Ditë zie në sportin kosovar, ndërron jetë ish-sportisti i njohur

Periskopi.com Sporti

Të shtunën ka ndërruar jetë Bashkim Hoxha, ish-hendbollist i suksesshëm i Vëllaznimit të Gjakovës, transmeton Periskopi.

Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielen (sot) nga ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

I ndjeri Hoxha ka qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Vëllaznimit. Kohëve të fundit ishte trajner në klubin e femrave në kategoritë e reja. /Periskopi.com/