​Lufta ndaj koronavirusit, BB ndan 20 milionë dollarë për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Banka Botërore ka miratuar një fond të parë prej 1.9 miliardë dollarë për 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrore.

Këshilltarja e drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, Greta Minxhozi, gjatë një prononcimi televiziv, deklaroi se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria.

Ajo shtoi se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për të përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve.

“Puna për përgatitjen e programit specifik të Shqipërisë ka filluar dhe ka një komunikim intensiv ndërmjet ekipeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për përgatitjen e prioriteteve që do të përfshihen në këtë program si dhe detaje të tjera teknike. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Me përafërsi mund të shkojë deri në 20 milionë fondi për nevojat e emergjencà «s për sistemin shëndetësor”, deklaroi Minxhozi.

Ajo shtoi se përveç kësaj mund të bëhen ristrukturime të projekteve ekzistuese të BB në Shqipëri, për të liruar fonde nga këto projekte dhe për t’i përdorur për emergjencën shëndetësore.

Sipas Minxhozit, ata janë duke punuar me intensitet shumë të lartë dhe është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë.

“Ky është një projekt dhe ka një komponent që mund të jetë për përgatitjen e pajisjeve të emergjencës për spitale, një komponent tjetër mund të jetë për reforma të mëtejshme. Përcaktimi i komponentit është në dorën e ekipeve të qeverisë dhe BB-së. Me përcaktimin e projekteve do të disbursohen me fleksibilitet në fuksioni të evoluimit të situatës sipas nevojave”, sqaroi ajo./ATSh/

SHIFK: Rritja e përfshirjes financiare dhe edukimit financiar do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit e Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Qendrore të Republikës të Kosovës (BQK) kanë shprehur nevojën e rritjes së nivelit të përfshirjes financiare dhe edukimit financiar të konsumatorëve në Kosovë.

Për këto vlerësime Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës (ShIFK) ndanë të njëjtin opinion me përfaqësuesit e BB-së dhe BQK-së. Tema për nevojën e rritjes së nivelit të përfshirjes financiare dhe edukimit financiar është diskutuar në njërin nga panelet e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Bankave Qendrore të vendeve të rajonit dhe Evropës si dhe ekspertë të ndryshëm, në të cilën ngjarje është diskutuar lidhur me “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik – rruga zhvillimore”.

SHIFK sapo ka përfunduar hulumtimin e saj të parë lidhur me sektorin financiar jobankar (të kryer nga KANTAR dhe të çertifikuar nga BDO) ku si rezultat i këtij hulumtimi ka dalë se kompanitë financiare jobankare janë segmenti “më i ri” i sektorit financiar në Kosovë, i cili përkundër rritjes së shpejtë ka një pjesëmarrje jodomethëse prej 4% të tregut financiar, pa ndonjë efekt sistematik në industrinë financiare të vendit. Bankat dhe institucionet e tjera financiare ende luajnë një rol mbizotërues në sektorin financiar në Kosovë, ku sektori bankar paraqet 67% të tregut të sistemit financiar ndërsa të gjitha shërbimet tjera financiare si fondet pensionale, kompanitë e sigurimeve, institucionet mikrofinanciare paraqesin 29% të këtij tregu.

Sipas hulumtimit të kryer, ka rezultuar se 58% e të anketuarve kanë para të mjaftueshme për ushqim, por blerja e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake (si TV, frigorifer) është më e vështirë, ndërsa 66% e të anketuarve nuk bëjnë kursime, gjysma e tyre sepse nuk ka para të mjaftueshme për të kursyer. Rreth 49% e konsumatorëve kanë vlerësuar “njohuritë e tyre rreth edukimit financiar si mesatare dhe jo të kënaqshme”, ndërsa 39% nuk kanë kushtuar fare vëmendje për azhurnimin e njohurive të tilla dhe kanë nevojë për informacion shtesë mbi këtë temë. Për më tepër, është e qartë se konsumatorët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për formulën e ndërlikuar pas normës efektive të interesit dhe shpesh e gabojnë atë për normën e rregullt të interesit dhe, për këtë arsye duhet të informohen në mënyrë aktive nga anëtarët e industrisë financiare për kostot e shërbimeve financiare dhe kjo duhet të bëhet në një mënyrë të thjeshtë dhe miqësore ndaj konsumatorit.

Nga kjo, del se ekziston nevojë e madhe për gjithpërfshirje financiare të qytetarëve, prandaj duhet vlerësuar pozitivisht zhvillimin e sektorit dhe institucioneve financiare jobankare në vend të cilat plotësojnë sektorin bankar duke ofruar përfshirje financiare për konsumatorët të cilën nuk janë shërbyer më parë dhe në të njejtën kohë mbeshtesim plotësisht theksimin e Bankës Botërore që “sektori financiar duhet të inkurajohet dhe të jetë më aktiv në kreditimin e sektorëve të pafavorizuar dhe më pak të shërbyer në mënyrë që të arrijë përfshirjen financiare”.

Prandaj, ne e vlerësojmë lartë përkushtimin e Bankës Qendrore të Kosovës në përpjekjen e tyre të madhe për sigurimin e përfshirjes financiare në Kosovë duke krijuar kushte për një sistem financiar efikas dhe të qëndrueshëm në vend dhe duke punuar shumë në ngritjen e nivelit të edukimit financiar të shoqërisë në Kosovë.

Ne duhet ta pranojnë që edukimi është një proces në të cilin duhet të jenë të përfshira të gjitha palët, prandaj SHIFK gjithashtu do të kontribuojë në këtë duke nxitur edukimin financiar në audiencën e gjerë të vendit.

SHIFK do të publikojë hulumtimin e plotë të industrisë në javën e parë të dhjetorit.

Shoqata e Inovacionit Financiar të Kosovës bashkon teknologjinë financiare siç njihet ndryshe si “Fin-Tech” dhe institucione të tjera financiare jo-bankare që veprojnë jashtë sektorit bankar, duke ofruar shërbime financiare për banorët e Kosovës si shërbime të kreditimit, lizingut, pagesave dhe transfereve të parave.

 

 

Vdes ish-gazetarja e njohur e BBC’së

Periskopi.com Lajme

Ish-gazetarja e BBC dhe Channel 4, Tazeen Ahmad, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Ahmad, e cili punoi si reportere korrespodentë e huaj në Britani dhe SHBA, ndërroi jetë të mërkurën në mbrëmje.

Ahmad ishte ndër gratë e para myslimane të Azisë që u ngrit në krye të gazetarisë britanike, ndërsa fitoi edhe çmime të shumta për punën e saj.

Në një deklaratë ku njoftuan vdekjen e saj, vëllezërit e Ahmedit thanë: “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka arriti, si nënë, gazetare dhe shkrimtare.

 

Reportazhi i BBC’së për 20-vjetorin e sulmeve të NATO’s: Konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është zgjidhur

Periskopi.com Lajme

Mediumi i njohur britanik, BBC ka bërë një reportazh të shkurtër për 20 vjetorin e sulmeve të NATO-së në Kosovë mbi forcat serbe. 

Ata tregojnë që konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende nuk është zgjidhur.

Tri figurat kryesore të kësaj storie janë  korrespodentët, Jeremy Bowen, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijevic.  Të tretë ishin reporter të luftës në Kosovë.

Ata shpjegojnë se pse ende vazhdojnë mosmarrëveshjet mes dy kombeve.

Tutje, ata tregojnë rrugëtimin e Kosovës nga përfundimi i luftës deri më tani tek ideja e shkëmbimit të territoreve. Për më shumë shikojeni reportazhin.

BBC: Pa Kosovën në Interpol, siguria në Ballkan s’do të jetë stabile

Periskopi.com Lajme

Çështja e pranimit të Kosovës në Interpol sërish është aktualizuar në prag të Asamblesë së Përgjithshme në nëntor, ndërsa anëtarësimi eventual i saj është ose “rrezik i paprecedentë” , ose “kontribut në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar, varësisht nga ajo se a pyetet Beogradi apo Prishtina, raporton BBC në gjuhën serbe.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i tha BBC-së se arsye kryesore për hyrjen e Kosovës në Interpol janë lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimi ndërkombëtar, marrja e përgjegjësisë së plotë për bashkëpunim dhe konfigurimin i sigurisë në Ballkan, që sipas tij pa Kosovën nuk do të jetë i plotë, ndërsa rajoni nuk do të jetë stabil.

deri tash tri herë ka bërë kërkesë për anëtarësim, më 2010, 2015 dhe 2017. Kërkesat asnjëherë nuk kanë arritur në fazën e shqyrtimit, ndërsa vjet kërkesa u tërhoq si pasojë e mungesës së mbështetjes së mjaftueshme për anëtarësim.

Beogradi kundërshton anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 1244 dhe do të shkaktonte pasoja negative për dialogun midis Beogradit e Prishtinës.

Interpoli, rikujton Beogradi, vjet ka miratuar Rezolutën sipas të cilës vendet që kërkojnë anëtarësim duhet të jenë anëtare të OKB ose të kenë statusin e vëzhguesit.

Po ashtu thekson se institucionet e Prishtinës nuk janë në gjendje të mbajnë sigurinë në Kosovë dhe se hyrja e Kosovës në Interpol do të përdorej për revanshizëm ndaj pjesëtarëve të policisë e të ushtrisë së Serbisë, që kanë marrë pjesë në luftën e vitit 1999.

Deri tash në urdhërarrestet e Interpolit për shkak të krimeve të luftës ka qenë shefi i Agjencisë së Sigurimit Ushtarak, Momir Stojanoviq, ndërsa fletarreste të Interpolit në bazë të urdhrave të gjykatave serbe gjithsej janë shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për krime lufte.

Ndër ta është edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, por aktualisht urdhërarrestet ndaj tyre tash për tash janë “të padukshme”.

Sivjet duket se Kosova ka mbështetje të mjaftueshme, së paku për futjen e kësaj çështjeje në rend të ditës për votim.

Marko Kmeziq, ligjërues dhe hulumtues në Qendrën për Studime të Europës Juglindore në Gracë, konsideron se kjo çështje është me rëndësi “për bashkëpunimin ndërkombëtar policor”.

“Duke pasur parasysh faktin se është vënë re shkallë e lartë e kriminalitetit në të dyja shtetet dhe sidomos karakteri i tij ndërkufitar, ndërsa kriminelët nuk i njohin kufijtë, policitë janë të kufizuara me juridiksionin shtetëror dhe çfarëdo forme e ndërlidhjes, përfshirë edhe këtë përmes Interpolit është i dobishëm për të gjithë qytetarët e rajonit”, i ka thënë Kmeziq BBC-së.

Kmeziq thekson edhe se nëse Serbia merr qëndrim obstruktiv ndaj kësaj çështjeje, kjo do të mund të ketë ndikim negativ në vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës dhe largimin nga integrimet europiane, thuhet në shkrimin e BBC-së në gjuhën serbe.