Futbollisti boshnjak që u përjashtua pasi shprehu simpati për Ratko Mladicin: Më është shkatërruar jeta

Periskopi.com Sporti

Belmin Halilovic është dëbuar nga klubi boshnjak, FC Modrica për shkak se shprehu simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës në Bosnje e Hercegovinë, Ratko Mladic.

Belmin është kontaktuar nga mediat boshnjake për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi saktësisht, sipas “Zeri”, rransmeton Periskopi.

“Unë jam fajtor dhe i kërkoj falje të gjithëve që janë ofenduar nga kjo shaka. Ishte e shëmtuar ajo që bëra, por në të vërtetë nuk kam pasur ndonjë njollë në karrierën time. Nuk mund ta besoj se çfarë po ndodhë me mua”, tha Halilovic.

Image

“Një mik më tradhëtoi për para. Ne gjithnjë bënim shaka. Si serb ai gjithnjë këndonte këngën ‘Sarajeva, qyteti im’. Dhe ai më shkatërroi jetën”, tregon më tej ai.

Halilovic thotë se shoku i tij serb, të cilin nuk dëshiron ta identifikojë, ia ka dërguar mesazhin Jasmina Memisevicit dhe Daniel Pavlovicit.

“Unë shkatërrova jeten time, por kam frikë për familjen time. Ajo nuk ka faj për gabimin tim. Tani nuk më lejohet të kthehem në Sarajevë”, shtoi ai. /Periskopi.com/