Bashkimi triumfon në Superkupën e Kosovës për femra, mposht Prishtinën

Periskopi.com Sporti

Finalja e Superkupës së Kosovës oër femra i ka takuar Bashkimit të Prizrenit, e cila mposhti Prishtinën në “Mizahir Isma” me rezultat 83-70.

Fati i fituesit u bë i ditur qysh në çerekun e parë, me vashat prizrenase që treguan dhëmbët duke u shkëputur në rezultat, raporton Periskopi.

Në çerekun e dytë, kur pritej përgjigja e kryeqytetasve, Bashkimi vetëm sa e thelloi epërsinë, derisa pas 20 minutave lojë rezultati ishte 32-44.

Dominimi i Bashkimit vazhdoi edhe në dy çerekët e tjerë dhe në fund u konfirmua fitorja bindëse me rezultat 83-70.

Khadija Brown ishte më e spikatura te Bashkimi me 32 pikë, e përcjellur nga Aisha Muhamed me 18.

Danisha Shaw, në anën tjetër, ishte më e dalluara te Prishtina me 31 pikë. /Periskopi.com/