Vazhdon ‘turneu’ i Haxhi Krasniqit nëpër Kosovë, takohet me Behgjet Pacollin – këto janë fjalët e tij për më të mirin e botës

Periskopi.com Sporti

Haxhi Krasniqi ka vazhduar me takimet e tij nëpër Kosovë, ku erdhi pasi u shpall kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë.

Ai mposhti Dominic Boeselin, duke fituar titujt IBO dhe ëBA, njëkohësisht duke u bërë edhe shqiptari i parë që arrin këtë sukses, shkruan Periskopi.

Figura e fundit eminente me të cilin është takuar Krasniqi është Behgjet Pacolli.

Pasi kanë zhvilluar një takim, dyshja ka pozuar për një foto, me Pacollin që e ka shpërndarë atë në Facebook me mbishkrimin:

”Kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqin pata kënaqësinë ta kem mysafir dhe personalisht ta uroj për suksesin e madh, që na bëri krenar të gjithëve.” /Periskopi.com/

 

Delegacioni i Kosovës në Washington me avion të Behgjet Pacollit

Periskopi.com Lajme

Behgjet Pacolli sa ka mbajtur pozita drejtuese shtetërore udhëtimet e tij, edhe ato zyrtare i ka kryer me avionin e tij personal.

Por fluturakja e tij shpesh ka qenë në shërbim edhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë.

Duket se kështu do të jetë edhe më 27 qershor. Avioni i tij, do të jetë në shërbim të delegacionit të Kosovës që do të marrë rrugë drejtë SHBA-së katër ditë më vonë.

Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, e ka thënë tërthorazi këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar Murseli.

Behgjet Pacolli krenar me punën e vëllait Selim

Periskopi.com Lajme

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është krenar me punën që e ka bërë vëllai i tij Selim Pacolli si nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Sipas Behgjetit, pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, Selimi ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder.

“Disa fjalë për vëllanë tim Selimin. Unë thjesht dua të shpreh se sa krenar jam për punën tuaj. Si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ai ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve të Komunës. Pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, ai ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder. Vazhdoni të jeni ai që jeni”.

Gjykata Kushtetuese: Rrëzoi dy presidentë, e la PDK-në pa kryeministër qe 6 vjet, rrëzoi “Zajednicën”

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka konsideruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese “të padrejtë” ndërkohë që ka thënë se nuk do ta pranojë. Ndërkohë, aktivistët dhe simpatizantët e partisë së tij kanë linçuar gjyqtarët e këtij institucioni. Por, a ishte politike në vendimet e saj Gjykata Kushtetuese?

Natyrisht, kryeministri në detyrë Kurti mund ta çojë lëndën edhe në Komisionin e Venecias për të marrë një opinion mbi rastin që ai e konsideron si “vjedhje të votave të popullit”. Por megjithatë, e kaluara e Gjykatës Kushtetuese e përgënjeshtron Kurtin dhe aktivistët e partisë së tij.

Kurti ka prapa vetëm 26,27 për qind të më pak se 50 për qind të qytetarëve të Kosovës që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e 6 tetorit. Por, kjo nuk e ndalon atë që të rrënojë besueshmërinë edhe të një institucioni tjetër, përcjell Periskopi.

Ky institucion kishte rrëzuar presidentin e parë të Kosovës së pas-pavarësisë, Fatmir Sejdiun, pasi ky i fundit po ushtronte njëkohshëm edhe detyrën e kryetarit të një partie, LDK-së. Sejdiu e kishte pranuar vendimin e Gjykatës dhe kishte dhënë dorëheqje. Kjo dorëheqje i kishte shkaktuar atij praktikisht humbjen edhe të LDK-së, dhe margjinalizimin nga politika.

Një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi një tjetër president të zgjedhur, Behgjet Pacollin. Madje, Pacolli nuk kishte bërë asgjë në shpërputhje me Kushtetuesen, por pas vetëm rreth 1 muaji, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që thoshte se Kuvendi e kishte zgjedhur Pacollin president në formë anti-kushtetuese pasi nuk kishte respektuar procedurat e parapara.

Më pas kishim aktgjykimin e korrikut të vitit 2014, i cili efektivisht ia pamundësoi partisë së parë që të kishte të drejtën ekskluzive për të formuar qeverinë e vendit ashtu siç kishte shpresuar PDK-ja.

Kjo bëri që PDK-ja, edhe pse kishte dalë e para në zgjedhjet e qershorit të vitit 2014 nuk do ta merrte pozitën më të rëndësishme në Qeveri, atë të kryeministrit. Kjo pozitë do t’i takonte Isa Mustafës.

Në fakt, ky vendim i Kushtetueses do t’ia pamundësonte PDK-së që ta merrte pozitën e kryeministrit prej vitit 2014 e këndej, duke qenë se edhe në vitin 2017 iu desh të formonte një koalicion parazgjedhor me AAK-në dhe Nisman, duke i dhënë kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt.

Ndërkohë që një tjetër vendim ishte edhe ai për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që i takonte një marrëveshjeje të nënshkruar nga Isa Mustafa si kryeministër i Kosovës.

Kushtetuta gjeti se e ashtuquajtura “Zajednicë” nuk përputhej me Kushtetutën e Kosovës në 22 pika të saj. Një vendim i tillë pamundësoi realizimin e marrëveshjes dhe formimin e saj.

Marrë parasysh këto, por edhe vendimet e tjera të saj është e zorshme të kuptohet se si mund t’i mohohet kredibiliteti këtij institucioni pa pasur asnjë provë të vetme që do ta rrënonte atë./Periskopi

Pacolli kthehet përsëri në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është rikthyer përsëri në Zvicër, sipas tij për t’ju bashkuar fëmijëve.

Pacolli shton se kjo po ndodhë meqë fëmijët e tij e kanë të pamunduar të jenë pranë tij në Kosovë për shkak të kufizimeve aktuale.

”Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”.

Pacolli për vdekjen e të riut nga Gjilani: Përgjegjësi për organet që në mënyrë të detyrueshme e mbajtën në karantinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë thirrjë që të hetohet rasti i të riut nga Gjilani që humbi jetën në konvikete.

Pacolli ka thënë se duhet të  vëhen në përgjegjësi institucionet përkatëse sepse siç thotë ai “në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë, transmeton Periskopi.

“Duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilë në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë. U prehtë në paqe bashkë-qytetari ynë, të cilin shteti i tij nuk qe në gjendje ti ofrojë kujdes”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij:

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të riut që në rrethana tragjike humbi jetën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ftoj organet e hetuesisë që këtë rast të shqyrtojnë me urgjencë në menyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani.

Duhet dhënë përgjegjësi udhëheqësit e institucioneve përkatëse, të cilë në mënyrë të detyrueshme e kanë mbajtur të riun në karantinë. U prehtë në paqe bashkë-qytetari ynë, të cilin shteti i tij nuk qe në gjendje ti ofrojë kujdes.

 

JAVA: Si u turpërua VV-ja nga Behgjet Pacolli?

Periskopi.com Lajme

Përplasjet politike në Kosovë u tensionuan edhe më shumë gjatë kësaj jave. Nga Ministria e Brendshme, ushtruesi i detyrës së Ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla akuzoi presidentin Thaçi se e kishte kontrabanduar deputetin Pacolli. Nga shtëpia e tij, presidenti Thaçi në stilin e një hip-hop artisti e ftoi Sveçlën që ta merrte Kurtin e t’i shkonte në shtëpi, derisa e quajti VV-në parti kriminale. Në ndërkohë, foli edhe Gjykata Kushtetuese.

Java nisi me bujën që e kishte shkaktuar deklarata e ish këshilltarit të kryeministrit, Shkëlzen Gashit, për luftën e UÇK-së. U tha se Qeveria Kurti kishte premtuar se nuk do të ulej me Serbinë pa kërkuar kjo e fundit falje për krime lufte, por në fund vetë Qeveria Kurti pranoi krimet e luftës të UÇK-së.

Menjëherë më pas, vëmendja e publikut u përqendrua te kërkesat e përsëritura të deputetit Behgjet Pacolli që të kthehej në vendlindje. Sipas tij, Qeveria nuk po i jepte leje që me avionin e tij të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas Qeverisë, ai do t’i nënshtrohej rregullave të Karantinës në Konvikte.

Më pas, z.Pacolli mori leje nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe u vendos në banesën e tij atje. Dhe, një udhëtim i presidentit Thaçi drejt Shqipërisë bëri që të shpërthente gallata në formën më të gërditshme të saj.

Sveçla akuzoi Thaçin se ishte ulur në mënyër ilegale në ulësen e parë të veturës presidenciale, duke lënë dyshimin se Pacollin e kishte futur në ulëset e prapme, apo edhe në “gepek”. Sceçla tha se dyshohej që presidenti “e kishte kontrabanduar Pacollin.”

Për dy ditë nuk u kuptua vend-ndodhja e ish presidentit Pacolli, dhe kështu pyetja njëmilion dollarëshe u bë “Ku është Behgjet Pacolli?”

Kjo pytje mori përgjigjje nga vetë Pacolli që ndau fotografi nga banesa e tij në Shqipëri. Por, presidenti Thaçi e rëndoi më shumë situatën duke i prishur karakterin komik. Ai iu tha t’i shkonin “në shtëpi Sveçlës e Kurtit” dhe i quajti “grup i organizuar kriminal.”

Në ndërkohë, u mësua se Qeveria i kishte dhënë lejeqarkullim Aleksandër Jabllanoviqit, politikanit serb që dikur kërkonin me forcë të shkarkohej në protesta të dhunshme. Po ashtu, leje i ishte dhënë edhe një këngëtareje  të quajtur Tanya. Argumenti se të gjithë ishim të barabartë nuk vlente.

Sidoqoftë, Pacolli u kthye në Kosovë por nuk u vendos në karantinën e konvikteve. Pyetja që do të duhej të shtrohej me forcë nga përkrahësit e VV-së nëse do të ishin konsistentë në bindjet e tyre do të duhej të ishte: “Pse Pacolli nuk u vendos në karantinën te konviktet?”

Në ndërkohë, të premten Gjykata Kushtetuese vendosi që ta pezullonte përkohësisht deri më 29 maj dekretimin që i bënte presidenti Thaçi, Avdullah Hotit për të formuar qeverinë e re. Kjo Gjykatë u mor kësaj here edhe me një sulm banditesk që i kishte bërë kryeministri Kurti duke i akuzuar pa asnjë provë për “anshmëri politike” e “joprofesionalizëm”. Kushtetuesja i quajti këto sulme si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën kushtetuese të vendit.

Po gjatë kësaj jave, LDK nënshkroi marrëveshjen për koalicion qeverisës me AAK-në dhe me Nismën Socialdemokrate./Periskopi

Pacolli: Xhelali prap më kërcënoi me arrestim nëse shkoj në Parlament

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Xhelal Sveçla e ka kërcënuar me arrestim nëse shkon në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli ka shkruar në Twitter se kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989 kur është suprimuar dhunshëm autonomia e Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme më ka këcënuar me arrestim nëse shkoj në Kuvend për të ushtruar detyrën time si deputet. Kjo është sfida më e madhe për Kuvendin e Kosovës që nga viti 1989. Qeveria është përgjegjëse para Parlamentit, jo deputetët ndaj qeverisë. Demokracia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

U.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.

Sveçla ngul këmbë se Pacolli duhet të respektojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndër këto masa është edhe vetizolimi i tij, meqë erdhi nga jashtë. Po ashtu tha se Pacolli do të ndalohej nëse të shtunë do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

“Ai do të qëndrojë në vetizolim, në momentin që ai potencialisht thyen izolimin, normalisht ka masa edhe për këtë veprim. Me dijen time, nëse thyhet izolimi ka masa tjera, nuk shkohet direkt në arrestim, ka gjobë mandatore, kthehet në vetizolim apo dërgohet në karantim”, tha Sveçla, duke pohuar se nuk do të lejohej të shkonte në parlament.

Pacolli: Para se të vijë në Kosovë kam bërë testin për koronavirus në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Kreu i AK’së, Behgjet Pacolli sonte në Pressing ka thënë se para se me ardhë në Kosovë, e kishte bërë testin për koronavirus në Zvicër, transmeton Periskopi.

‘’Para se me ardh këtu,  e kam kry edhe testin në Zvicër dhe më ka dalë negative. Atje nuk kam pasë asnjë kontakt me dikë që ka mujt me qenë i infektuar’’, ka thënë Pacolli.

Ai thotë se ndjehet mirë që tash është në shtëpinë  e tij në Hajvali./PERISKOPI/

Arben Vitia u tall ditën me Pacollin, në mbrëmje thotë se ishte keqkuptim

Periskopi.com Lajme

Pas talljes që bën gjatë ditës me ish ministrin e jashtëm Behxhet Pacolli pothuajse  të gjithë zyrtarët e Vetëvendosjes, në mbrëmje ata janë përpjekur ta vendosin paqe me të.

Pothuajse zyrtarë të vegjël e të lartë, deputetë e nga ministritë e ndryshmte të Vetëvendosjes refuzuan ta lejojnë Pacollin që të ateroj në Kosovë duke u tallur me të se fillimisht i duhen dy javë karantinë.

Reagimi i Pacollit ishte shumë i ashpër duke akuzuar kryeministrin Kurti dhe partinë e tij se po sillet në mënyrë despotike duke mos lejuar si deputet ti ushtroj të drejtat e tij dhe po ndihet i pasigurt të kthehet në vendin e tij.

Por duket që gjërat kanë ndryshuar pasdite, dhe madje i janë joshur Pacollit se gjoja ka qenë një cështje teknike dhe keqkuptim.

Ministri i Shëndetësisë nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka thënë se nuk është ashtu situata se si ka dal në media sepse ai është përpjekur vet gjatë personalisht ta marrë në telefon disa herë Pacollin për t’ia shpejguar situatën

Vitia është munduar ta zbusë këtë situatë në një intervistë në Klan Kosova.

Vitia për rastin e Pacollit: U politizua tej mase, edhe Albin Kurti do të kalonte në ato procedura

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë, Arben Vitia sonte në Rubikon ka thënë se rasti i kreut të AKR’së, Behgjet Pacolli është politizuar pa nevojë, transmeton Periskopi.

Ai thotë se Pacolli është dashur të dërgojë një email paraprakisht në Ministrinë e Shëndetësisë e pastaj ta verifikoje stafi mjekesor nese ai duhet te shkoje ne karantinë apo vetizolim.

‘’Kjo gjë është politizuar pa nevojë dhe më shumë se që duhet. Cdo rast qe ka ardhe ne Kosove, perjashto ata me semundje, jane vendos ne karantine. Kurse gjithe te tjeret qe s’kanë pase semundje dhe ndonje arsye tjeter, jane vendos ne karantine ne Qender te studenteve. Pacolli ka mundur vetem te dergoje permes emailit te Ministrise. Ose te percillet ne karantine ose te shkoje ne shtepi. Une kam provuar sot qe te vije ne kontakt me Pacollin, kam marre numrin e tij per ti treguar se procedurat jane keto. Dergohet nje email, eshte teknike. Ne baze te dokumentacionit, shkon ekipa mjekesore ne piken hyrese dhe sipas rekomandimeve, udhezohet nese personi duhet te futet ne karantine apo vetizolim. Ne momentin qe secili hyn ne Kosove, kontrolloht nga qendat e mjekesise familjare, prezentohet dokumenti shendetesor, pastaj nenshkruhet deklarata dhe personi ne fjale, mund te jete cili do nga kreret edhe kreyminstri Albin Kurti, dhe udheohet te shkoje 14 dite ne vetizolim’’, ka thënë Vitia./PERISKOP/

 

Pacolli- ambasadorit gjerman: Heshtja juaj nuk ishte e dobishme për vendin

Periskopi.com Lajme

Behgjet Pacolli, kryetari i Alenacës Kosova e Re (AKR), njëherësh edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka replikuar ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili i tha Pacollit se nuk ka ndonjë këshillë rreth kësaj situate.

Pacolli përmes një replike në Twitter, i ka shkruar ambasadorit Heldt se heshtja e juaj për shkeljet e kryeministrit në largim, Albin Kurti nuk janë të dobishme,

“Një qasje më parimore në mbrojtje të kushtetutës dhe ligjit do të mirëpritet. Heshtja juaj për shkeljen e vazhdueshme që Kurti bëri ndaj kushtetutës nuk ishte e dobishme për vendin dhe demokracinë e saj. Ne i shohim rezultatet. Karantina nuk është me ligj dhe as me kushtetutë”, ka shkruar Pacolli.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt i është përgjigjur kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli rreth futjes së tij në karantinë nëse vjen në Kosovës, i cili kërkoi ndihmë nga ambasadorët e vendit për të marr një vlerësim rreth gjendjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Heldt i ka thënë Pacollit se nuk ka ndonjë këshillë rreth kësaj situate, raporton Gazeta Insajderi.

“Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktika për këtë temë. Unë nuk e kam lënë vendin tim pritës të Kosovës që nga mbyllja e 13 marsit, dhe as të ketë ndonjë prej stafit tim diplomatik; puna dhe shtëpia jonë janë këtu. Disa që ishin me pushime janë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, ka shkruar Heldt.

Pacolli para disa orësh kishte pyetur ambasadorët e juaj në Kosovë dhe eurodeputeten gjermane se cili është mendimi i tyre rreth kësaj ndalesë që është duke ju bërë atij, përcjell Gazeta Insajderi.

“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli. /Insajderi.com

Pacolli u kërkoi ndihmë ambasadorëve, kështu ia kthen përgjigjen ambasadori gjerman

Periskopi.com Lajme

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, u ka kërkuar ambasadorëve të huaj në Kosovë që të reagojnë në lidhje me rastin e tij, ku gjatë ditës së sotme u bë krye temë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë, meqë rast ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Pacolli përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do të pres që të reagojnë disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.

“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.

Teksa, këtij postimi i është përgjigjur, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se në lidhje me këtë nuk mund të jao ndonjë këshillë në lidheje me situatën, për shkak se vet ai është i mbyllur në Kosovë që nga 13 marsi.

Po ashtu, siç shkruan Heldt edhe stafi diplomatik është në Kosovë, në përjashtim të disave që ishin në Gjermani për pushime dhe kanë mbetur atje.

“Kam frikë se nuk mund të ofroj këshilla praktike për këtë temë. Unë nuk e kam lënë vendin Kosovën që nga mbyllja e 13 marsit, dhe as ndonjë prej stafit tim diplomatik; puna dhe shtëpia jonë janë këtu. Disa që ishin me pushime kanë ngecur në Gjermani, asnjëri nuk ka mundur të kthehet deri më tani”, shkruan Heldt.

Pacolli, Kurtit: Mjekët serbë hynë në Kosovë pa shkuar në karantinë, a vlejnë rregullat për të gjithë apo jo?

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar përsëri qeverisë Kurti dhe ministrisë së Shëndetësisë lidhur me insistimin e këtyre të fundit që në rast ardhjeje në Kosovë, ai të futet në karantinë.

Në një postim në Twitter, Pacolli ka hedhur paralele mes hyrjes së mjekëve serbë në Kosovë, të cilët nuk iu nënshtruan karantinimit, si dhe insistimit që qeveria Kurti po bën për të, që në rast të ardhjen në Kosovë të hyjë në izolim, shkruan lajmi.net.

“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë të njëjtat rregulla për të gjithë apo jo”, ka shkruar Pacolli.

Sipas Pacollit, qeveria e Kurtit është një qeveri turpi për shtetin e Kosovës, me lojërat politike që po bën ndaj atyre që mendojnë ndryshe.

“Qeveria është një turp për shtetin me lojërat politika që po bën kundër atyre që mendojnë ndryshe tyre”,  ka shkruar Pacolli në fund.

Kosova rrezikon t’i humbë 6 milionë euro në arbitrazh ndërkombëtar për rastin e Grandit

Periskopi.com Lajme

Kosova rrezikon t’i humbë 6 milionë euro, për shkak të kontestit rreth shitjes së “Hotelit Grand”, që ishte iniciuar nga kompania “Mabco Constructions SA”, me seli në Zvicër, aksionar i së cilës është Behgjet Pacolli.

Burime të Periskopit thonë se procesi i vendimmarrjes rreth këtij rasti, që ishte iniciuar në vitin 2017, është në prag të epilogut dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në dëm të interesit publik shtetëror dhe në favor të liderit të AKR-së.

Arsye për këtë, siç pohohet, është edhe neglizhenca e treguar nga Ministria e Drejtësisë së udhëhequr nga Albulena Haxhiu dhe një sabotim që po i bëhet punës së ekipit të angazhuar për përfaqësimin e shtetit të Kosovës në këtë arbitrazh ndërkombëtar.

Një gjë e tillë ngreh dyshime të përfshirjes së politikës në këtë proces. Kompania “Mabco Constructions SA” pat paditur Qeverinë e Kosovës lidhur me rastin e “Hotelit Grand”, të cilin Behgjet Pacolli e kishte blerë, por më pas i ishte anuluar privatizimi.

Pacolli është shprehur se Mabetex kërkon vetëm kthimin e mjeteve të veta, sipas të cilit, ato i janë rrëmbyer padrejtësisht./Periskopi/

Pacolli pas takimit te Haradinaj:  AKR mbështet heqjen e taksës dhe rifillimin e Dialogut me Serbinë

Periskopi.com Uncategorized

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë sot në takimin e thirrur nga Ramush Haradinaj,

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se në këtë takim ku  është diskutuar për hapat koordinues në lidhje me dialogun dhe arritjen e unitetit kombëtar, ai ka paraqitur qëndrimin e AKR-së e cila mbështet heqjen e taksës.

Postimi i plotë i Pacollit:

I nderuar kryetar Haradinaj,

Te nderuar koleg,

Unë mirëpres thirrjen e Kryetarit Haradinaj për këtë takim dhe fillimin e bisedimeve midis Presidentit dhe partive parlamentare për krijimin e unitetit në skenën politike në vend mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Do të dëshiroja të ngreja disa çështje që shprehin qëndrimin tim ndaj temave për çka është thirur ky takim dhe nevoja jonë për veprim.

Që nga fillimi, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbështetur heqjen e taksës tregtare për Serbinë dhe fillimin e një dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën lidershipin e ShBA-vë. Kosova ka fituar pavarësinë për shkak të lidershupit amerikan, dhe ne jemi çliruar për shkak të lidershipit amerikan. Ka ardhur koha për t’u bërë një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe për të zgjidhur marrëdhëniet me Serbinë nën lidershipin amerikan. Nuk ka ndërmjetës më të besueshëm dhe më të përkushtuar ndaj Kosovës sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Falënderojmë Bashkimin Evropian për rolin e vet në dialog deri më tani, por nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet që një herë e përgjithmonë të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë përmes njohjes së ndërsjellë.

Nën udhëheqjen amerikane dhe mbështetjen evropiane Kosova ka pasur sukses gjithmonë, dhe ne do të kemi sukses përsëri sepse kemi besim në lidershipin amerikane.

Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i shqetësuar për orientimin që po merr Kosova sot. Për herë të parë, zyrtarë të lartë amerikanë po kërkojnë tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova për shkak të sjelljes së Kosovës dhe hezitimit për të mbështetur lidershipin amerikane. Është koha që qeveria të marrë seriozisht situatën dhe të ndërmarrë veprime në përputhje me kërkesat amerikane.

Opozita ka dallime në nuancat e saj, por opozita qëndron e bashkuar në mbrojtjen e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe ruajtjen e pranisë së saj ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në Kosovë. Pa mbështetjen e Amerikës, siguria jonë, integriteti ynë territorial dhe qëndrimi ynë ndërkombëtar janë në rrezik. Kjo lojë e fundit që vë në dyshim rëndësinë e trupave amerikane në Kosovë është e rrezikshme dhe kërkon përgjigjen tonë përtej dallimeve partiake.

Ne duhet të kemi unitet. Ne duhet të lëmë mënjanë dallimet tona dhe t’i bashkojmë forcat për qëllimin e madh të ngritjes së flamurit të Kosovës në OKB. AKR do të luajë rolin e saj konstruktiv dhe mbështetës për unitetin e skenës politike. Por uniteti diskutohet mes nesh dhe jo në media sociale. Të lëmë mënjanë protagonizmin, të lëmë mënjanë egot dhe të krijojmë kushte për bashkëpunim konstruktiv në të mirën e vendit.

Të gjithë duhet të mbështesim nismën amerikane për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi. Nëse kemi frikë nga Amerika, na ka marrë pusi, kush është ai vend që na mbron nëse jo Amerika? Pra, pika e parë e unitetit është të mbështesim lidershipin amerikae. Interesat amerikane janë interesat tona. Nuk ka këtu dallime.

I nderuar z. Haradinaj,

Të nderuar koleg,

Është koha e duhur që të mblidhemi dhe të krijojmë unitet. Çfarëdo manovër për të shmangur përgjegjësinë, për të shmangur ikur nga lidershipi amerikan dhe për të mos hequr pengesat për dialog është e gabuar.

Duhet të dallojmë procesin që duhet të fillojë nga marrëveshja. Ne nuk duhet të hyjmë në procesin e dialogut dhe duhet të jemi të unifikuar në dialog. Marrëveshja është e mirë kur jemi në proces dhe punojmë së bashku për hir të vendit. Ne nuk duhet të lëmë asnjë karrige boshe në tryezën e dialogut. Nëse dikush duhet ta bëjë këtë, është Serbia, jo ne.

Ju Faleminderit!

 

Thaçi nuk takoi Pacollin, por folën përmes telefonit

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se takimi ndërmjet tij dhe Behgjet Pacollit nuk u realizua për shkaqe teknike, por se me kreun e AAK-së kanë biseduar në telefon, shkruan Periskopi.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, BehgjetPacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore’’ shkruan Thaçi në Facebook.

Ai falënderoi kreun e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës.

 

Postimi i plotë

Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore.

E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës. HTH

 

 

Pacolli: Është koha të hiqet taksa sipas propozimit të SHBA-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se taksa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja ka arritur qëllimet për të cilat ishte vënë.

Sipas deputetit opozitar, kjo masë duhet të hiqet sipas kërkesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Tani është koha në pikëpamje të AKR-së që Kosova të marrë një vendim për heqjen e taksave sipas propozimit amerikan në kuadër të angazhimit të fuqishëm të Kosovës drejt aleancës strategjike dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara. Kjo është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe nuk ka asnjë alternative për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara! Nuk ka asnjë alternative për përfitimet që na jep ky partneritet si deri më sot në jetën e popullit të Kosovës që nga vitet ’90: ne duhet të bëjmë pjesën tone!”, ka thënë Pacolli.

“Vonesat në marrjen e një vendimi të tillë, narracioni anti-amerikan në sferën politike dhe publike dhe dilemat për aleancen me Shtetet e Bashkuara, shkojnë vetëm në dobi të Serbisë. Kjo është arsyeja pse AKR sot mbështet heqjen e taksës së tregtisë, angazhohet dhe mbështet lidershipin amerikan në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si garancia e vetme për një rezultat të suksesshëm me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”

Behgjet Pacolli ende s’ia ka dorëzuar Shqipërisë 1 milion eurot e premtuara

Periskopi.com Lajme

Gazetari Klodian Tomorri ka thënë se është kontaktuar nga ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në lidhje me premtin e tij për donacionin e 1 milion eurove për Shqipërinë.

Ai ka thënë se Pacolli ka gati donacionin por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike.

“Behgjet Pacolli, ish ministri i jashtem i Kosoves thote se ai e ka gati donacionin qe ka premtuar per termetin ne Shqiperi, por zbatimi po vonohet nga procedurat burokratike”, ka thënë ai.

Sipas tij, Pacolli i ka dërguar të gjitha takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare por kjo e fundit nuk ka gati projektin hapsinor për ndërtimin e banesave.

“Zoni Pacolli më ka kontaktuar dje, pas një shkrimi për donacionet duke më nisur të gjithë korrenspodencën dhe takimet e zhvilluara me qeverinë shqiptare për këtë çështjem ku ka shprehur shqetësimin për vonesat dhe ka kërkuar përshpejtimin e procedurave. Por qeveria ende nuk ka gati projektin hapsinor të kontraktuar në Itali që do t’i hapte rrugë nisjes së ndërtimit të banesave”, ka thënë Tomorri.

Sipas Pacollit sapo qeveria e Edi Ramës t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Sapo qeveria t’i hapë dritën jeshile projektit ai do të nisë menjëherë ndërtimin e banesave që ka premtuar. Ndërkohë grupe të tjera biznesesh që kanë premtuar donacione thonë se i kanë përmbushur ato jashtë programit të qeverisë. Dmth i kanë dhënë në mënyrë individuale jashtë thesarit. Por qeveria ka deklaruar se nuk do të njoh asnjë dhurim jashtë programit të saj”, ka thënë gazetari.

 

Pacolli i lënduar: Megjithatë, faleminderit Xhamajka

Periskopi.com Lajme

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj lajmit për njohjen e Xhamajkës, ku fillimisht për këtë njohje njoftoi presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq u demantua më vonë nga ministrja e jashtme e Xhamajkës.

Pacolli përmes një postimi në Twitter ka falenderuar Xhamajkën, pavarësisht se kjo e fundit nuk  e ka njohur shtetin tonë.

“ Sidoqoftë faleminderit Xhamajkë , faleminderit ministre Kamina Johnson-Smith, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të
mbesin përgjithmonë miq të besuar të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Periskopi/