Kapiteni i Burnleyt ishte i papërmbajtshëm me komentet për banerin kontravers ‘jetët e të bardhëve kanë rëndësi’

Periskopi.com Sporti

Ben Mee është lavdëruar gjërësisht për intervistën e tij pas ndeshjes rreth banerit që u shfaq në ndeshjen e Premier Leagues të hënën mbrëma, mes Manchester Cityt dhe Burnleyt në “Etihad”.

Disa momente pasi lojtarët u përkulën para fillimit, në mbështetje të fushatës ‘jetët e zezakëve kanë rëndësi’, një avion me një baner ku shkruhej ‘jetët e të bardhëve kanë rëndësi Burnley!’ u pa në qiell, transmeton Periskopi.

Burnley reagoi me një komunikatë ku dënoi veprimet e përgjegjësve, derisa premtoi pezullim të përjetshëm për ta.

p1ebf0qnke1cb0ks82tubs74hkb.jpg

Mee, kapiteni i Burnleyt i cili ka qenë pjesë e skuadrës që nga viti 2012, tha se ndihet i “turpëruar” në intervistën pas ndeshjes.

“Ishte natë e vështirë. Mund të flasim për futboll por fillimisht dua të flas për një gjë tjetër – avioni në fillim të lojës,” tha fillimisht mbrojtësi.

“Jam i turpëruar që një numër i vogël i fansave tanë kanë vendosur ta bëjnë atë në stadium. Krejtësisht jashtë kontekstit. Grupi i djelmoshave në zhveshtore ishte i turpëruar për atë.

“Nuk ka të bëjë me ne. Ata nuk e kanë kuptuar atë që po mundohemi të arrijmë. Këta njerëz duhet të vinë në shekullin e 21-të dhe të edukohen.

“Ata nuk na përfaqësojnë neve, atë për të cilën lufton klubi, atë për të cilën luftojnë lojtarët dhe shumica e fansave.” /Periskopi.com/