Çollaku thotë se nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi pa përfshirjen e SHBA’ve

Periskopi.com Lajme

Bekim Çollaku, i cili është shef i Kabinetit të Presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke shtuar se nuk mendon që Franca dhe Gjermania kanë vullnet të mjaftueshëm politik për të përkrahur çfarëdo zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë, e aq më tepër për ta implementuar atë.

“Gjithçka që është arritur në Ballkanin Perëndimor deri më tani, e mbanë vulën e angazhimit të administratës amerikane. Si popull shqiptar ne kemi fakte të mjaftueshme për të ardhur në këtë përfundim. Nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”.

“Ne nuk kemi devijuar nga marrëveshja që kemi bërë me Serbinë në vitin 2013. Mirëpo Serbia e mbanë fajin pse nuk është zbatuar kjo marrëveshje. Ajo përmes ndikimit të saj në Veri të Kosovës e ka pamundësuar realizimin e kësaj marrëveshje”.

“Është shumë mirë që ka ndodhur një takim si Samiti i Berlinit, mirëpo nuk është dashur që të anashkalohen Shtetet e Bashkuara. Është e rëndësishme që tani ka një shtytje të re nga Gjermania dhe Franca ndaj këtij procesi mjaftë delikat dhe të komplikuar”.

“Natyrisht se destinacioni final i Kosovës është integrimi i plotë në Bashkimin Europoan. Mirëpo historia më e re e Kosovës e ka dëshmuar se në të gjitha marrëveshjet sa i përket stabilitetit dhe sigurisë në rajon, rol udhëheqës kanë pasur SHBA-të. Marrëveshja në prill të vitit 2013, asnjëherë nuk do të ndodhte pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”.

“Kjo nuk përbënë për mua risi dhe as që duhet të vihet në pikëpyetje. Gjermania dhe Franca janë të vetëdijshme se çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në Kosovë. Prandaj mendoj se qëllimi i këtyre dy vendeve është që t’i japin këtij procesi një përkrahje të re”.

Çollaku: Heqja e taksës tash do të ishte gabim strategjik

Periskopi.com Lajme

Bekim Çollaku, Shefi i Kabinetit të Presidentit, ka deklaruar se heqja apo pezullimi i taksës prej 100% për produktet serbe tani, do të ishte një gabim strategjik.

Ai në një intervistë në Zona B ka thënë se taksa duhet të mbetet në fuqi.

“Për mendimin tim do të ishte gabim strategjik që në këto momente të mendohet heqja e tarifave. Kulmi i presionit ndërkombëtar kaloi muaj më parë dhe gjatë asaj periudhe qeveria ka treguar vendosshmëri”.

“Nëse kjo qeveri dhe ky koalicion i ka rezistuar një presioni aq të madh – presion pozitiv nga SHBA-të në mënyrë që t’i jepej mundësi dialogut – dhe në të njëjtën kohë nuk është bërë një gjë e tillë, atëherë cili është arsyetimi që një gjë e tillë të ndodhë sot kur momentumi për një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë është humbur. Prandaj konsideroj që taksa duhet të mbetet në fuqi”.

Çollaku gjithashtu tha se edhe pezullimi i taksës është diçka absurde, qoftë edhe për idenë e përfolur për pezullimin e saj disa ditë para Samitit të Parisit.

Ai shtoi se pezullimin e saj nuk mund ta bëjë kryeministri i vetëm.

“Vendimi i takon kryeministrit dhe qeverisë por edhe partnerëve të koalicionit andaj edhe heqja nuk do të ishte vendim vetëm i kryeministrit”, njofton Klan Kosova.

Bekim Çollaku gjithashtu theksoi se Presidenti Hashim Thaçi, vazhdimisht ka qenë në mbrojtje të taksës, përderisa “ka kërkuar një minimum të kuptimit kundrejt kërkesave të partnereve ndërkombëtar, që të ketë mundësi pezullimi të taksës, për t’i dhënë një mundësi vazhdimit të dialogut”.

Bekim Qollaku e kishte parandjerë liberalizimin e vizave 3 vjet më parë

Periskopi.com Video