Gjiganti pornografik Pornhub ndanë trofe për regjisoren e filmit të parë për të rritur

Periskopi.com Showbiz

Bella Thorne do të nderohet me çmimin “Vision” në ceremoninë e dytë vjetore të Pornhub Awards në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Aktorja dhe këngëtarja e bëri debutimin e saj regjisorial të filmave për të rritur me filmin e saj të vitit 2019 “Her & Him”, në të cilin paraqitet muzika e regjistruar nga ish i dashuri i saj Mod Sun dhe në të cilin kanë luajtur Abella Danger dhe Small Hands, shkruan KOHA Ditore.

“Her & Him” e pati premierën në Festivalin e Filmit Oldenburg në Gjermani dhe është bërë hit në rrjetin Pornhub Premium.

“E kam nderin që do ta marr këtë çmim”, tha Thorne në një njoftim për shtyp. “Jam e entuziazmuar që vizionet e bukurisë si ky do të paraqiten në një dritë të re.

“Thyerja e tabusë për atë që klasifikohet si e bukur ka qenë gjithmonë një vizion i imi dhe më sjell kaq shumë gëzim kur e shoh këtë duke u njohur për atë që është me të vërtetë… art i bukur vizionar”.

A paturpshmja Bella Thorne, poston foto e zhveshur

Periskopi.com Showbiz

Bella Thorne ka pozuar topless në shtrat teksa ndau imazhe pas njoftimit se do jetë në regji të filmit për “Pornhub”.

Bella Throne u shfaq e zhveshur vetëm disa ditë pasi njoftoi se do të jetë pjesë e një filmi të Pornhub, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

21-vjeçarja pozoi pa grim në Instagram, teksa u shfaq duke shtrënguar gjoksin me duar dhe tregoi krahun me tatuazhe.

Bella ia shtoi disa fragmente motivuese nga libri “The Life Of A Wannabe Mogul”.

Fanast ishin të shpejtë me komente në drejtim të aktores, e cila këto foto i publikoi pas lajmit se do ta drejtojë një film pornografik.

Filmi do të jetë premierës në Oldenburg Film Festival në Gjermani këtë Shtator, përpara se të vihet në dispozicion në Pornhub.

Bella Thorne nuk mund ta pranojë faktin se ish e dashura e saj po martohet me Jake Paul

Periskopi.com Showbiz

Bella Thorne e ka postuar edhe një video të përlotur online pasi që mësoi se ish e dashura e saj, Tana Mongeau, është fejuar.

21-vjeçarja, e cila u nda nga Mongeau në shkurt pas një viti lidhjeje, shkroi të hënën në llogarinë e saj private në Instagram për ta shprehur dhimbjen e saj për martesën e ardhshme të personalitetit të internetit me yllin e YouTube, Jake Paul.

Thorne gjithashtu foli për lidhjen e tyre nëpërmjet Twitterit, ndërsa iu përgjigj një fansi, i cili e pyeti nëse ajo mendonte se Paul do ta detyronte sensacionin e internetit ta nënshkruante marrëveshjen paramartesore.

Bella e postoi një seri me emotikone të zemëruara dhe theksoi: “Jake duhet të nënshkruajë marrëveshje paramartesore.”

Më herët atë ditë, Thorne shkroi në llogarinë e saj kryesore në Instagram për t’ia uruar Mongeau ditëlindjen.

“Në të mirë dhe në të keqe,” e titulloi ajo foton e afërt të çiftit. “Të dua Tana urime ditëlindjen ti vajzë e bukur dhe e veçantë.”

Nusja e ardhshme e njoftoi lajmin rreth fejesës së saj në Instagram të hënën: “JAKE SAPO MË PROPOZOI”, tha ajo, duke e treguar unazën e saj të re të fejesës.

Bella dhe Tana e kishin një lidhje të hapur me të dashurin e atëhershëm të aktores, Mod Sun. Thorne njoftoi për ndarjen e tyre në shkurt.

Videoja e saj e fundit vjen një javë pasi që ajo i postoi pamjet e saj duke qarë, ndërkohë që e sulmoi Whoopi Goldbergun për kritikën e saj për një rrjedhje të fotos nudo. Thorne i publikoi fotot e saj pasi që një haker kërcënoi t’i shpërndante ato.

Goldberg e kritikoi aktoren e re gjatë një segmenti në emisionin e saj “The View”, duke këmbëngulur që Bella nuk duhej t’i kishte bërë selfiet në radhë të parë.

Këngëtarja e njohur befason me deklaratën: Nuk kam ditur të lexoj

Periskopi.com Showbiz

Ajo sot është ndër artistet më në zë të momentit, me një pasuri marramënedëse e karrierë super të pasur por dikur nuk dinte të lexonte.

Fëmijëria dhe adoleshenca e Bella Thorne nuk kanë qenë aspak fushë me lule dhe këtë e ka rrëfyer vetë ajo së fundmi në intervistë ku ka folur për librin e saj të ri  “The Life of a Wannabe Mogul: Mental Disarray”.

“Nuk flas për një gjë të tillë në këtë libër, por në librin  e tretë tregoj për faktin që nuk kam ditur të lexoj dhe e kam mësuar vetë një gjë të tillë duke lexuar skenare.”- u shpreh Thorne duke shtuar më tej se gjithashtu ajo nuk ka pasur as njohuritë bazike në matematikë dhe ka mësuar të numërojë duke numëruar paratë e të atit.

Gjithësesi, kjo nuk do të thotë se Bella nuk ka qenë në shkollë, por siç e shpjegon dhe ajo vetë, ka vuajtur nga disleksia.

Bella Thorne reklamon tatuazhin

Periskopi.com Showbiz

Ajo ka bërë një tatuazh ‘I love You’ në shpatullën e saj të majtë në nëntor. Dhe Bella Thorne pozoi topless për ta reklamuar.

Aktorja e famshme ka ndarë fotografinë me 17.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

20-vjeçarja tregoi më të  mirën e saj në kamera ndërsa u sigurua që të ruante modestinë duke mbuluar gjoksin.

Bella është në një lidhje me reperin Mod Sun.