Bayern Munich fiton Superkupën evropiane, mposht Sevillan me shumë mund pas vazhdimeve

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka fituar Superkupën evropiane, pasi mposhti Sevillan 2-1 të enjten mbrëma në Budapest.

Ishin spanjollët ata që të parët kaluan në epërsi përmes Ocampos, i cili shënoi një penallti në mënyrë fantastike, duke qëlluar cakun pa shikuar – kjo ndodhi në minutën e 13-të, shkruan Periskopi.

Leon Goretzka barazoi për bavarezët në minutën e 24-t, dhe gola të tjerë më nuk pati në kohën e rregullt.

Në vazhdime, Javi Martinez shfrytëzoi për mrekulli një pasiguri të portierit kundërshtar, i cili nuk arriti ta largojë si duhet topin pas një goditjeje nga distanca, duke ia hedhur në kokatij, derisa ai qëlloi cakun nga afërsia.

Kështu, Bayerni fiton Superkupën evropiane për herë të dytë në histori të klubit. /Periskopi.com/