Haxhiu: Me Kadri Veselin kryeministër do të votohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Bekim Haxhiu kandidat për deputet nga PDK’ja gjatë ditës së sotme ka takuar kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veselin si dhe kryetarin e Skenderaj, Bekim Jashari, shkruan Periskopi.

“Ditën e fillova me dy kryetarët më të mirë që i ka Kosova, Kryeministrin e ardhshëm z. Kadri Veseli dhe z. Bekim Jashari , të cilët janë krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka thënë se me Kadri Veselin kryeministër do të votohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës sē UÇK-së.

Postimi i tij në FB:

Ditën e fillova me dy kryetarët më të mirë që i ka Kosova, Kryeministrin e ardhshëm z. Kadri Veseli dhe z. Bekim Jashari , të cilët janë krenaria jonë kombëtare.
Takimet i vazhdova me Gjeneral Nuredin Lushtakun dhe me bashkëluftëtarët, me të cilët ndihem krenar për të kaluarën e përbashkët dhe të lavdishme në luftën për liri.

Me Kadri Veselin kryeministër do të votohet Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës sē UÇK-së.

Haxhiu takon përfaqësuesit e sindikatës së Telekomit

Periskopi.com Lajme

Bekim Haxhiu kandidat për deputet nga PDK’ja, ka takuar sot përfaqësuesit e sindikatës së Telekomit Lamih Balaj dhe Naim Haliti, shkruan Periskopi.

Haxhiu ka shkruar se me ta kanë bashkëbiseduar për gjendjen në këtë kompani.

“Sot me udhëheqësit e sindikatës së Telekomit Lamih Balaj dhe Naim Haliti bashkëbiseduam për gjendjen në këtë kompani.
Më këtë rast falënderova ata për punën e bërë në mbrojtje jo vetëm të të drejtave të puntorëve por edhe në shpëtim të telekomit, mosvazhdim të Kontratës së Z Mobile”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut

Sot me udhëheqësit e sindikatës së Telekomit Lamih Balaj dhe Naim Haliti bashkëbiseduam për gjendjen në këtë kompani.
Më këtë rast falënderova ata për punën e bërë në mbrojtje jo vetëm të të drejtave të puntorëve por edhe në shpëtim të telekomit, mosvazhdim të Kontratës së Z Mobile.
Me udhëheqësit e sindikatës për 5 muaj bashkpunuam ngushtë në Komsionin Hetimor për PTK.
Jam i lumtur që bashkarisht ia arritëm të shpëtojmë telekomin nga falimentimi dhe te hapim mundesinë e rimëkëmbjes dhe zhvillimit të Telekomit të Kosovës.