Kabashi: Veseli po na jep argumente se e ka përnjëmend luftën kundër korrupsionit

Periskopi.com Lajme

Analisti Bekim Kabashi, sonte në Debat Plus ka thënë se nisma e Kadri Veselit për luftën kundër korrupsionit po duke mjaft serioze, transmeton Periskopi.

Kabashi ka thënë se me këtë temë po personifikohet PDK’ja, sado që edhe partitë tjera mund ta përmendin si program të tyre.

‘’Ka munguar vulneti politik për ta luftuar korrupsionit. Ka të drjtë secila parti, por edhe Veseli që të zotohen në këtë temë. Si formulë, po të nxjerr në një rezultat. Nëse Veseli  ka vendos që armë të fushatës ta ketë korrupsionin, nëse ai nuk e ka me gjithë mend, po bën një vetëvrasje politke në të ardhmen. Nisma e PDK’së, ua ka zbeh cakun partive tjera. Pasi Veseli vevetiu e ka marrë armën për të luftuar dhe e ka dëshmuar. Na ka dhënë argument për mos me thënë që nuk e ka me gjithë mend’’, ka thënë Kabashi./PERISKOPI/

 

 

Kabashi: Është zbehur besimi ndaj Vjosa Osmanit, Kadri Veseli ka pozitë të re në garë

Periskopi.com Lajme

Analisti Bekim Kabashi ka thënë se është zbehur entuziazmi se Vjosa Osmani do të mund të fitojë garën për udhëheqjen e Qeverisë së ardhshme, transmeton Periskopi.

Kabashi në ‘Analizë’ thekson se Vjosa po i shmanget temave kryesore dhe po flet me diskurs të përgjithshëm.

‘’Vjosa Osmani kur u nominua në LDK, pati  një hov dhe  u pa si  një kandidaturë shumë shpresëdhënëse. Tash dalja në terren shumë dhe shmangia prej temave kryesore ka bë me  dukë sikur ka ra ai entuziazmi  i kandidaturës së Osmanit. Në fillim ndoshta është parë si kandidatja kryesore-pretendente për ta fituar garën, ka fillu njëfar zbehje e besimit, shkaku edhe i diskursit publickqë ka qenë shumë i përgjithshëm. Sepse qytetarët preson zgjidhje konkrete për një problem. Është parë më shumë njëfar populizimi i saj se do ta rrëzojmë PDK’në, do ta shkapim shtetin’’.

Në anën tjetër, për Kadri Veselin thotë se ka marrë pozitë të re në këtë garë.

‘’Pozitë të re në këtë garë ka marrë Kadri Veseli. Luftën kundër korrupsionit  e ka futë në garë dhe në mesin e të barabartëve’’/PERISKOPI/

“Duhet të kesh fytyrë me hektarë të flasësh si avokati Besnik Berisha”

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur, Bekim Kabashi e ka akuzuar Besnik Berishën, se paradite flet në cilësinë e avokatit dhe mbron një ministër të PDK’së në rastin ‘Pronto’ e pasdite del në televizione në rolin e opinionistit e bën avokatin e LDK’së, shkruan Periskopi.

Sipas tij, Berisha në rolin e avokatit të LDK’së, akuzon PDK’në për afera korruptive, ndër të tjerash edhe për aferën ‘Pronto’, ku në fakt mbron një ministër në cilësinë e avokatit.

Sipas tij, për ta bërë një gjë të tillë duhet të kesh fytyrë me hektarë dhe të mos skuqesh fare.

Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar për rastin “Pronto”.

Të akuzuar me këtë rast janë 11 persona, përfshirë këtu ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ministrin aktual të Inovacionit, Besim Beqaj, deputetin e PDK-së Zenun Pajaziti.

Në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë për këtë rast.

Besnik Berisha në këtë rast është avokat i ministrit Besim Beqaj./PERISKOPI