Tre marinarë të ushtrisë amerikane bëjnë vetëvrasje

Periskopi.com Lajme

Forcat detare amerikane kanë konfirmuar të martën se tre pjesëtarë të ushtrisë kanë bërë vetëvrasje në incidente të ndara javën e kaluar. Autoritetet i kanë nisur hetimet për këto raste.

Marinari Vincent Forline u gjet i vdekur më 14 shtator në një lokacion afër bazës ku punonte, tha zëdhënësja e komandës së forcave ajrore. Tekniku u elektronikës, James Shelton dhe zyrtari ajror, Ethan Stuart, u gjetën të vdekur nga plagët e shkaktuara vetë përmes armës së zjarrit më 19 shtator.

Vdekjet e tre marinarëve duket se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe personat e vetëvrarë nuk kanë punuar në departamentet e njëjta. Autoritetet janë duke i hetuar rastet, por nuk dyshojnë se ato kanë të bëjnë me aktivitet kriminal.

“Çdo vdekje e marinarëve është shkatërruese dhe ndikon në tërë komunitetin e forcave detare. Shprehim ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e marinarëve”, tha zëdhënësja e komandës, Jennifer Cragg.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm në dy vjetët e fundit, pesë marinarë të kësaj anije kanë bërë vetëvrasje.

Numri i vetëvrasjeve të marinarëve ushtarakë amerikanë është shqetësues për autoritetet. Vetëm në vitin 2015, 57 pjesëtarë të kësaj force kanë bërë vetëvrasje, shkruan “CNN”.