Befason AAK-PSD, të gjithë me plis në kokë në tubimin qendror në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Koalicioni AAK-PSD sonte po mban tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë.

Për befasinë e të gjithëve, sot, të gjithë të pranishmit në sallën e stërmbushur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë shfaqur me plis në kokë.

Një simbolikë e bukur kjo që i ka lënë përshtypje shumëkujt që e ka parë këtë tubim.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid befasojnë me ndryshimin drastik

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja me famë botërore,  Dua Lipa u pa të martën, duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, rrugëve të  New York-ut.

Dua kishte veshur një këmishë të madhe me shirita, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zi lëkure.

Mirëpo, ajo që i tronditi kalimtarët ishte ndryshimi i flokë të këngëtares, nga ngjyra e zezë me të cilën janë mësuar ta shohin Duan, ajo tashmë është shëndrruar në një bionde.

Së fundmi, Dua Lipa ndau me 34.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi të ndryshimit të saj të ri.

“Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj! Shihemi së shpejti # DL2”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përveç Duas edhe Anwari është kthyer bë biond dhe dukej shumë ndryshe, çifti i njohur u kap së bashku teksa po shijonte kohën e lirë në shopping.

Flokët e reja të Duas duket se shënojnë një kapitull të ri për të, pasi ajo tashmë sa kohë është zhvendosur në New York me të dashurin.