Chelsea tashmë dihet se është në treg për një mbrojtës të krahut të majtë.
Marcos Alonso dhe Emerson Palmeiri nuk kanë impresionuar Frank Lampardin dhe ka qenë e qartë për një kohë se “Të Kaltërit” po kërkojnë të investojnë në këtë departamanet, transmeton Periskopi.
Nuk ka logjikë të investosh aq shumë në emra si Timo Werner e Hakim Ziyech dhe ta lësh skuadrën në këtë gjendje në mbrojtje.
Kështu, Ben Chilwelli i Leicesterit ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim në “Stamford Bridge” këtë verë.

Anglezi konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në Premier League dhe aktivizohet rregullisht me Kombëtaren e Anglisë.
Por kontrata e tij me Leicesterin është deri në vitin 2024, që nënkupton se nuk do të jetë aspak e lehtë për Chelsean për ta transferuar atë, por gjërat ndryshojnë nëse vetë lojtari me cështjen në dorë.
Dhe pikërisht këtë po planifikon të bëjë 23-vjecari. Sic raportohet nga “Mirror”, Chilwell do t’i thotë Leicesterit këtë javë se dëshiron të largohet te klubi dhe të kalojë te Chelsea.
Ai e ka bërë të qartë se e dëshiron kalimin në “Stamford Bridge” dhe duket se vendimi i tij nuk bazohet në faktin se Leicesteri dështoi të kualifikohet për në Champions League. /Periskopi.com/