokumenti është dërguar dhe po ashtu për ta dëshmuar përmbajtjen e atij dokumenti.

Burofax-i përdoret shpesh kur dërguesi ka nevojë ta dëshmojë ligjërisht se pranuesi e ka marrë dokumentin në fjalë në datën e caktuar dhe cila ka qenë përmbajtja e tij. Gjykata do ta pranojë faturën e dërguesit të burofax-it si dëshmi që dokumenti në fjalë është dërguar në adresën e caktuar.

Burofax-i mund të dërgohet fizikisht apo online përmes uebsajtit të Postës së Spanjës.

Përse e përdori Messi burofax-in për ta njoftuar Barcelonën se po largohet?

Messi mbështet në një klauzolë në kontratën e tij me Barçën e cila ia mundëson ta prishë marrëveshjen me klubin njëanshëm në fund të çdo sezoni. Kjo nënkupton se Messi kishte mundësi ta bënte këtë deri më 31 maj.

Megjithatë, avokatët e Messit argumentojnë se zgjatje e sezonit 2019/20 shkaku i pandemisë koronavirus, nënkupton se edhe Messi kishte kohë për ta prishur marrëveshjen.

Në bazë të këtij argumenti, Messi është dashur t’i tregonte Barcelonës se po largohet para se të përfundonte sezoni.

Avokatët e tij argumentojnë se sezoni 2019/20 ka përfunduar më 23 gusht, natën kur u luajt finalja e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG.

Duke e përdorur burofax-in, Messi është në gjendje të dëshmojë se e ka njoftuar Barcelonën në një datë të caktuar (që thuhet të jetë më 20 gusht) se po e ushtron të drejtën për ta prishur kontratën.

Nëse kjo çështje del para gjykatësit, avokatët e Messit do të jenë në gjendje ta përdorin burofax-in si dëshmoi se Barcelona u njoftua për vendimin e Messit në atë datë, që nënkupton se Barcelona nuk mund të argumentojë se nuk e ka pranuar letrën, apo se letra mbërriti më vonë dhe se Messi u vonua në njoftimin e tij.

Bartomeu cakton takim të hënën, pritet të merren vendime të rëndësishme

Periskopi.com Sporti
Ndryshime të mëdha pritet të fillojnë te skuadra e Barcelonës.
Pas humbjes turpëruese në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, koha është që te Barcelona të bëhen ndryshime rrënjësore.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Josep Maria Bartomeu ka thirrur takim special për të hënën.

Në këtë takim pritet të zyrtarizohet shkarkimi i Quique Setien.

Gjithashtu, në listën e atyre që pritet të largohen është edhe drejtori sportiv Eric Abidal.

Vendim pritet të merret edhe për zgjedhjet në klub. Ato mund të mbahen më herët sesa qershori. Muaji mars pritet të caktohet për zgjedhjet.

Mbetet të shihet nëse të gjitha këto vendime do të merren të hënën, në këtë takim special.

Shtuar më 15/08/2020, ora 20:34

Inte