Qeveria kërkon 20 cent në ditë për thirrjet në WhatsApp, protestuesit i vënë flakën Beirutit

Periskopi.com Lajme

Pasi u shpërnda fjala në Liban se qeveria po planifikonte t’i taksonte thirrjet e WhatsApp, mijëra njerëz dolën për të protestuar në rrugët e Beirutit. Plani ishte që të vendosej një tarifë prej 20 centësh për thirrjet e para të ditës.

Siç raportojnë mediat e huaja, qeveria Libaneze është në borxh të thellë dhe kaloi masa shtrënguese në muajin korrik për të kontribuar në përmirësimin e situatës. Kjo ndikoi në jetën e qytetarëve libanezë duke kërcënuar madje edhe pensionet e ushtarëve të pensionuar. Për më tepër, disa raportohet se besojnë që korrupsioni po e pengon vendin që ta merr ndihmën e nevojshme.

Propozimi për taksën e WhatsApp, bashkë me propozimet për rritjen e TVSH-së dhe taksave të benzinës, zgjoi ndjenja antiqeveritare atje. Kjo çoi në demonstrata, ku protestuesit kërkuan ndryshimin e regjimit dhe revolucionit.

Është dita e tretë e protestave dhe Forcat e Sigurisë së Brendshme thanë që 70 persona janë arrestuar deri më tani.

Grupe të rinjsh u mblodhën në rrugët e kryeqytetit sot në mëngjes duke mbledhur goma dhe materiale të tjera për të improvizuar bllokada të rrugëve, njoftoi agjensia e lajmeve AFP.

Pjesë qendrore e Bejrutit ngjante me një zonë lufte, e mbushur me xhama të thyer, me kosha kontenjerë të mbeturinave të përmbysura dhe mbetjet e gomave të djegura.

Bankat, shumë restorante dhe dyqane janë të mbyllura.

Libani është nën presionin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të zbatuar masa shtrënguese në këmbim të mbështetjes financiare, shkruan Al Jazeera.

Por, protestat dhe gjithçka tjër filluan pikërisht kur Qeveria kërkoi taksë për thirrjet në WhatsApp.

Aplikaconi i njohur WhatsApp është jashtëzakonisht i përdorur anembanë, duke regjistruar 1.5 miliardë në të gjithë botën.  Thuhet se libanezët e përdorin shpesh shërbimin falas të tij për të bërë thirrje telefonike, meqë është një mënyrë me kosto të ulët për të qëndruar në kontakt.

Mbështetja në këtë shërbim raportohet se u bë shkaku kryesor i protestave, pas javësh me tensione.

Ndërkaq të premten qeveria libaneze e përmbysi kursin dhe tha se nuk do të vendosen taksat e reja.